This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 20:51
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Mapo.al

"Mapo.al" është prania në internet e gazetës së përditshme "Mapo". Sipas "Institutit Pashko", lexueshmëria e saj në internet është 500,000 vizita dhe 50,000 vizitorë unikë. Të dhënat financiare nuk janë të disponueshme për shkak se "Mapo.al" nuk është një kompani më vete dhe të ardhurat dhe shpenzimet e saj raportohen bashkë me edicionin e shtypur përmes "Institutit Pashko", një organizatë jofitimprurëse me bazë në Tiranë. 

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Të dhënat mungojnë

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Internacional

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Transparencë pasive

pas kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania / kanali

3 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Fondacioni Pashko

Pronësi

Struktura e pronësisë

Henri Çili është pronar përmes "European Education Initiative" dhe "European Education Initiative Holding".

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2006

Interesat e lidhur të themeluesit

Henri Çili – është themelues i të përditshmes Mapo dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës (UET), një universitet privat. Ai është ish-gazetar dhe drejtues mediaje. Më 2006, ai drejtoi të përditshmen "Standard" dhe në të njëjtin vit bashkëthemeloi UET pasi mori licencë për hapjen e një institucioni të arsimit të lartë privat me vendim të Këshillit të Ministrave, në atë kohë nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha. Më 2011, Berisha i dha statusin e universitetit. Çili kishte vetëm 10% të kompanisë në fillim por u bë pronar i vetëm përmes marrëveshjeve të ndryshme gjatë viteve.

Interesat e lidhur të administratorit

Hysen Trungu - firmosi një kontratë për blerjen e 100% të "Mapo Agency" (ish Albanian Communication Group) më 2015 nga U.E.T Sh.p.k për 250.000 USD. Kontrata u deklarua e parealizuar më 2016 dhe aksionet u transferuan te U.E.T sh.p.k., një universitet privat. Hysen Trungu u emërua administrator i "Mapo Agency" më 2016.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Arion Sulo - është kryeredaktor i gazetës "Mapo". Ai ka punuar më herët në gazeta të ndryshme, përfshirë "Koha Jonë" dhe "Shekulli".

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Ervis Iljazaj – është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. Ai shkruan editoriale në të përditshmen "MAPO".

Kontakt

Njesia Bashkiake nr.7, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr.70, Hyrja 1.

Website: www.mapo.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Mapo është aktualisht në transformim nga kompani në organizatë. Për Mapo.al nuk ka të dhëna mbi të ardhurat për shkak se ajo nuk është entitet më vete dhe aktiviteti i saj është pjesë e Institutit Pashko. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ