Dita
Gazeta "Dita" filloi të publikohej në fund të vitit 2012. Ajo ka zgjedhur të ilustrojë gjithmonë kryeartikullin, i cili është kryesisht opinion i gazetës ose i personave pranë saj, me një karikaturë. Gazeta është e majtë dhe shpesh në faqet e saj ka qëndrime që mbrojnë disa aspekte të regjimit komunist. "Dita" financohet kryesisht nga reklama të lojrave të fatit.
Gazeta është pranë të majtës dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, megjithëse ndonjëherë ka rezervuar kritika dhe akuza për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe disa nga ish-ministrat e tjerë të qeverisë.
Pjesa e audiencës
1.80%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Publikime Shqiptare Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Gazeta e përditshme “Dita” është në pronësinë e kompanisë “Publikime Shqiptare” sh.p.k, e cila është në pronësi të Besnik Dabullës, Alban Dabullës, Adrian Thanos, Besnik Ramës dhe fëmijët e Ardian Osoja.
Të drejta votimi
Të gjithë aksionerët kanë të drejtën e votës. Vendimet mund dhe merren nga aksioneri me shumicë.
Pronar indvidual
Grup / Pronar indvidual
Adrian Thano
Adrian Thano - kryeredaktor dhe zotërues i 10% të aksioneve, është gazetar për një kohë të gjatë në shtypin shqiptar dhe po ashtu ka punuar edhe si drejtues informacioni pranë "Vizion Plus". Pjesën më të madhe të karrierës Thano e ka pranë gazetës "Shekulli" si drejtor dhe kryeredaktor. Thano, ashtu si vëllezërit Dabulla, ka qëndrime të majta, shpesh të shprehura në qëndrimin editorial që ai mban. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i të cilës është deklaruar arsimi. Ai është njëkohësisht kryetar i bordit të AMSHC-së (Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile), e cila është akuzuar nga deputetë të opozitës për njëanshmëri politike dhe nepotizëm në ndarjen e fondeve.
Besnik Rama
Besnik Rama iu bashkua sëfundmi aksionerëve të Publikime Shqiptare dhe bleu 10% të aksioneve. Nuk ka të dhëna për interesat e tij, e të ngjashme.
Fëmijët e Ardian Osoja
Fëmijët e Ardian Osoja kanë trashëguar 5% të aksioneve nga babai i tyre i ndjerë. Ata janë ende minorenë.
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2012
Interesat e lidhur të themeluesit
Erlis Sulaj, Alban Dabulla, Besnik Dabulla, Adrian Thano, Ardian Osoja - Gazeta Dita botohet nga kompania "Publikime Shqiptare" e regjistruar fillimisht nën emrin e Elis Sulaj, i cili më pas i shiti aksionet themeluesve të gazetës, vëllezërve Alban dhe Besnik Dabulla që blenë 85% të aksioneve të kompanisë, Adrian Thanos, kryeredaktor dhe zotërues i 10% të aksioneve, dhe të ndjerit Ardian Osoja 5% të aksioneve. Pas ndarjes nga jeta të Osojës, aksionet e tij u trashëguan nga dy fëmijët, ndërsa Alban Dabulla i shiti 10% të aksioneve të tij Besnik Ramës.
Vëllezërit Dabulla që zotërojnë edhe shumicën e aksioneve, tani 75% të tyre, janë djemtë e Arta Dades, ish-deputete e Partisë Socialiste për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Vëllezërit Dabulla më shumë se njëherë janë angazhuar në akuza dhe kundër akuza me ish-kryeministrin dhe liderin e të djathtës Sali Berisha. Ky i fundit i ka akuzuar ata prej vitesh si eksponentë të krimit, ndërsa ka deklaruar në parlament se ishin pjesë e organizatës sipas tij kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Vëllezërit kanë mohuar akuzat dhe i janë përgjigjur Berishës me të njëjtën ashpërsi. Gazeta në pronësi të tyre ka si shenjë dalluese karrikaturën e faqes së parë, e cila në një pjesë të mirë të numrave është zënë nga Berisha dhe njerëz pranë tij që akuzohen prej saj për korrupsion dhe afera të tjera gjatë qeverisjes.
Alban Dabulla, që zotëronte prej fillimit shumicën e aksioneve, është biznesmen i angazhuar në lojrat e fatit. Ai është njëkohësisht pronar me 40% të aksioneve pranë kompanisë "Nacional" Sh.a, që organizon Telebingon Shqiptare, zotëron 70% të aksioneve në kompaninë "Eurolive", e cila merret me baste sportive, si dhe po ashtu zotëron kompaninë tregtare "Celere" dhe ka aksione në kompanitë "AB OVO", "Vapeks" dhe "Univeristeti Dita".
Besnik Dabulla, rezulton në më pak biznese se i vëllai, ku përveç 40% të aksioneve në kompaninë "Publikime Shqiptare", ai zotëron një restorant dhe një fast-food. Kompani të tjera ku vëllezërit Dabulla kanë aksione, në tregti, shërbime dhe reklama, rezultojnë me aktivitet të pezulluar.
Adrian Thano, kryeredaktor dhe zotërues i 10% të aksioneve, është gazetar dhe ka punuar kryesisht pranë gazetës "Shekulli" si drejtor dhe kryeredaktor. Thano perceptohet se ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur "Universiteti Dita", bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i të cilës është deklaruar arsimi.
Aedian Osoja - ndërroi jetëw herët për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa më parë ka qenë i angazhuar me disa gazeta të përditshme.
Interesat e lidhur të administratorit
Elis Sulaj - është administrator i kompanisë "Publikime Shqiptare" Sh.p.k. Ai është regjistruesi i saj në QKR (Qendrën Kombëtare të Bizneseve) dhe sipas të dhënave që ofrohen i shiti aksionet për një total prej 100 mijë lekësh në favor të Ardian Osojas, Besnik Dabullës, Alban Dabullës dhe Adrian Thanos, rreth një vit pas rregjistrimit të kompanisë. Sulaj, sipas profilit publik në Linked In, rezulton punonjës në kompaninë "Nacional" sh.a, tek e cila Alban Dabulla zotëron 40% të aksioneve. Ai po ashtu rezulton ortak me 66% të aksioneve në kompaninë "ASHLEY WORLD GROUP". Persona të tjerë të lidhur me këtë kompani ish-zotërues aksionesh e të ngjashëm, rezultojnë me aktivitet edhe në kompani të tjera të Alban Dabullës.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Adrian Thano është kryeredaktor dhe zotërues i 10 për qind të aksioneve, është gazetar për një kohë të gjatë në shtypin shqiptar dhe po ashtu ka punuar edhe si drejtues informacioni pranë Vizion Plus. Pjesën më të madhe të karrierës Thano e ka pranë gazetës Shekulli si drejtor dhe kryeredaktor. Thano, ashtu si vëllezërit Dabulla, perceptohet se ka qëndrime të majta, shpesh të shprehura në qëndrimin editorial që ai mban. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi. Ai është njëkohësisht kryetar i bordit të AMSHC-së (Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile), e cila është akuzuar nga deputetë të opozitës për njëanshmëri politike dhe nepotizëm në ndarjen e fondeve.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Bedri Islami, Viktor Malaj, Moikom Zeqo, Arben Duka - Të katërt renditen si pjesë e kolegjumit të gazetës, e cila deklarohet si një meda informativo-analitike.
Bedri Islami - është ish-gazetar i gazetës së Partisë së Punës dhe më pas partisë Socialiste, Zëri i Popullit. Ai njihet po ashtu si një nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, një organizatë politike e majtë, krahu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emigracion dhe baza e Partisë Demokratike të Kosovës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e emëroi së fundmi këshilltar të jashtëm. Islami mban qëndrime të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Viktor Malaj - Nuk mund të siguroheshin të dhëna biografike për Viktor Malaj, pavarësisht se ai është shpesh autor i kryeartikullit të Dita.
Moikom Zeqo - është historian, botues i disa librave, ish-drejtor i Muzeut Kombëtar dhe një ndër themeluesit e Partisë Socialiste.
Arben Duka - është satirist. Ai është i njohur për bejtet, ku kryesisht sulmon ish-kryeministrin Sali Berisha apo të tjerë personazhe të së djathtës.
Kontakt
Rruga Donika Kastrioti, Vila 9/1, Kati 1, mbrapa Kullave Binjake, Tirana
Tel: +355 672078182
Website: www.gazetadita.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.3 Mio. $ / 39 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.07 Mio. $ / 9.2 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
6.6
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Të dhëna të tjera u siguruan nga publikimet e vetë gazetës. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.