This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 18:53
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

City Radio Albania

"City Radio Albania" [88.0 FM] e prezanton veten si pjesë e rrjetit mbarëbotëror radiofonik “City Radio Networks”. Në historikun e saj, radio thotë se trasmeton prej Tetorit të vitit 2010. Radio trasmeton kryesisht muzikë dhe disa edicione informative. "City Radio Albania" kapet në valë tokësore në qytetet Tiranë-Durrës, por transmeton online në të gjithë botën dhe gjithashtu mund të dëgjohet nëpërmjet "DigitAlb" dhe si audio alternative e kanalit televiziv "SHOP TV".

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

1.15%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Vendore

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Triangle Media Group Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

Genci Gjineci zotëron të gjitha aksionet e "Triangle Media Group", emri tregtar i të cilës është "City Radio Albania".

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2011

Interesat e lidhur të themeluesit

Genci Gjineci - është ortaku i vetëm i "Triangle Media Group", e themeluar prej tij në vitin 2011. Kompania është zotëruese e "City Radio Albania" që trasmeton në valët 88.0 FM. Gjineci publikisht njihet si zëri zyrtar i kompanisë "DigitAlb" dhe po ashtu në profilin e tij në Linked In ai e prezanton veten si Drejtor i Prodhimit dhe Pormovimit të "DigitAlb".

Interesat e lidhur të administratorit

Genci Gjineci - është drejtor ekzekutiv i "Triangle Media Group" Sh.p.k.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Blv. “Gjergj Fishta”, Nd.30, H.18, Ap.7, 1001 Tirana, Al

Email: info@cityradio.al; marketing@cityradio.al

Website: cityradio.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.4 Mio. $ / 62.2 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.11 Mio. $ / 13.5 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ