Monitor
“Monitor” është e vetmja revistë e përjavshme në tregun mediatik shqiptar me fokus në mbulimin e çështjeve të ekonomisë dhe të biznesit. Revista është në vitin e 15 të botimit dhe ofron analiza të thelluara, opinione, statistika apo të dhëna të tjera të besueshme mbi çështjet e ekonomisë. “Monitor” publikohet gjithashtu çdo muaj në gjuhën angleze, një edicion me përmbledhjen e artikujve më të rëndësishëm të botuar në gjuhën shqipe.
Pjesa e audiencës
1.06%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Union Grup Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Revista “Monitor” është botim i kompanisë “Media Union” sh.p.k. Pronari i vetëm i “Media Union” është kompania “Union Grup” sh.p.k, 70% të aksioneve të së cilës zotërohen nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka dhe pjesa tjetër e aksioneve zotërohet nga Varuzhan Piranjani me 10%, Eduart Shima me 10% dhe Gjergji Misha me 10%.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Grup / Pronar indvidual
Varuzhan Piranjani
Varuzhan Piranjani është sipërmarrës ndërtimi. Ai është gjithashtu aksioner në kompanitë "Union Grup" sh.p.k, "Union Net" sh.p.k dhe "Union Financiar Tiranë", të themeluara nga vëllezërit Leka.
Eduart Shima
Eduart Shima është gjithashtu një partner biznesi i vëllezërve Leka. Ai zotëron gjithashi shtëpinë botuese "Poeteka" dhe kompaninë e design "Intergrafika".
Gjergji Misha
Gjergji Misha është një ortak i vjetër në biznes me vëllezërit Leka. Ai zotëron gjithashtu kompaninë e ndërtimit dhe të shitjes së pasurive të patundshme, "Star Plus" sh.p.k.
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2000
Interesat e lidhur të themeluesit
Edmond Leka, Niko Leka - Edmond Leka e nisi karrierën e tij si inxhinier në Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare, por në vitin 1997 ai kaloi në sektorin privat për të ndihmuar vëllanë e tij, Niko Leka që të zgjeronte kompaninë "Western Union" në Shqipëri. Dy vëllezërit Leka zotërojnë sot një rrjet të gjerë kompanish, ku peshën kryesore e zë institucioni financiar “Union Bank”. Leka u përfshi në media në vitin 2000 me themelimin e revistës së përjavshme ekonomike "Monitor“. Në vitin 2005, kompania e themeluar prej vëllezërve Leka "Union Distribucion Servis Albania" sh.p.k bleu 20% të aksioneve të kompanisë "DigitAlb". Në janar 2016, “Union Distribucion Servis Albania” shiti 10% të aksioneve te “Union Grup" sh.p.k, e cila zotërohet në 70% të aksioneve nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka. Tre aksionerët e tjerë të minorancës janë Varuzhan Piranjani, Eduart Shima dhe Gjergji Misha.
Interesat e lidhur të administratorit
Gent Joca - u emërua administrator i kompanisë “Media Union” sh.p.k në shkurt të vitit 2015, duke zëvendësuar në këtë post biznesmenin Edmond Leka. Më parë ai ka punuar për kompaninë "Press Point Albania".
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Ornela Liperi - është gazetare e njohur e çështjeve të ekonomisë në vend. Ajo mban postin e kryeredaktores në revistën Monitor prej vitesh.
Kontakt
Njësia Bashkiake nr. 5, Rruga "Sulejman Delvina",
Nd.25, H.7, Kodi Postar 1019, Tirana
Tel: +355 42250653
Website: monitor.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.46 Mio. $ / 59.12 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.00 Mio. $ / 0.54 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
10
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.