This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 20:50
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Shekulli

Gazeta "Shekulli" u themelua më 1997 nga Koço Kokëdhima përmes një kompanie të quajtur "2K Group". Ajo u bë gazeta më e madhe në vend në vitet 2000-2003 pasi çmimi i gazetës ishte 20 lekë, më pak se gjysma e çmimit të shumicës së konkurrentëve të saj. Aktualisht, ajo është kompania e dytë më e madhe për nga të ardhurat në median e shtypur.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

6.63%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

UNIPRESS Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

UNIPRESS është nën pronësinë e Koço Kokëdhima me 90%, Dhionis Heqimi me 5% dhe Sadik Llapashtica me 5%.

Të drejta votimi

Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.

Pronar indvidual

Grup / Pronar indvidual

Sadik Llapashtica

Përveç aksioneve te "UNIPRESS", Sadik Llapashtica ka aksione në një kompani të quajtur "Bashot Power", e cila i ka pezulluar veprimtaritë. Në profilin e tij në LinkedIn ai prezantohet si aksioner dhe administrator i "Albanian General Electricity" (AGE Group), por një kompani e tillë nuk është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Faqja e internetit e AGE Group tregon gjithashtu Llapashticën si administrator të kompanisë që ka aktivitete në hidrocentrale dhe arte. Llapashtica rezulton administrator i "AGE Art Production" në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

5%
Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1997

Interesat e lidhur të themeluesit

Koço Kokëdhima - "Shekulli" u themelua më 1997 nga Koço Kokëdhima përmes një kompanie të quajtur "2K Group", themeluar nga Koço Kokëdhima si aksioner kryesor. Kokëdhima ka interesa në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin, tregtinë, industrinë kimike etj. Z. Kokëdhima u zgjodh anëtar i parlamentit më 2013 në listat e Partisë Socialiste. Mandati i tij u deklarua i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese më 2016 për shkak se një nga kompanitë e tij, "Abissnet", pati përfituar nga fondet e shtetit gjatë kohës që ai ishte deputet. Kushtetuta e Shqipërisë ndalon kompanitë nën pronësi të deputetëve të përfitojnë nga fondet publike. Më 2017, Kokëdhima themeloi një lëvizje të re politike të quajtur "Zgjidhja".

Interesat e lidhur të administratorit

Era Kokëdhima - është vajza e Koço Kokëdhima. Ajo ka nën pronësi 35% të 2K Group dhe 40% të Radio +2, një stacion radiofonik ku ajo mban edhe pozicionin e administratores.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Arben Rrozhani - është gazetar dhe kryeredaktor i të përditshmes "Shekulli".

Kontakt

Njësia Bashkiake Nr. 5, Rruga Ismail Qemali, Pallati 18

Tel.: +35544308398

Website: www.shekulli.com.al

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.74 Mio USD / 94.8 Mio Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.13 Mio USD / 16.8 Mio Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

16

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ