Report TV
"Report TV" është televizion informativ që trasmeton 24 lajme çdo ditë dhe ka disa emisione të fokusuara te informacioni. Televizioni është i lidhur me gazetën dhe portalin informativ “Shqiptarja.com”. Zotëruesi i tij, Carlo Bolino, ka një karrierë në gazetari dhe është i angazhuar në mediat shqiptare që prej vitit 1993.
Pjesa e audiencës
3.17% Telemetrix / 1.69% Abacus
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Lokale
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (Online, Dixhital)
Kompani/Grupe mediatike
Multiscreen Sh.p.k
Struktura e pronësisë
"Report TV" zotërohet 100% nga "Multiscreen", e cila zotërohet po ashtu 100% nga Carlo Bollino.
Të drejta votimi
Aksioneri i vetëm ka kontroll të plotë mbi kompaninë.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2015
Interesat e lidhur të themeluesit
Carlo Bollino - gazetar i ANSA, ishte prej fillimit të viteve 90’ drejtues dhe administrator i "Gazetës Shqiptare" në Tiranë dhe më pas edhe i "News 24" dhe "Balkanweb".
Pasi kompania Italiane "Edisud S.p.a" shiti aksionet e meidave të mësipërme në vitin 2011, Bollino dhe bashkëshortja e tij Alba Malltezi dhe gazetarë të mediave të mësipërme, themeluan gazetën "Shqiptarja.com" dhe më vonë kompania e tyre "Media Content" bleu 34% të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS Koço Kokëdhima, të njohur si "Balkan TV", për të filluar sëbashku trasmetimet televizive me emrin "A1 Report".
Marrëveshja që filloi në fund të vitit 2013, u ndërpre zyrtarisht në shtator të vitit 2015, por problemet kishin filluar më herët. Pas ndarjes së Kokëdhimës me Bollinon, ky i fundit themeloi kanalin televiziv "Report TV". Pavarësisht se kanali televiziv drejtohej nga Bollino dhe asociohej publikisht me Kokëdhimën, te dy biznesmenët nuk figurojnë në dokumentet e "A1 Report" and "Report TV" në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Aksionet dhe administrimi i kompanisë i është besuar njerëzve të afërm të tyre.
Pas prishjes se marrëveshjes me Kokëdhimën, në qershor të atij viti, Lindita Dode, themeloi një shoqëri tregtare me emrin "Multiscreen", e cila në korrik mori nga AMA të drejtat për të trasmetuar në frekuencat e televizionit të mbyllur "Alsat", ndërsa në tetor ndryshoi emrin në "Multiscreen; Report TV". Edhe pse ishte botërisht e njohur që televizioni ishte themeluar dhe drejtohej nga Bollino, ky i fundit zyrtarisht bleu 100% të aksioneve me 3.5 milionë lekë nga Dode vetëm në Prill 2017.
Bollino është parë si i afërt me Partinë Socialiste dhe qeverinë aktuale, edhe pse ai i ka mohuar akuzat. Ndaj Bollinos ka pasur disa akuza nga opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha për përfshirjen e tij në projekte të financuara nga qeveria, më i njohuri ndër ta Bunkart.
Interesat e lidhur të administratorit
Lindita Dode - themeloi kompaninë "Multiscreen" që zotërohet tani nga Carlo Bollino dhe më pas ia shiti atij për 3.5 milion lekë, ndërsa punon aty si administratore. Dode është një bashkëpunëtore e vjetër e Bollinos. Emri i saj del edhe si ish-aksionere në kompaninë që ndërtoi "Bunkart" dhe si ish-administratore në kompaninë "Media Content" që zotërohet nga bashkëshortja e Bollinos.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Muhamet Veliu - është drejtor i informacionit pranë "Report T". Ai punon në media prej fillimit të viteve 2000. Veliu punoi deri në vitin 2011 në Londër si korrespondent fillimisht për "News 24" dhe "Gazetën Shqiptare" dhe më pas për "Top-Channel". Ai punoi si gazetar politik i "Top-Chanel" në Tiranë deri dy vjet më parë. Veliu ka punuar për disa muaj si këshilltar për mediat i "Ministrisë Ekonomisë".
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Alba Malltezi - Bashkëshortja e Carlo Bollinos, Alba Malltezi, zotëron 74.6% të aksioneve të kompanisë "Free and Fair Media", e cila zotëron shumicën e aksioneve të gazetës dhe portalit online "Shqiptarja.com", ndërsa po ashtu ka në zotërim kompaninë "Media Content" e cila vijon të ketë 35% të aksioneve të kompanisë që zotëron televizonin "A1 Report", i cili nuk trasmeton më. Kapitali i kësaj kompanie është deklaruar 350 milionë lekë (3.26 milionë dollarë).
Ilir Babaramo - drejton emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, një prej emisioneve kryesore të "Report TV" dhe po ashtu ka mbajtur poste drejtuese në disa media.
Kontakt
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.9 Mio. $ / 116 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.02 Mio. $ / 2.6 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
2.8%
Më shumë informacion
Titujt
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për vlerësimin e aseteve dhe të ardhurave të kompanisë në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe përfitimeve për 8 kompani/grupe televizive që trasmetojnë falas. Kompanitë e përfshira në përllogaritje janë si më poshtë: Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Kjo llogaritje nuk përfshin kompanitë me pagesë si DigitAlb dhe Tring TV dhe po ashtu as televizionin publik RTSH. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.