This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/14 at 19:24
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Club FM

"Club FM" është një ndër radiot kryesore në Shqipëri, e cila ka fituar popullaritet edhe përmes transmetimeve të saj në formatin televiziv. Ajo i nisi transmetimet në shkurt të vitit 1998 në frekuencën 100.4 në Tiranë, ndërkohë që sinjali i saj shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit. Përgjatë viteve, "Club FM" u kthye në shtëpinë radiofonike të disa prej zërave kryesorë të radios në Shqipëri. Ajo ofron gjithashtu disa kanale muzikore dixhitale si dhe podcaste apo blogje. Dy programet më të ndjekura të "Club FM" janë “Klubi i Mëngjesit” dhe “Makinë me dy timonë”, të cilat transmetohen respektivisht në mëngjes dhe pasdite në formatin radio dhe TV. Në faqen e saj në internet, "Club FM" pohon se ndërton sot programe gjithnjë e më ndërvepruese me publikun dhe se marrin qindra mesazhe çdo ditë nga dëgjuesit e tyre besnikë.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

8.57%

Lloj pronësie

private

Mbulimi gjeografik

Vendore

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Club Muzikor Sh.a

Pronësi

Struktura e pronësisë

Club FM është një radio në pronësi të kompanisë 'Club Muzikor' Sh.a

Të drejta votimi

Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.

Pronar indvidual

Grup / Pronar indvidual

Olta Reka

Olta Reka u përfshi në kompaninë “Club Muzikor” sh.a në vitin 2008, pasi një ndër themeluesit e kompanisë, Ioannis Doudoulakis i dhuroi 26% të aksioneve. Reka është gjithashtu një ndër drejtueset e emisionit kryesor “Klubi i Mëngjesit” në "Club FM". Ajo është gjithashtu kunata e aksionerit kryesor të "Club FM", Arben Bylykbashi.

26%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1998

Interesat e lidhur të themeluesit

Ioannis Doudoulakis, Nikolaos Papadopoulos, Gjergji Shemko, Arben Bylykbashi - Një bashkëpunim mes shtetasve grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudoulakis dhe atyre shqiptarë, Gjergji Shemko dhe Arben Bylykbashi solli në mars 1999 themelimin e kompanisë "Club Muzikor", që zotëron radion "Club FM" dhe paralelisht e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në organizimin e aktiviteteve artistike apo fushën e reklamave. Në kohën e themelimit, Papadopoulos dhe Doudoulakis zotëronin respektivisht nga 26% të aksioneve, ndërsa Shemko dhe Bylykbashi nga 24% secili. Prej kohës së themelimit, kompania ka pësuar ndryshime të mëdha të pronësisë.

Interesat e lidhur të administratorit

Arben Bylykbashi - u përfshi në tregun mediatik shqiptar në vitin 1999 me themelimin e kompanisë “Club Muzikor” sh.a, ku ai zotëronte fillimisht 24% të aksioneve. Ortakët e tij në biznes ishin producenti Gjergji Shemko dhe dy shtetasit grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudoulakis, por ata u larguan njëri pas tjetrit nga kompania. Roli i Bylykbashit u rrit me kalimin e viteve, fillimisht si administrator i kompanisë dhe më pas si aksioner i paketës kontrolluese. Me aktivitet kryesor radion "Club FM", kompania e ka shtrirë gjithashtu aktivitetin në organizimin e eventeve artistike apo në fushën e reklamave. Prej vitit 2015, kompania “Club Muzikor” u kthye në një biznes familjar. Sipas Qendrës Kombëtare të Bizneseve, Bylykbashi zotëron 74% të aksioneve ndërsa kunata e tij, Olta Reka pjesën tjetër prej 26%. Një tjetër biznes i familjes Bylykbashi është edhe kompania “Club Production”, e cila zotërohet nga bashkëshortja Flutura Bylykbashi. Kjo kompani e ka shtrirë aktivitetin e saj në produksion, shërbime të reklamës, prodhimi i posterave dhe botime të tjera.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Të dhënat mungojnë

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Enkel Demi- Është gazetar dhe moderator i emisioneve në televizion dhe radio. Ai e ka filluar karrierën e tij në gazetari në vitin 1993 në "Radio Tirana" dhe më pas ka kaluar në "TV Klan". Demi drejton emisionin “Shih programin” në RTSH dhe programin “Makinë me dy timonë” në "Club FM". Ai mban gjithashtu pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në kompaninë “Club Muzikor”.

Kontakt

Rogner Hotel Tirana, Bvd. Deshmoret e Kombit, Tirana

Tel: +355 68 20 00789

Website: clubfm.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.38 Mio. $ / 48.45 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.04 Mio. $ / 5.06 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ