TV Klan
"TV Klan" është televizion kombëtar në Shqipëri dhe pjesë e një prej grupeve mediatike më të mëdha në vend. Ky televizion fitoi garën për një nga dy licencat kombëtare më 2001 dhe transmeton gjithashtu në platformat satelitore dhe dixhitale tokësore të "Digit-Alb". Ai është një televizion me përmbajtje të përzierë dëfrimi dhe informimi. Klan ka hapur një kanal televiziv informativ të quajtur "Klan Plus" dhe aktualisht ka nën pronësi një nga pesë licencat dixhitale tokësore.
Pjesa e audiencës
29.63% Telemetrix / 13.43% Abacus
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (dixhital)
Kompani/Grupe mediatike
Klan TV Sh.a
Struktura e pronësisë
Familja Frangaj ka nën pronësi 100% të aksioneve.
Të drejta votimi
Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1997
Interesat e lidhur të themeluesit
Aleksandër Frangaj - është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media me aksione në "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani e quajtur "Albania 2017" e themeluar më 2017. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë "Media 6" bashkë me dy biznesmenë të tjerë, Julian Roche dhe Marsel Skendo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa ortakët e tij nga 25% secili. Kompania publikonte revistën e përjavshme "Klan" dhe themeloi kanalin televiziv me të njejtin emër. Sot, Frangaj zotëron 60% të aksioneve, ndërsa gruaja e tij, Alba Gina, zotëron 40% te "TV Klan". Ai inicioi planet për një paketë satelitore me pagesë të quajtur "Satelit +" më 2004 dhe një platforme të ngjashme transmetimesh sportive të quajtur "SuperSport" më 2006, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes së tij, Alba Gina. Ai konsiderohet një pronar mediaje pranë qeverisë - pavarësisht se kush e ka pushtetin dhe ia ka dalë me sukses të ndryshojë krah dhe të mbështesë partinë në pushtet përgjatë 20 viteve të fundit.
Marsel Skendo – është themelues i "TV Klan" dhe aksioner në kompaninë "ADA Holding", një nga kompanitë më të vjetra të themeluara në Shqipëri në tetor 1990, menjëherë pasi regjimi komunist lejoi sipërmarrjet private. Që nga ajo kohë, "ADA Holding" ka pasur aktivitete në transport ajror, komunikim, ndërtim, tregti dhe energji, si dhe internet. Kompania "ADA Net" është ofruesi i parë i shërbimit të internetit në vend.
Julien Roche - është një shtetas francez dhe biznesmen. Së bashku me Marsel Skendon ai është themelues i "ADA Holding" dhe "TV Klan", aktualisht President i Dhomës Shqiptaro-Franceze të Tregtisë dhe Industrisë dhe themelues e aksioner i "Helicopters Albania". Ai ishte bashkëpresident i "ADA Air", kompania e parë ajrore në vend. Deri vitin e kaluar, ai ishte anëtar i bordit ekzekutiv i "Société Generale Albania".
Interesat e lidhur të administratorit
Aleksandër Frangaj - është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media me aksione në "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani e quajtur "Albania 2017" e themeluar më 2017. Në 2004, ai inicioi planet për një paketë satelitore me pagesë të quajtur "Satelit +", ndërsa më 2006 mbi një platformë të ngjashme transmetimesh sportive të quajtur ‘SuperSport’, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes së tij Alba Gina. Ai konsiderohet një pronar mediaje pranë qeverisë - pavarësisht se kush e ka pushtetin dhe ia ka dalë me sukses të ndryshojë krah dhe të mbështesë partinë në pushtet përgjatë 20 viteve të fundit.
Më 1996, Frangaj konkuroi për zgjedhje në parlament por nuk u zgjodh. Frangaj shpesh akuzohet se është përfituesi kryesor i fushatave të ndryshme të reklamave të qeverisë, veçanërisht gjatë viteve 2008-2010.
Më 2015, ai u akuzua për fillimin e ndërtimit në një hapësirë të gjelbërt në kompleksin e quajtur "Laguna Blu" pranë qytetit bregdetar të Durrësit. Frangaj i hodhi poshtë akuzat.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Eduard Frangaj - është gazetar dhe vëllai i Aleksandër Frangaj, administratorit dhe aksionerit kryesor të "TV Klan".
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Blendi Fevziu - është drejtues i emisionit "Opinion", emisioni më popullor politik në median shqiptare që nga viti 1997. Fevziu ka qenë gazetar që nga vitet 1990 dhe ka punuar më herët si kryeredaktor në gazeta të ndryshme të pavarura dhe partiake në fillim të viteve '90 para se të niste karrierën si drejtues emisioni. Në fillim të viteve 2000, ai ishte drejtor i gazetës "Korrieri", tashmë e mbyllur. Emisioni i tij është transmetuar katër herë në javë që nga viti 2008. Fevziu është autor i disa librave letrarë dhe publicistikë.
Armand Shkullaku - ka qenë gazetar që nga fillimi i viteve 1990 me një karrierë si redaktor, kryeredaktor dhe drejtor i shumë mediave. Ai është gjithashtu President i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, një organizatë e regjistruar në Shqipëri.
Pandi Laço - është drejtor artistik i shumë spektakleve në TV Klan. Gjatë viteve 2008-2011 ka organizuar emisionin “Histori me Zhurmues”, i cili trajtonte tema historike përmes arkivave filmike dhe intervistave.
Kontakt
Televizioni kombëtar Klan, Rruga: “Aleksander Moisiu”, nr.97, Pranë Ish – Kinostudio, 1007, Tirana, Albania.
Tel: +355 42 347 821/2/3;
Email: info@tvklan.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
9.1 Mio. $ / 1.166 Mio. lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
1.93 Mio. $ / 247Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
28.6%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për vlerësimin e aseteve dhe të ardhurave të kompanisë në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe përfitimeve për 8 kompani/grupe televizive që trasmetojnë falas. Kompanitë e përfshira në përllogaritje janë si më poshtë: Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Kjo llogaritje nuk përfshin kompanitë me pagesë si DigitAlb dhe Tring TV dhe po ashtu as televizionin publik RTSH. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.