Ora News
"Ora News" është një kanal televiziv informativ 24 orësh. Ai filloi operacionet më 2007 dhe investoi që nga ajo kohë në teknologji dhe në emisione. Ora mori licencën e parë nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit më 2007 dhe aktualisht transmeton falas, si dhe në internet përmes faqes së vet 'oranews.tv'. Televizioni transmetohet gjithashtu në platformën me pagesë "DigitAlb", në teknologjinë dixhitale tokësore si dhe në paketën satelitore. Televizioni thotë se është në gjendje të transmetojë në kohë reale deri në 24 orë në ditë dhe ka lidhje direkte me qytetet kryesore në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. "Ora News" ka një staf prej 80 punonjësish dhe gjatë zgjedhjeve të fundit pagoi një kompani kërkimore italiane për të kryer sondazhe zgjedhore dhe sondazhe në ditën e zgjedhjeve.
Pjesa e audiencës
1.91% Telemetrix / 4.71% Abacus
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Lokale
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (online, dixhitale, satelit, kabllor)
Kompani/Grupe mediatike
Yldon Media Group
Struktura e pronësisë
Ora News është nën pronësinë e Ylli Ndroqit me 60% dhe bashkëshortes së tij, Mimoza Ndroqi, me 40%.
Të drejta votimi
Të drejtat e votës janë të njëjta me të drejtën e pronësisë.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2006
Interesat e lidhur të themeluesit
Ilda Prifti – Më 2006, Ilda Prifti themeloi një kompani të quajtur "Ora" për të ndërtuar një televizion vendor me bazë në Tiranë, me kapital themeltar 100,000 lekë (1.067 USD). Në dhjetor 2006, kapitali i kompanisë u rrit në 25 milionë lekë (266.794 USD) dhe televizioni u hap me formatin informativ 24 orësh para zgjedhjeve për pushtetin vendor të vitit 2006. Ilda Prifti është e afërt e Alba Ginës, gruas së Aleksandër Frangaj. Ilda Prifti ka lindur më 1988 dhe ishte 18 vjeç kur emri i saj u shfaq në regjistrin e biznesit si themeluese e kompanisë.
Interesat e lidhur të administratorit
Ylli Ndroqi - Emri i Ylli Ndroqit shfaqet për herë të parë në Regjistrin Kombëtar të Biznesit në vitin 2003, përmes kompanisë "Yldon" sh.p.k, me kapital themeltar 20,000 euro. Më 2016, kompania pati të ardhura prej 21 milionë lekë (163.691 USD) dhe asete prej 734 milionë lekësh (5.72 milionë usd).
Në dhjetor 2010, Ylli Ndroqi bleu 100% të aksioneve të "Teknotrade" sh.p.k për 265,000 euro. Kompania u riemërua "Channel One" dhe tashmë operon televizionin vendor me të njëjtin emër. Ndroqi e shiti kompaninë te Astrit Sejdini për 25.6 milionë lekë (USD 206.563) më 2011. Më 2013, Ndroqi e ribleu kompaninë për të njëjtën shumë. Më 2016, "Channel One" deklaroi të ardhura prej 6.8 milionë lekë (USD 53.004) dhe humbje neto prej 7.1 milionë lekësh (USD 56.122).
Gjatë dekadës së fundit, Ylli Ndroqi ka themeluar disa kompani me qarkullime të vogla monetare. Që nga viti 2012, Ylli Ndroqi ka shërbyer si një konsull nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Ilva Tare – është gazetare dhe drejtuese e emisionit politik 'Tonight - Ilva Tare'. Ajo ka punuar si gazetare përgjatë 22 viteve të fundit dhe ka drejtuar emisionin aktual që nga viti 2011.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Mimoza Ndroqi – ka në pronësi 40% të kësaj kompanie dhe është bashkëshorte e Ylli Ndroqit, administrator dhe aksioner maxhoritar i kompanisë.
Redon – djali i Mimozës dhe Yllit - është anëtar i Bordit Ekzekutiv.
Mariam Akopian Ndroqi – bashkëshorte e Redonit, është drejtoreshë e përgjithshme e "Ora News".
Artur Zheji – është një opinionist dhe ish-drejtor i "Televizionit Publik Shqiptar". Ai drejton emisionin televiziv '360 Gradë' dhe një faqe interneti me të njëjtin emër "360gradë.al".
Dritan Hila – ka qenë opinionist që nga viti 2008 dhe diplomat para kësaj kohe. Ai ka punuar si zëvendësministër i Mbrojtjes nën qeverinë Socialiste 2013-2015 dhe dha dorëheqjen më 2015. Ai ka themeluar edhe "dritare.net", një faqe interneti informative.
Kontakt
Rruga Aleksander Moisiu, Ish-Kinostudioja "Shqiperia e Re", Tirana, Albania.
Email: redaksiaora@gmail.com
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
1.46 Mio. $ / 187.8 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.03 Mio. $ / 3.7 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
4.6%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për vlerësimin e aseteve dhe të ardhurave të kompanisë në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe përfitimeve për 8 kompani/grupe televizive që trasmetojnë falas. Kompanitë e përfshira në përllogaritje janë si më poshtë: Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Kjo llogaritje nuk përfshin kompanitë me pagesë si DigitAlb dhe Tring TV dhe po ashtu as televizionin publik RTSH. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.