Shqiptarja.com
Faqja online "Shqiptarja.com" filloi publikimet në vitin 2011, si pjesë mbështetëse e gazetës me të njëjtin emër, duke publikuar materialet e gazetës një ditë më vonë. Por kur qarkullimi i shtypit ishte në krizë, faqja u kthye në median kryesore të grupit.
Faqja në internet "Shqiptarja.com" ka bashkëpunim të përhershëm me gazetën dhe "Report.tv" në pronësi të Bollinos, pamjet e të cilit përdoren si ilustrim në lajmet e portalit dhe në aplikacionet e vëna në dispozicion me barcode në gazetë.
Një pjesë e mirë e stafit u rekrutua nga media që më herët drejtohej nga Bollino dhe u ble nga botues të rinj.
Pjesa e audiencës
Të dhënat mungojnë
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Internacional
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
FFM Group Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Faqja online “Shqiptarja.com” është në pronësinë e grupit mediatik "Free and Fair Media Group" sh.p.k (FFM Group) me 80% të aksioneve dhe gazetares Anila Basha me 20% të tyre. "Free and Fair Media Group" zotërohet me shumicë aksionesh nga Alba Malltezi (74.6%).
Të drejta votimi
Të gjithë aksionerët kanë të drejtën e votës. Vendimet mund të merren edhe vetëm nga aksioneri me shumicë.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2011
Interesat e lidhur të themeluesit
FFM Group (Alba Malltezi), Anila Basha - Pasi kompania italiane "Edisud S.p.a" shiti aksionet e televizionit "News24" dhe "Gazetës Shqiptare" në vitin 2011, ish-drejtuesi i këtyre mediave, botuesi Italian Carlo Bollino, bashkëshortja e tij Alba Malltezi dhe ish-kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, Anila Basha, bashkë me gazetarë të mediave të mësipërme, themeluan gazetën Shqiptarja.com. Gazeta zotërohet prej "FFM Group" me 80% të aksioneve dhe nga Anila Basha, ish-kryeredaktore e saj, e cila zotëron 20% të aksioneve. Alba Malltezi zotëron 74,9% të "FFM Group".
Anila Basha - zotëron 20% të aksioneve, por nuk është aktive në menaxhimin e gazetës prej disa vitesh. Ajo zotëron ndërkohë një media online “Newsbomb.al”.
Grupi i mësipërm, sëbashku me Bollinon, shihet si pranë të majtës dhe kryeministrit Edi Rama. Ndaj bashkëshortëve Bollino e Malltezi ka pasur disa akuza nga opozita aktuale dhe ish-kryeministri Sali Berisha për afërsinë politike me kryeministrin Edi Rama dhe po ashtu mbi projektin 'Bunkart'. Gazeta vetë i ka mohuar akuzat, megjithatë në disa raste drejtuesit e saj kanë replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Interesat e lidhur të administratorit
Genci Kondi - është pjesë e grupit të gazetarëve që themeloi "Shqiptarja.com". Ai mori pozicionin e administratorit pas largimit të Anila Bashës. Kondi është një gazetar i vjetër i ekonomisë dhe ka bashkëpunuar me Malltezin dhe Bollinon edhe gjatë kohës që ata drejtonin "Gazetën Shiptare".
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Të dhënat mungojnë
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Carlo Bollino - Edhe pse nuk rezulton si pronar apo drejtues i kompanisë, Carlo Bollino, gazetar i ANSA i përfshirë në median shqiptare që prej fillimit të viteve 90’, është njeriu kyç pas "Shqiptarja.com" dhe "Report Tv", të cilin e zotëron me 100% të aksioneve. Bollino është parë si i afërt me Partinë Socialiste dhe qeverinë aktuale, edhe pse ai i ka mohuar akuzat. Ndaj Bollinos ka pasur disa akuza nga opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha për përfshirjen e tij në projekte të financuara nga qeveria, më i njohuri ndër ta 'Bunkart'.
Kontakt
Njesia Bashkiake nr 2, Rruga Niko Pushkin, 3 Kullat, Kulla 2, Kati 1, Tirana
Tel: +355 682059476
Website: shqiptarja.com
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.