Shekulli.com.al
"Shekulli.com.al" është shërbimi në internet i gazetës "Shekulli" dhe u themelua pak pas themelimit të gazetës. Data e saktë e themelimit nuk disponohet. "Shekulli.com.al" është një faqe interneti informimi dhe dëfrimi.
Pjesa e audiencës
Të dhënat mungojnë
Lloj pronësie
private
Mbulimi gjeografik
Internacional
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
UNIPRESS Sh.p.k
Struktura e pronësisë
UNIPRESS është nën pronësinë e Koço Kokëdhima me 90%, Dhionis Heqimi me 5% dhe Sadik Llapashtica me 5%.
Të drejta votimi
Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.
Pronar indvidual
Grup / Pronar indvidual
Sadik Llapashtica
Përveç aksioneve te "UNIPRESS", Sadik Llapashtica ka aksione në një kompani të quajtur "Bashot Power", e cila i ka pezulluar veprimtaritë. Në profilin e tij në LinkedIn ai prezantohet si aksioner dhe administrator i "Albanian General Electricity" (AGE Group), por një kompani e tillë nuk është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Faqja e internetit e AGE Group tregon gjithashtu Llapashticën si administrator të kompanisë që ka aktivitete në hidrocentrale dhe arte. Llapashtica rezulton administrator i "AGE Art Production" në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Dhionis Heqimi
Përveç aksioneve në "UNIPRESS", Heqimi ka nën pronësi me 50% "Global Work Company", një kompani konsulence dhe investimesh në projekte publike dhe private. Kompania ka pezulluar aktivitetin në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai rezulton dhe aksioner me 25% i "BESTA", një kompani tregtare.
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
Të dhënat mungojnë
Interesat e lidhur të themeluesit
Koço Kokëdhima – "Gazeta Shekulli" u themelua më 1997 nga Koço Kokëdhima përmes një kompanie të quajtur "2K Group", themeluar nga Koço Kokëdhima si aksioner kryesor. Faqja online e gazetës "Shekulli.com.al" është aktive nga fillimi viteve 2000.
Pronari ka interesa në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin, tregtinë, industrinë kimike etj. Z. Kokëdhima u zgjodh anëtar i parlamentit më 2013 në listat e Partisë Socialiste. Mandati i tij u deklarua i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese më 2016 për shkak se një nga kompanitë e tij, "Abissnet", pati përfituar nga fondet e shtetit gjatë kohës që ai ishte deputet. Kushtetuta e Shqipërisë ndalon kompanitë nën pronësi të deputetëve të përfitojnë nga fondet publike. Më 2017, Kokëdhima themeloi një lëvizje të re politike të quajtur "Zgjidhja".
KKokëdhima ka nën pronësi 62.84% të "F.K Apollonia", një skuadër futbolli me bazë në Fier, përmes kompanisë "2K Group". Aksioneri tjetër është Bashkia Fier. Kompania e tij kryesore, "2K Group", ia doli të blejë shumicën e aksioneve të kompanive të ndryshme publike gjatë valës së dytë të privatizimit mes viteve 1999 dhe 2003. Ai u akuzua në mënyrë të përsëritur për përdorimin e gazetës si mekanizëm presioni kundër qeverive të ndryshme. Disa nga kompanitë e privatizuara nga grupi i tij janë: "ART EKSPORT IMPORT", "Boja Tirana", etj. Më 1998, ai themeloi "Abissnet", një nga kompanitë më të hershme të ofrimit të internetit në Shqipëri.
Interesat e lidhur të administratorit
Era Kokëdhima - është vajza e Koço Kokëdhima. Ajo ka nën pronësi 35% të "2K Group" dhe 40% të "Radio +2", një stacion radiofonik ku ajo mban edhe pozicionin e administratores.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Arben Rrozhani - është gazetar dhe kryeredaktor i gazetës "Shekulli".
Kontakt
Njësia Bashkiake Nr. 5, Rruga Ismail Qemali, Pallati 18
Tel.: +35544308398
Website: www.shekulli.com.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare nuk janë të disponueshme sepse Shekulli Online nuk është një ent i veçantë dhe të ardhurat e shpenzimet raportohen krahas edicionit print përmes kompanisë UNIPRESS sh.p.k.
Burime profili medias
Faqja e internetit e AGE Group, Aksesuar më 22.01. 2018