Telegraf
Gazeta "Telegraf" është e përditshme në shtypin shqiptar që prej vitit 2005. Gazeta publikon disa suplemente. Gazeta nuk ka një linjë editoriale të bërë publike dhe as afërsi me ndonjë parti të caktuar. Kjo gazetë, si një pjesë e madhe e shtypit të shkruar, angazhohet në publikimin e listave dhe shpalljeve publike që mendohet se krijojnë një bazë lexuesish.
Pjesa e audiencës
0.30%
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Me pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Hekla Sh.p.k
Struktura e pronësisë
Gazeta "Telegraf" është pjesë e kompanisë së ndërtimit "Hekla" Sh.p.k, aksionet e të cilës zotërohen nga Klaus Çiraku. Në faqen online të gazetës njoftohet se botuesi është Agim Çiraku, ndërsa në faqen e parë të së përditshmes njoftohet si botues djali i tij Klaus Çiraku.
Të drejta votimi
Vetëm aksioneri i vetëm ka të drejtë vote.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2005
Interesat e lidhur të themeluesit
Agim Çiraku - Gazeta “Telegraf” u themelua si pjesë e kompanisë së ndërtimit “Hekla”, në 28 Nëntor 2005. Në gazetë botues i saj u deklarua Agim Çiraku, por në dokumentet e Qendrës Kombëtare të Bizneseve, Çiraku kishte dhuruar në vitin 2003, 100% të aksioneve të kompanisë Hekla për Luan Veshaj, i cili rezulton pronar i saj deri në vitin 2013. Në këtë kohë ai ia dhuroi aksionet Klaus Çirakut, djalit të Agim Çirakut, i cili është prej asaj kohe edhe pronar i kompanisë.
Vetë gazeta deklaron botues në faqen online Agim Çirakun, ndërsa në faqen e parë të printuar, botues është Klaus Çiraku, djali i tij. Gazeta nuk është e regjistruar si biznes më vete dhe funskionon brenda kompanisë së ndërtimit. Agim Ciraku nuk zotëron biznese të tjera. Më parë, ai ka qenë aksioner me 50% i kompanisë së ndërtimit Albit Diabra sh.a, aksionet e të cilës ia kaloi të nipit në 2015. Djali i tij, Klaus Ciraku zotëton 80% të aksioneve në kompaninë tregtare 'Daroli' sh.p.k dhe 100% të 'Hekla' sh.p.k.
Agim Çiraku, i cili nuk rezulton të ketë biznes tjetër, u zgjodh këshilltar në Këshillin Bashkiak Durrës në të cilin kandidoi për llogari të Partisë Socialiste dhe mbështeti në fushatë zgjedhjen për të tretën herë të Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit. Ndërkohë ai drejton edhe Federatën Shqiptare të Notit prej disa vitesh.
Interesat e lidhur të administratorit
Engjëll Musai - është drejtor i gazetës prej krijimit të saj. Musai mban edhe qëndrimin editorial të gazetës. Ai është i angazhuar prej vitesh në gazetarinë e shkruar, ndërsa rezulton të ketë të regjistruar vetëm një biznes në ortakëri me Agim Çirakun, i cili është në procedura falimentimi. Musai kryen po ashtu edhe detyrat e kryeredaktorit pranë "Telegraf".
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Engjëll Musai - është kryeredaktor i gazetës "Telegraf".
Kontakt
Rr. Abdyl Frashëri, P. Hekla Center, K. 2, Tirana
Tel: +355 42 257199
Email: info@telegraf.al
Website: www.telegraf.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Meta Data
Të dhënat për gazetën u morën nga Qendra Kombëtare e Bizneseve, por gazeta nuk ekziston aty si subjekt më vete. Kjo nuk lejon llogaritjen e të dhënave financiare të saj. Të dhëna të tjera u siguruan nga publikimet e vetë gazetës.