TvKlan.al
"Tvklan.al" është faqja e internetit e "TV Klan". Ajo përmban lajme, si dhe informacione mbi programet e "TV Klan" dhe "TV Klan Plus".
Pjesa e audiencës
Të dhënat mungojnë
Lloj pronësie
private
Mbulimi gjeografik
Internacional
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë
Kompani/Grupe mediatike
Klan TV Sh.a
Struktura e pronësisë
Familja Frangaj ka nën pronësi 100% të aksioneve.
Të drejta votimi
Të drejtat e votës janë njësoj si të drejtat e aksionerëve
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2010
Interesat e lidhur të themeluesit
Aleksandër Frangaj - është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media me aksione në "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani e quajtur "Albania 2017" e themeluar më 2017. Në vitin 1997, Frangaj themeloi kompaninë "Media 6" bashkë me dy biznesmenë të tjerë, Julian Roche dhe Marsel Skendo. Frangaj zotëronte 50% të kompanisë, ndërsa ortakët e tij nga 25% secili. Kompania publikonte revistën e përjavshme "Klan" dhe themeloi kanalin televiziv me të njejtin emër. Sot, Frangaj zotëron 60% të aksioneve, ndërsa gruaja e tij, Alba Gina, zotëron 40% te "TV Klan". Ai inicioi planet për një paketë satelitore me pagesë të quajtur "Satelit +" më 2004 dhe një platforme të ngjashme transmetimesh sportive të quajtur "SuperSport" më 2006, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes së tij, Alba Gina. Ai konsiderohet një pronar mediaje pranë qeverisë - pavarësisht se kush e ka pushtetin dhe ia ka dalë me sukses të ndryshojë krah dhe të mbështesë partinë në pushtet përgjatë 20 viteve të fundit.
Marsel Skendo – është themelues i "TV Klan" dhe aksioner në kompaninë "ADA Holding", një nga kompanitë më të vjetra të themeluara në Shqipëri në tetor 1990, menjëherë pasi regjimi komunist lejoi sipërmarrjet private. Që nga ajo kohë, "ADA Holding" ka pasur aktivitete në transport ajror, komunikim, ndërtim, tregti dhe energji, si dhe internet. Kompania "ADA Net" është ofruesi i parë i shërbimit të internetit në vend.
Julien Roche - është një shtetas francez dhe biznesmen. Së bashku me Marsel Skendon ai është themelues i "ADA Holding" dhe "TV Klan", aktualisht President i Dhomës Shqiptaro-Franceze të Tregtisë dhe Industrisë dhe themelues e aksioner i "Helicopters Albania". Ai ishte bashkëpresident i "ADA Air", kompania e parë ajrore në vend. Deri vitin e kaluar, ai ishte anëtar i bordit ekzekutiv i "Société Generale Albania".
Interesat e lidhur të administratorit
Aleksandër Frangaj - është ish-gazetar dhe sipërmarrës në media me aksione në "TV Klan", "ABC News" dhe një kompani e quajtur "Albania 2017" e themeluar më 2017. Në 2004, ai inicioi planet për një paketë satelitore me pagesë të quajtur "Satelit +", ndërsa më 2006 mbi një platformë të ngjashme transmetimesh sportive të quajtur ‘SuperSport’, përmes aksioneve nën pronësinë e bashkëshortes së tij Alba Gina. Ai konsiderohet një pronar mediaje pranë qeverisë - pavarësisht se kush e ka pushtetin dhe ia ka dalë me sukses të ndryshojë krah dhe të mbështesë partinë në pushtet përgjatë 20 viteve të fundit.
Më 1996, Frangaj konkuroi për zgjedhje në parlament por nuk u zgjodh. Frangaj shpesh akuzohet se është përfituesi kryesor i fushatave të ndryshme të reklamave të qeverisë, veçanërisht gjatë viteve 2008-2010.
Më 2015, ai u akuzua për fillimin e ndërtimit në një hapësirë të gjelbërt në kompleksin e quajtur "Laguna Blu" pranë qytetit bregdetar të Durrësit. Frangaj i hodhi poshtë akuzat.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Televizioni Kombëtar Klan, Rruga: “AleksanderMoisiu”, nr.97, PranëIsh – Kinostudio, 1007, Tirana, Albania.
Tel: +355 42 347 821/2/3;
Email: info@tvklan.al
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Fitim operativ (në Mil. USD)
Të dhënat mungojnë
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
Të dhënat mungojnë
Më shumë informacion
Titujt
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. tvklan.tv nuk është një kompani më vete dhe nuk ka raporte financiare më vete. Të ardhurat dhe shpenzimet janë pjesë e të dhënave financiare të kompanisë TV Klan