Panorama.com.al
"Panorama.com.al" është faqja në internet e të përditshmes më të madhe në Shqipëri, “Panorama” dhe është themeluar në Janar 2003, sipas Web Archive. Njësoj si botimi në print, edhe faqja në internet i përket kompanisë “Panorama Group” sh.a me aksioner të vetëm biznesmenin Irfan Hysenbelliu. Përveç artikujve të publikuar në gazetë dhe analizave të bashkëpunëtorëve të saj të njohur, edicioni online i gazetës “Panorama” ofron përditësime të lajmeve të rëndësishme të ditës, si dhe një gamë më të gjerë të informacioneve argëtuese nga bota e sportit dhe showbiz. Duke e cilësuar faqen e vet online si dominuese në treg, “Panorama Group” iu përgjigj kërkesës për informacion të ekipit të MOM dhe ofroi të dhënat e Google analytics mbi lexueshmërinë. Sipas kompanisë, numri i shfletimeve në portalin www.panorama.com.al ka qenë 95.7 milionë në periudhën Tetor-Dhjetor 2017. Numri i përdoruesve unikë në të njëjtën periudhë ka qenë 2.66 milionë.
Pjesa e audiencës
Të dhënat mungojnë
Lloj pronësie
private
Mbulimi gjeografik
Internacional
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Panorama Group Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Faqja në internet "Panorama.com.al" është në pronësinë e kompanisë "Panorama Group" sh.a me aksioner të vetëm biznesmenin Irfan Hysenbelliu. "Panorama Group" zotëron gjithashtu gazetën sportive "Panorama Sport", revistën "Psikologjia" dhe Kolegjin Universitar "Luarasi".
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët e kompanisë kanë të drejtën e votës.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2003
Interesat e lidhur të themeluesit
Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri, Lefter Sota - E përditshmja "Panorama“ nisi botimet në vitin 2002 si një bashkëpunim mes tre biznesmenëve Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri dhe Lefter Sota. Dy të parët kishin investime të gjera në fushën e ndërtimit, ndërsa Sota njihej më tepër për kompanitë e tij të përpunimit të hekurit. Dokumentet e themelimit në Qendrën Kombëtare të Bizneseve tregojnë se Irfan Hysenbelliu zotëronte 34% të aksioneve në kompaninë "Panorama Group“, ndërkohë që Xhaferri dhe Sota ndanin secili nga 33%. Alban Xhaferri u tërhoq nga kompania në vitin 2003 dhe një vit më vonë themeloi një gazetë të re të quajtur "Metropol“. Në vitin 2005, edhe Lefter Sota ia transferoi aksionet e tij Hysenbelliut dhe në të njëjtin vit themeloi të përditshmen "Tirana Observer“. Gazeta "Metropol“ u mbyll në vitin 2010, ndërsa "Tirana Observer“ i vazhdon botimet e saj vetëm në internet. Prej vitit 2005, Irfan Hysenbelliu është aksioneri i vetëm i grupit mediatik "Panorama Group“.
Interesat e lidhur të administratorit
Ardit Çela - ka studiuar për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur sekretarin e marrëdhënieve me publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe më pas u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i "Posta Shqiptare". Çela mban postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi si deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Prej janarit 2016, ai kryen gjithashtu detyrën e administratorit të kompanisë “Panorama Group" sh.a.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Robert Rakipllari - është gazetar dhe kryeredaktor i Gazetës Panorama. Më parë, ai ka mbajtur postin e kryeredaktorit edhe në gazetën e përditshme “Shekulli”.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Fabjola Hysenbelliu - është vajza e pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “Panorama Group” sh.a
Fatmir Hysenbelliu - është djali i pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës.
Folitjana Puravelli - është anëtare e Këshillit Mbikqyrës në kompaninë “Panorama Group”.
Kontakt
Rruga “Panorama”, Nd.3, H.14, Ap. 3, Njësia Bashkiake nr. 9, 1016 Tirana
Tel: +355 42 403 207
Website: www.panorama.com.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Por të dhënat financiare të faqes në internet nuk janë të ndara nga ato të kompanisë, ndaj është e pamundur që të kalkulohen të ardhurat dhe fitimi operativ. Panorama Group iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM më 8 Janar 2018. Për më shumë, shikoni burimet.