Koha Jonë
Koha Jonë është një nga gazetat më të vjetra të vazhdueshme në vend. Publikuar fillimisht si gazeta zyrtare e Partisë së Punës për rajonin e Lezhës, ajo u privatizua dhe u publikua më pas si e pavarur që nga viti 1991. Mes viteve 1992 dhe 1997, ajo u konsiderua si gazeta më kritike e qeverisë së kohës dhe u dogj, aludohet nga shërbimet sekrete të kohës. Më 1993, dy redaktorë të saj, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka u arrestuan dhe akuzuan "për nxjerrje të sekreteve ushtarake" për shpërndarjen e informacioneve të rreme, një vepër penale në Shqipëri deri në vitin 2012. Gazetarët e saj u përndoqën në mënyrë të përsëritur dhe në shumë raste u rrahën ose u burgosën. Gjithsesi, pas kolapsit të sundimit të Partisë Demokratike më 1997, një pjesë e stafit të "Koha Jonë" ka marrë pozicione në qeveri, përfshirë kryeredaktorin Ben Blushi, i cili u bë zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Ministër i Arsimit, ndërsa Martin Leka, një nga redaktorët, u bë drejtor i televizionit publik nën qeverisjen e majtë.
Gazeta "Koha Jonë" u përball me konkurrencë të ashpër pas vitit 1998, kur gazeta "Shekulli" filloi të shitej për 10 lek (një kopje e "Koha Jonë" në atë kohë shitej për 50 lek). Nikoll Lesi, në atë kohë pronar i gazetës dhe deputet, u përpoq ta luftojë problemin përmes propozimit të një ligji anti-dumping. "Shekulli" e rriti çmimin në 20 lek, sërish dy herë e gjysmë më lirë se sa "Koha Jonë" dhe gazetat e tjera të kohës. Më 2001, shumë gazeta të tjera si "Panorama", "Dita Informacion" (tashmë e mbyllur), "Korrieri" (tashmë e mbyllur) etj, u shfaqën në treg me të njëjtin çmim me "Shekullin" dhe "Koha Jonë" humbi gradualisht rëndësinë me kalimin e viteve.
Pas disa përpjekjeve për të rindërtuar bazën e lexuesve të gazetës, përfshirë blerjen nga Aleksandër Frangaj më 2007, pronësia e gazetës u transferua sërish te Nikoll Lesi më 2013. Në vitin 2016, "Koha Jonë" kishte të ardhura prej 15.9 milionë Lek (0.12 Milionë USD) dhe ka rreth 2.7% të tregut të medias së shkruar.
Më 2017, gazeta shtyp 2000 deri në 5,500 kopje në ditë.
Pjesa e audiencës
6.54%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Koha Jone Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Gazeta "Koha Jonë" publikohet nga kompania "Koha Jonë" sh.p.k e cila është nën pronësinë e Nikoll Lesit.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës. AF16
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1991
Interesat e lidhur të themeluesit
Nikoll Lesi, Aleksandër Frangaj - Nikoll Lesi është një gazetar dhe sipërmarrës në fushën e medias. Ai bashkëthemeloi gazetën "Koha Jonë" në Lezhë më 1991 dhe të përditshmen sportive "Sport Ekspres" më 1997. Ai u zgjodh deputet më 1997, 2001 dhe 2005, fillimisht si i pavarur dhe më pas për parti dhe koalicione të ndryshme. Ai shiti gazetën "Koha Jonë" më 2007 te ish-partneri i biznesit Aleksandër Frangaj, por Frangaj ia rishiti gazetën më 2013 për të njëjtën shumë. Që nga viti 2013, Nikoll Lesi është pronar dhe administrator i kompanisë.
Aleksandër Frangaj – është ish-gazetar dhe sipërmarrës i medias me aksione te "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani të quajtur "Albania 2017" themeluar më 2017. Ai iku nga "Koha Jonë" më 1997 dhe bleu kompaninë më 2007 për 100.000 USD. Frangaj ia shiti gazetën sërish Nikoll Lesit më 2013 për të njëjtën shumë.
Interesat e lidhur të administratorit
Nikoll Lesi - është një gazetar dhe sipërmarrës në fushën e medias. Ai bashkëthemeloi gazetën "Koha Jonë" në Lezhë më 1991 dhe të përditshmen sportive "Sport Ekspres" më 1997. Ai u zgjodh deputet më 1997, 2001 dhe 2005, fillimisht si i pavarur dhe më pas për parti dhe koalicione të ndryshme. Ai shiti gazetën "Koha Jonë" më 2007 te ish-partneri i biznesit Aleksandër Frangaj, por Frangaj ia rishiti gazetën më 2013 për të njëjtën shumë. Që nga viti 2013, Nikoll Lesi është pronar dhe administrator i kompanisë.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Qamil Xhani - është gazetar dhe kryeredaktor i "Koha Jonë".
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Albina Gjergji – është gazetare. Ajo është aktualisht zëvendëskryeredaktore e Koha Jonë.
Herion Mesi – është gazetar. Ai është aktualisht zëvendëskryeredaktor i Koha Jonë.
Kontakt
Rruga Sami Frasheri, Pallatet eAviacionit të Vjetër, Nr 2., Tirana
Email: redaksia@kohajone.com
Website: www.kohajone.com
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.12 Mio. $ / 15.92 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.01 Mio. $ / 1.41 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
2.7
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Nikoll Lesi iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 15 janar 2018. Pjesa e tregut është llogaritur duke pjesëtuar të ardhurat e kompanisë me të ardhurat totale të 11 kompanive të medias së shtypur. Shiko burimet për më shumë. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.
Burime profili medias
Abrahams, Fred C. "Modern Albania, From Dictatorship to Democracy in Europe" ISBN: 978-0-8147-0511-7. New York. New York University Press 2015