ABC News
"ABC News" është një kanal televiziv informacioni me bazë në Tiranë që ka operuar me një licencë lokale. Më 2011, ABC News mori një licencë radioje për qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
"ABC News" u krijua më 2000, fillimisht si "Telenorba Shqiptare". Kompania ndryshoi emrin në "ABC News" më 2010. Më 2007, Redi Sata bleu 80% të aksioneve për 150 lekë (USD 1.86) dhe mori përsipër borxhet e akumuluara të kompanisë prej rreth 350 mijë eurosh.
Pjesa e audiencës
2.50% Telemetrix / 2.72% Abacus
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Lokale
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (dixhital tokësor, satelitor)
Kompani/Grupe mediatike
ABC News Sh.a
Struktura e pronësisë
"ABC News" është nën pronësinë e kompanisë aksionere "ABC News", e cila zotërohet nga këta aksionerë: Redi Sata me 60%, Aleksandër Frangaj me 20% dhe Alba Gina me 20%.
Të drejta votimi
Të drejtat e votës janë të njëjta me të drejtën e pronësisë.
Grup / Pronar indvidual
Redi Sata
Redi Sata - zotëron 60% të "ABC News" dhe nuk ka biznese të tjera të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sata bleu 80% të aksioneve të "ABC News" më 2007 për 150 lekë (USD 1.86) nga "Telenorba" Sh.p.k. Kompania kishte një vlerë nominale prej 172 milionë lekësh (USD 2.1 Milionë) dhe borxhe të akumuluara prej 350,000 Euro. Sata bleu aksionet dhe mori përgjegjësinë për borxhet.
Në maj 2016, Sata bleu 20% të aksioneve të mbetura nga Eligio Romanazzi dhe Giovanni D'Alessandro për 40,000 Euro. Në maj 2016, Sata shiti 40% të aksioneve te Aleksandër Frangaj dhe Alba Gina për 20 mijë euro secili, për një total prej 40 mijë eurosh.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2000
Interesat e lidhur të themeluesit
Në vitin 2000, u krijua një kompani e quajtur "Telenorba Shqiptare", me aksionerë Eligio Romanazi me 14.35%, "Scorpion" Sh.p.k me 23.65%, Donato D'Alessandro me 40% dhe Giovanni D'Alessandro me 22%. "Telenorba Shqitare" mori licencën e parë për të hapur një televizion vendor në nëntor 2000 nga 'Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit', paraardhësi i 'Autoritetit të Medias Audiovizive' (AMA). Në 2006, Këshilli refuzoi kërkesën për të rinovuar licencën pesëvjeçare të këtij kanali. Pronësia e kompanisë pësoi ndryshime të shumta deri më 2007, kur Redi Sata mori 80% të aksioneve. Më 2009, 'Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit' vendosi të revokojë vendimin e vet paraardhës dhe rinovoi licencën për 5 vite të tjera. Më 2010, emri i kompanisë u ndryshua nga "Telenorba Shqiptare" në "ABC News".
Themeluesit janë shtetas italianë dhe i kanë shitur aksionet e tyre. Ata nuk kanë lidhje të njohura apo interesa biznesi në Shqipëri.
Interesat e lidhur të administratorit
Eglantina Lamaj – është administratore aktuale e kompanisë. Ajo nuk ka interesa të tjera të njohura biznesi.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Artur Zonja - është gazetar që ka punuar më herët në "Radio Televizionin Publik Shqiptar" si drejtor i Lajmeve dhe i Departamentit të Informacionit.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Mimoza Koçiu – është gazetare me eksperiencë të gjatë në televizion, përfshirë "ABC News" dhe "Klan". Ajo ka punuar si këshilltare e ish-Presidentit Bamir Topi.
Mirela Milori – është gazetare me eksperiencë të gjatë në disa kanale televizive, përfshirë "Klan" dhe "Zëri i Amerikës".
Kontakt
Rruga Aleksander Moisiu, Ish-Kinostudio, Tirana
Website: abcnews.al/contact/
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
1.23 Mio. $ / 170 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.18 Mio. $ / 22.7 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
4.2%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në 'Qendrën Kombëtare të Bizneseve' në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për vlerësimin e aseteve dhe të ardhurave të kompanisë në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe përfitimeve për 8 kompani/grupe televizive që trasmetojnë falas. Kompanitë e përfshira në përllogaritje janë si më poshtë: Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Kjo llogaritje nuk përfshin kompanitë me pagesë si DigitAlb dhe Tring TV dhe po ashtu as televizionin publik RTSH. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.