This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/14 at 19:27
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Top-channel.tv

Top-channel.tv është faqja e vetme zyrtare në internet e televizionit kombëtar Top Channel, domain-i i së cilës është krijuar në mars të vitit 2001. Faqja online publikon lajmet në print dhe video të prodhuara nga departamenti i informacionit të Top Channel, por edhe informacione të tjera të larmishme nga bota e artit, sportit dhe showbiz. Top-channel.tv është gjithashtu popullor për videot e emisioneve kryesore të Top Channel, të tilla si “Wake Up”, “Portokalli”, “Fiks Fare” apo “The Voice”. Ndonëse konsiderohet si një ndër faqet kryesore online në Shqipëri, trafiku i vizitave të top-channel.tv është i panjohur. Në përgjigjen për ekipin e MOM, Top Channel tha se “nuk kemi të dhëna të besueshme [të audiencës] për t’iu referuar”.

Fakte kyçe

Pjesa e audiencës

Të dhënat mungojnë

Lloj pronësie

private

Mbulimi gjeografik

Internacional

Llloji përmbajtjes

Pa pagesë

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Kompani/Grupe mediatike

Top Media

Pronësi

Struktura e pronësisë

Faqja në internet Top-channel.tv është pronë e kompanisë Top Channel sh.a. Top Channel sh.a zotërohet në 100 përqind të aksioneve nga Vjollca Hoxha dhe katër fëmijët e saj, Lorela, Sara, Redia dhe Itan.

Të drejta votimi

Voting rights are the same as shareholders rights.

Pronar indvidual

Kompani/Grupe mediatike
Fakte

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2001

Interesat e lidhur të themeluesit

Dritan Hoxha - e nisi karrierën në biznes si një importues kontrovers kafeje, por ishte investimi në media që e bëri atë të njohur dhe i dha famën e një “pionieri të teknologjisë dixhitale” në hapësirën e jetuar nga shqiptarët. Në vitin 1998 ai themeloi Top Albania Radio dhe tre vjet më pas televizionin Top Channel, i cili falë teknologjisë moderne dhe stafit të njohur të gazetarëve u kthye në një kohë të shkurtër në ekranin kryesor të vendit. Në vitin 2004, Hoxha hodhi në treg platformën me pagesë DigitAlb, duke e fuqizuar edhe më tej grupin e tij të ri mediatik Top Media. Hoxha ndërroi jetë më 23 maj 2008, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik me makinën e tij Ferrari 599. Autoritetet më të larta shtetërore, përfshi ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kreu i opozitës, Edi Rama morën pjesë në funeralin e tij. Përplasjet publike të Dritan Hoxhës me ish-kryeministrin Sali Berisha për licensat satelitore dhe publikimi i disa skandaleve të qeverisë së tij [2005-2013] bënë që Top Channel të perceptohej si një televizion i afërt me ish-liderin e opozitës dhe kryeministrin e sotëm, Edi Rama. Por muajt e fundit, televizioni ka nisur një fushatë kritikash ndaj qeverisë së Ramës, duke shënuar një kthesë të fortë editoriale pas pothuajse dy dekadash.

Interesat e lidhur të administratorit

Vjollca Hoxha - Pas vdekjes së Dritan Hoxhës në vitin 2008, aksionet e kompanive u trashëguan nga bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha dhe katër fëmijët e tyre. Ajo mori administrimin e televizionit Top Channel në vitin 2015 dhe nisi një fushatë gjyqësore kundër dy aksionerëve të shumicës, Albert Sino dhe Aurel Baçi. Më 28 qershor 2017, Hoxha e fitoi çështjen në Gjykatën e Apelit duke marrë nën kontroll së bashku me fëmijët e saj 100 për qind të aksioneve të Top-Channel. Përveç televizionit, familja Hoxha zotëron paketën kontrolluese të aksioneve të platformës me pagesë, DigitAlb, radion Top Albania, shtëpinë botuese Saras, kompaninë e prodhimeve muzikore My Music si dhe 49 % të aksioneve në kompaninë e tregtimit të kafesë, Valtelina. Vetë Top Channel zotëron 4.42 % të aksioneve në kompaninë Hightel Towers Albania në ortakëri me konkurrentin TV Klan dhe biznesmenin Samir Mane.

Interesat e lidhur të kryeredaktorit

Elert Yzeiri - është kryeredaktor i faqes online top-channel.tv. Ai mban gjithashtu edhe postin e kryeredaktorit të televizionit Top News. Ai e ka filluar karrierën e tij si gazetar sportiv dhe ka punuar më parë për të përditshmen “Shqip”. Ai njihet gjithashtu si komentator i ngjarjeve sportive dhe i garave të “Formula 1”.

Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm

Filip Çakuli - është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të kompanisë Top Channel sh.a dhe drejtues i emisionit satirik investigative, Fiks Fare.
Ledion Liço - është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të kompanisë Top Channel sh.a dhe moderator televiziv. Ai është gjithashtu i martuar me Sara Hoxhën.
Erion Ylli - mban postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë Top Channel sh.a. Ai zotëron gjithashtu 20 % të aksioneve në kompaninë e përpunimit të naftës Recovered Earth Albania sh.a.

Kontakt

Top Channel, "17 Nentor", 20 Mezez Koder;

Komuna Kashar, Tirana;

Tel.: +355692080500

Website: top-channel.tv

Të dhëna financiare

Të ardhura (in Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Fitim operativ (në Mil. USD)

Të dhënat mungojnë

Reklamat (si % e financimit total)

Të dhënat mungojnë

Pjesa e tregut

Të dhënat mungojnë

Më shumë informacion

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të Top Channel sh.a janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Megjithatë, është e pamundur të llogariten të ardhurat dhe fitimi operativ i faqes në internet të televizonit, pasi top-channel.tv nuk ka balance të ndara nga kompania. Top Channel iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM më 29 Dhjetor 2017. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ