Radio IN
"Radio IN" trasmeton muzikë dhe ka po ashtu disa emisione të dedikuara kryesisht të rinjve. Përveç muzikës ata trasmetojnë një emision sportiv, një emision mëngjesi dhe lajme të përbashkëta me "In TV".
"IN Media", që përfshin radion, stacionin televiziv dhe faqen online, thotë që është grupi më i ri mediatik në Shqipëri dhe se synojnë audincë të re, duke cilësuar veten si të detikuar krejtësisht ndaj kësaj audience, ku pretendojnë se kanë edhe ndjekshmëri më të lartë se cilado media tjetër.
Pjesa e audiencës
1.4%
Lloj pronësie
private
Mbulimi gjeografik
Vendore
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Media Group IN Sh.p.k
Struktura e pronësisë
"Media Group IN" zotëron të gjitha aksionet e "Radio IN". Nuk ka informacione publike për zotëruesin final të aksioneve të "Media Group IN", pasi kompania që i ka ato është rregjistruar ofshore në Qipro.
Të drejta votimi
Vetëm aksionerët kanë të drejtën e votës.
Grup / Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2016
Interesat e lidhur të themeluesit
Stavros Aidinis - biznesmen nga Greqia, bleu aksionet e "Tok Media", e cila më herët kishte në pronësi radion "Kiss FM". Më pas, "Tok Media" nën pronësinë e Aidinis themeloi radion "MAD", e ngjashme me omologen e saj në Greqi dhe në vitin 2016 kjo kompani e ndryshoi emrin në "Radio IN".
Dy muaj më pas, Aidinis i shiti të gjitha aksionet e "Tok Media" te "Media Group IN". Në llogarinë e tij në 'Facebook', Aidinis deklaron që punon për SGS, një kompani multinacionale me qendër në Gjenevë, Zvicër, e cila ofron shëbime inspektimi, verifikimi, testimi dhe certifikimi.
Interesat e lidhur të administratorit
Genc Shkodra - është administrator i "Media Group IN", i cili zotëron aksionet e "Tok Media", "IN Events" dhe 90% të aksioneve të "Extra Channel". Shkodra shërben si administrator edhe te të treja kompanitë vartëse. Ai ka qenë për më shumë se 10 vjet drejtor i "Top Albania Radio" dhe për një periudhë 2 vjeçare i "Video Graphic Agency" (VGA), që po ashtu ishte e lidhur me "Top-Channel" dhe "Top Albania Radio". Prej vitit 2013, ai menaxhon kompanitë që kanë në pronësi "IN TV" dhe "Radio IN".
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Karolina Risto - është drejtore e departamentit të lajmeve në "IN TV", që jane të njëjta me edicionet e lajmeve në "Radio IN". Risto është gazetare prej disa vitesh dhe ka punuar më parë në "Vizion Plus" dhe "Gazeta Shqiptare".
Kontakt
Rr. Dhaskal Tod’hri, Nr. 26, Kashar, Tirana, Albania
Tel: +355 42419099
Email: info@intv.al, marketing@intv.al, teamup@intv.al
Website: www.intv.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.22 Mio. $ / 28.6 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.01 Mio. $ / 1.3 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Të dhëna të tjera u siguruan nga publikimet e vetë radios.
Kompania që zotëron "Radio IN" ka filluar trasmetimet në vitin 2008 si "Kiss FM". Genci Shkodra ishte administrator i të dy kompanive, kur Stavros Aidinis shiti aksionet e "Tok Media" te "Media Group IN".
Burime profili medias
http://ama.gov.al/preview/mediat/radio/
http://Audiovisual Media Authority (2017) Aksesuar në Shkurt 2018