Syri.net
"Syri.net" filloi raportimin në vitin 2015, si një faqe pranë opozitës dhe partisë demokratike. Bashkë me faqen që publikon lajme, Çim Peka që njihet si drejtues i faqes, trasmeton aty emisionin e tij 'Fakt', të cilin më herët e kishte drejtuar në "UTV". Faqja në një shënim të sajin pretendon se është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri. Përmbajtja e faqes është e bazuar në politikë, por ka një faqe të veçantë për sportin, dhe po ashtu trasmeton kronika dhe një emision televiziv lajmesh duke përdorur youtube dhe mjete të ngjashme.
Pjesa e audiencës
Të dhënat mungojnë
Lloj pronësie
private
Mbulimi gjeografik
Internacional
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Struktura e pronësisë
Nuk ka të dhëna publike mbi pronësinë e kompanisë. Pronarët janë të panjohur
Të drejta votimi
Të dhënat mungojnë
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2015
Interesat e lidhur të themeluesit
Çlirim Peka (Çim Peka) njihet botërisht si drejtues i faqes online "Syri.net". Faqja rezulton e rregjistruar herët si domain, por ajo filloi të shërbente si agjenci lajmesh në gjuhën shqipe vetëm në vitin 2015.
Peka, i cili më herët ka drejtuar televizionin "UTV", në pronësi të deputetit të PD-së Astrit Veliaj, njihet për qëndrimin e tij të djathtë dhe mjaft pranë Partisë Demokratike, megjithëse sëfundmi ai u përfshi në përplasje me kreun e kësaj partie Lulzim Basha, pas shpalljes së listave për deputetë në zgjedhjet e qershorit 2017.
Vëllai i Pekës, Avenir Peka, shërbeu si zëvendësministër i Brendshëm në qeverinë e djathtë të Sali Berishës. Faqja online dhe Peka janë akuzuar nga media të krahut tjetër si të finacuara nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Po ashtu në media ka pasur lajme mbi marrëdhëniet e Pekës dhe Presidentit Ilir Meta.
Nën emrin e Çlirim Pekës nuk rezultojnë të rregjistruara biznese apo kompani. "Syri.net" është rregjistruar në emrin e një organizate me emrin "Qendra për Informim të Hapur", ndërsa si rregjistrues sëfundmi rezulton Elvis Sadikaj, i cili sipas profilit të tij në Facebook, punon si Drejtor Teknik pranë "Syri.net".
Interesat e lidhur të administratorit
Të dhënat mungojnë
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Artan Cena - është gazetar prej disa vitesh dhe punon si kryeredaktor për "Syri.net". Ai ishte anëtar i Bordit të Monitorimit të Mediave pranë Komisionoit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.
Kontakt
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Të dhënat për rregjistrimin e domain syri.net u siguruan nga website.informer.com, domaintools dhe whois.com. Syri.net nuk rezultoi i rregjistruar në QKB