Vizion Plus
Programet më popullore të "Vizion Plus" janë dy shfaqjet satirike "2XL" dhe "Al Pazar". "Vizion Plus" po ashtu ka trasmetuar disa “reality shows”, më i njohuri prej të cilëve është “Dancing with the Stars Albania”. Ata kanë prej disa vitesh të drejtën e trasmetimit të ndeshjeve të "UEFA Champions League", ndërsa trasmetojnë gjithashtu telenovela dhe disa emisione të debatit politik apo ekonomik.
Që prej krijimit, "Vizion Plus" ka ndryshuar disa herë aksionerë, me vëllezërit Dulaku që kanë qenë gjithmonë të pranishëm, herë me shumicën dhe herë me pakicën e aksioneve. Në vitin 2012, të gjithë aksionerët e tjerë u larguan nga televizioni dhe ai është tashmë në pronësi të tre vëllezërve që kanë secili nga 33.3% të aksioneve.
Së fundmi televizioni ofroi Sokol Ballën, ish-drejtor i rivalëve Top-Channel, i cili do të drejtojë një talk-show politik në "Vizon Plus".
Pjesa e audiencës
5.56% Telemetrix / 10.15% Abacus
Lloj pronësie
Private
Mbulimi gjeografik
Kombëtare
Llloji përmbajtjes
Pa pagesë (dixhital)
Kompani/Grupe mediatike
Edil Al Group
Struktura e pronësisë
"Vizion Plus" është në pronësi të kompanisë "Media Vizion", e cila zotërohet prej vitit 2012 plotësisht nga tre vëllezërit Dulaku, që kanë secili nga 33.3% të aksioneve.
Të drejta votimi
Të tre vëllezërit zotërojnë numër të barbartë aksionesh dhe vote.
Pronar indvidual
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2000
Interesat e lidhur të themeluesit
Vëllezërit Genci dhe Artan Dulaku janë rregjistruar si themelues dhe bashkë me vëllain tjetër Adrian Dulaku zotërojnë tani në kuota të barabarta kompaninë "Media Vizion", e cila zotëron "Vizion Plus".
Artan Dulaku dhe Genci Dulaku u përfshin në media në fund të viteve 90’, si bashkëthemelues të një televizioni që u njoh fillimisht si "Gjeli Vizion".
Agim Buxheli - Në vitin 2000, dy vëllezërit, Artan dhe Genci, themeluan sëbashku me Agim Buxhelin kompaninë "Media Vizion", e cila zotëronte "Gjeli Vizion". Buxheli u largua më pas nga kompania dhe televizioni u riemërtua "Vizion Plus".
Pas largimit të Buxhelit, me dy vëllezërit themelues u bashkua edhe Adrian Dulaku. Të tre vëllezërit janë po ashtu bashkë-aksionerë në një sërë biznesesh, kryesisht biznesin e ndërtimit, atë të trasmetimeve satelitore e shpërndarjes së internetit dhe telefonisë, qendrave tregtare dhe të tjera. Bashkëshortet e tyre rezultojnë themeluese dhe zotëronin të gjitha aksionet e platformës televizive digitale dhe satelitore të njohur si "Tring" deri në vitin 2016, kur shitën 80% të saj. Familja zotëron edhe biznese të tjera të lidhura me median.
Për shkak të përfshirjes në biznesin e ndërtimit, themeluesit e "Vizion Plus" janë parë si të afërt me kryebashkiakët e Tiranës.
Në vitin 2016, ata u akuzuan se censuruan një emision investigativ për trajtimin e mbetjeve të kryeqytetit, në të cilin kryebashkiaku akuzohej për abuzime. Emisioni akuzonte kryebashkiakun Erion Veliaj për abuzim me pushtetin. Mes viteve 2010-2012, kur "Media Holdings Beteiligungs AG" dhe "OST Holding GmbH" zotëronin shumicën e aksioneve të "Media Vizion", kompania është akuzuar dhe për censurimin e disa emisioneve kritike ndaj qeverisë së djathtë të asaj kohe. Kompania i ka mohuar të gjitha këto akuza.
Interesat e lidhur të administratorit
Genci Dulaku - është drejtues i kompanisë "Media Vizion", një post që e ka mbajtur që prej fillimit të viteve 2001. Në vitet 2008-2012, kur shumica e aksioneve të kompanisë u ble nga kompanitë "OST Holding GmbH" dhe "Spot AG" dhe më pas "Media Holdings Beteiligungs AG", Dulaku ishte bashkëadministrator me Gerond Mesareja. Genci Dulaku është bashkë aksioner me vëllezërit në kompaninë "Media Vizon" dhe ka aksione në një sërë kompanish të tjera, të ndërtimit, telekomunikacionit dhe të ngjashme, kryesisht bashkë me vëllezërit apo pjesëtarë të tjerë të familjes. Ai u akuzua se ndaloi publikimin e emisionit investigativ ‘Publicus’ në "Vizion Plus", për shkak të qëndrimit kritik ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Dulaku i ka mohuar me forcë aludimet se emisioni u ndalua për shkak të përmbajtjes së tij kritike.
Interesat e lidhur të kryeredaktorit
Arban Hasani - është drejtor editorial i Vizion Plus. Ai e ka mbajtur këtë post për disa vite me rradhë me një shkëputje në vitet 2010-2012, kur largimi i tij nga puna u perceptua si përpjekje e qeverisë së Sali Berishës për të vënë nën kontroll "Vizion Plus". Hasani ka një eksperiencë prej dy dekadash si gazetar dhe redaktor.
Interesat e lidhura të njerëzve të rëndësishëm
Holta Dulaku, bashkëshortja e Artan Dulakut, është producente e një sërë programesh të "Vizion Plus", po ashtu e përfshirë bashkë me Ritvana Dulakun, bashkëshorten e Adrian Dulakut, dhe Melinën, bashkëshorten e Genci Dulakut, në menaxhimin e "Tring Tv" dhe disa kompanive të tjera të familjes.
Agron Llakaj, Agim Bajko dhe Julian Deda janë tre aktorë të komedisë dhe drejtues të disa prej programeve më të ndjekura në "Vizion Plus".
Turjan Hyskaj është një prej prezantuesve më jetëgjatë në "Vizion Plus".
Rudina Xhunga drejtonte deri sëfundmi emisionin e debatit “Shqip”, por u largua në një kohë kur "Vizion Plus" punësoi Sokol Ballën, ish-drejtorin e lajmeve të Top-Channel.
Kontakt
Media Vizion sh.a., Rr. Don Bosco, Nr.5 Tirana
Tel: +355 4 2 404 268
Faqja e internetit: www.vizionplus.tv
Të dhëna financiare
Të ardhura (in Mil. USD)
3.67 Mio. $ / 470 Mio. Lek
Fitim operativ (në Mil. USD)
0.03 Mio. $ / 3.4 Mio. Lek
Reklamat (si % e financimit total)
Të dhënat mungojnë
Pjesa e tregut
11.5%
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për vlerësimin e aseteve dhe të ardhurave të kompanisë në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurave dhe përfitimeve për 8 kompani/grupe televizive që trasmetojnë falas. Kompanitë e përfshira në përllogaritje janë si më poshtë: Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Kjo llogaritje nuk përfshin kompanitë me pagesë si DigitAlb dhe Tring TV dhe po ashtu as televizionin publik RTSH. Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.