This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 10:56
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Shqiptarja.com

Gazeta "Shqiptarja.com" filloi të botohej në vitin 2011. Një pjesë e mirë e stafit u rekrutua nga media që më herët drejtohej nga Bollino dhe u ble nga botues të rinj. Gazeta zotëron faqen shqiptarja.com në internet dhe ka bashkëpunim të përhershëm me "Report.tv" në pronësi të Bollinos, pamjet e të cilit përdoren si ilustrim në lajmet e portalit dhe në aplikacionet e vëna në dispozicion me barcode në gazetë.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

9.29%

Lloj pronësie

Private

Mbulimi gjeografik

Kombëtare

Llloji përmbajtjes

Me pagesë

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Kompani/Grupe mediatike

FFM Group Sh.p.k

Pronësi

Struktura e pronësisë

Gazeta e përditshme “Shqiptarja.com” është në pronësinë e grupit mediatik “FFM Group” sh.p.k 80% dhe Anila Bashës me 20%. Aksioneri kryesor i FFM është Alba Malltezi me 74,6% të aksioneve.

Të drejta votimi

Të gjithë aksionerët kanë të drejtën e votës. Vendimet mund dhe merren nga aksioneri me shumicë. AF5

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2011

Interesat e lidhur të themeluesit

FFM Group (Alba Malltezi), Anila Basha - Pasi kompania italiane "Edisud S.p.a" shiti aksionet e televizionit "News24" dhe "Gazetës Shqiptare" në vitin 2011, ish-drejtuesi i këtyre mediave, botuesi Italian Carlo Bollino, bashkëshortja e tij Alba Malltezi dhe ish-kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, Anila Basha, bashkë me gazetarë të mediave të mësipërme, themeluan gazetën Shqiptarja.com.

Interesat e lidhur të administratorit

Genci Kondi - është pjesë e grupit të gazetarëve që themeloi "Shqiptarja.com". Ai mori pozicionin e administratorit pas largimit të Anila Bashës. Kondi është një gazetar i vjetër i ekonomisë dhe ka bashkëpunuar me Malltezin dhe Bollinon edhe gjatë kohës që ata drejtonin "Gazetën Shiptare".

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Aurel Pepa - është kryeredaktor i “Shqiptarja.com”. Ai më herët ka drejtuar një të përditshme sportive. Pepa ka lidhje familjare me ndërtuesin dhe ish-botuesin e gazetës së mbyllur Metropol, Alban Xhaferri.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Carlo Bollino - Edhe pse nuk rezulton si pronar apo drejtues i kompanisë, Carlo Bollino, gazetar i ANSA i përfshirë në median shqiptare që prej fillimit të viteve 90’, është njeriu kyç pas "Shqiptarja.com" dhe "Report TV", të cilin e zotëron me 100% të aksioneve. Bollino është parë si i afërt me Partinë Socialiste dhe qeverinë aktuale, edhe pse ai i ka mohuar akuzat. Ndaj Bollinos ka pasur disa akuza nga opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha për përfshirjen e tij në projekte të financuara nga qeveria, më i njohuri ndër ta Bunkart.

Kontakt

Njësia Bashkiake nr 2, Rruga Niko Pushkin, 3 Kullat, Kulla 2, Kati 1, Tirana

Tel: +355 682059476

Website: shqiptarja.com

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

0.03 Mio. $ / 3.9 Mio. Lek

Fitim operativ (në Mil. USD)

0.00 Mio. $ / 0.23 Mio. Lek

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

0.6

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Në mënyrë që të vlerësohej pesha e aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e shtypit të shkruar, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe fitimeve të 11 kompanive botuese. Mediat e përfshira në llogaritje janë: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Sot News, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ