Scan TV
"SCAN TV" është një televizion i profilizuar te lajmet ekonomike dhe financiare. Është një stacion televiziv i vogël për nga të ardhurat dhe është nën pronësinë e aksionerëve aktivë në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare, përfshirë sektorin bankar, atë të shërbimeve financiare, ushqimeve, elektronikës dhe materialeve të ndërtimit.
Pjesa e audiencës
0.14% Telemetrix / 0.24% Abacus
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Lokale
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (Online, Dixhital)
Kompani/Grupe mediatike
Scan TV sh.a
Struktura e pronësisë
"Scan TV" është nën pronësinë e tetë individëve (shumica e të cilëve janë aksionerë të Bankës Credins), ku aksioneri kryesor ka 34.41% (Astrit Hana), ndërsa pjesa tjetër prej 65.59% i takojnë 7 aksionerëve, përkatësisht:
Renis Tershana (11.5%), Neritan Dojaka (10%), Aleksandër Pilo (13.24%), Adrian Pere (5.28%), Thoma Minga (10.57%), Fuad Haxhiymeri (10%), Artan Xhori (5%).
Të drejta votimi
Të drejtat e votës janë të njëjta me të drejtën e pronësisë.
Pronar indvidual
Grup / Pronar indvidual
Aleksandër Pilo
Aleksandër Pilo është një biznesmen dhe ka nën pronësi 16.68% të "Credins Bank", 25% të "Credins Leasing", 5% të "Citypark Albania", qendra tregtare e dytë më e madhe në vend dhe 20% të një kompanie të quajtur "Tirana Shopping Centre" e cila nuk ka aktivitet të raportuar. Pilo ka nën pronësi "EMIGRES", një kompani materialesh ndërtimi e themeluar më 1999.
Renis Tershana
Renis Tershana është biznesmen dhe ka nën pronësi 24.3% të aksioneve të "Credins Bank", banka e tretë më e madhe në vend. Ai është ortak i vetëm në kompaninë "R&T", një kompani teknologjike themeluar më 1995, me të ardhura prej 1.8 miliardë Lek (USD 14 Milionë) më 2016 dhe fitime neto prej 50.5 milionë Lek (USD 393.639). Ai ka nën pronësi edhe 30% të "Sicred", një kompani sigurimi jete.
Thoma Minga
Thoma Minga është një nga themeluesit e "MediaSat" sh.a, kompania që ndryshoi emrin më vonë në "Scan TV". Ai nuk ka interesa të tjera të njohura.
Neritan Dojaka
Neritan Dojaka ka në pronësi 0.57% të aksioneve të "Credins Bank" dhe 2% të "Credins Leasing". Ai ka nën pronësi 50.05% të aksioneve të "ALBAELETTRICA", një kompani e themeluar më 1995 me aktivitet në tregtimin e pajisjeve elektrike dhe industriale. Më 2016, "ALBAELETRICA" raportoi të ardhura prej 2.7 miliardë Lek (USD 21 Milionë) dhe fitime neto prej 259 milionë lek (USD 2 Mio).
Fuad Haxhiymeri
Fuad Haxhiymeri ka nën pronësi 3.2% të aksioneve të "Bankës Credins" dhe 45.7% të "Bloja" sh.a, një kompani aksionere e themeluar më 1995 si fabrikë mielli shtetërore, e cila u privatizua më 1996. Më 2016, kjo kompani deklaroi të ardhura prej 1.6 miliardë lekë (USD 12.5 Mio) dhe fitime neto prej 28.8 milionë Lek (USD 224.491).
Adrian Pere
Adrian Pere është një nga themeluesit e "MediaSat", e cila më vonë u riemërua "Scan TV". Ai nuk ka interesa të tjera të njohura.
Artan Xhori
Artan Xhori është biznesmen aktiv në tregun e pajisjeve elektronike, përfshirë pajisjet audiovizive. Ai ka nën pronësi kompaninë "TBS 96" Sh.p.k, themeluar më 2006. Më 2016, kjo kompani deklaroi të ardhura prej 392 milionë Lek (USD 3 Mio) dhe fitime neto prej 55.7 milionë Lek (USD 434.172).
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2000
Interesat e lidhur të themeluesit
Agim Ramaj, Ilir Goci, Thoma Minga, Adrian Pere – Më 8 maj 2000, një kompani aksionere me emrin "MediaSat" u themelua me kapital aksioner prej 2 milionë lekësh (USD 13.691) me aksionerë Agim Ramaj me 40%, Thoma Minga me 30%, Adrian Pere me 20% dhe Ilir Goci me 10%. Kompania operoi një stacion televiziv të quajtur "TV ATN1". Më 2010, emri i kompanisë dhe kanalit televiziv u ndryshuan në "TV SCAN".
Agim Ramaj– kunati i Sali Berishës, ish President (1992-1997) dhe ish-Kryeministër (2005-2013), është një biznesmen aktiv në sektorin e ndërtimit përmes kompanisë "M A R T I N I" sh.p.k, themeluar më 1996. Ramaj shiti aksionet e tij më 2006 të "MediaSat" te Astrit Hana (20%) dhe te Artan Kripa (20%).
Ilir Goci– shiti aksionet e tij më 2006. Ai nuk ka interesa të tjera të njohura.
Thoma Minga - është dhe aktualisht një prej aksionerëve të kompanisë. Ai nuk ka interesa të tjera të njohura.
Adrian Pere – është dhe aktualisht një prej aksionerëve të kompanisë. Ai nuk ka interesa të tjera të njohura.
Interesat e lidhur të administratorit
Elvana Hana – është ekonomiste. Në vitet 2005-2013 ajo drejtoi 'Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor'. Ajo është vajza e Astrit Hana, aksionerit kryesor dhe bashkëshorte e Maltin Korkuti, drejtor ekzekutiv i 'Credins Bank', banka e tretë më e madhe për nga asetet në Shqipëri. Ajo ka lidhje familjare me bashkëshorten e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Enio Civici – është gazetar dhe nuk ka interesa të tjera të njohura.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Dorjan Koça – është gazetar dhe nuk ka interesa të tjera të njohura.
Artjan Tepelena – është gazetar dhe punon si Drejtor Programacioni.
Labinot Çuni – është Drejtor Artistik i TV Scan.
Kontakt
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
0.96 Mio. $ / 123.3 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.01 Mio. $ / 1.3 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
3.0%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për vlerësimin e aseteve dhe të ardhurave të kompanisë në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe përfitimeve për 8 kompani/grupe televizive që trasmetojnë falas. Kompanitë e përfshira në përllogaritje janë si më poshtë: Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Kjo llogaritje nuk përfshin kompanitë me pagesë si DigitAlb dhe Tring TV dhe po ashtu as televizionin publik RTSH. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.