This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/09/12 at 10:34
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Online

Afërsisht 66.4% e popullsisë prej 2.8 milionë banorësh së Shqipërisë ka akses në internet. Gjithsesi, mediat në internet, të cilat shpesh referohen si portale lajmesh, janë bërë një peshë në rritje në tregun e medias. Sipas një vrojtimi të kryer nga IDRA, media në internet është një nga tre burimet kryesore të informacionit për 55% të popullsisë - duke u renditur e dyta pas stacioneve televizive dhe duke lënë pas shtypin e shkruar dhe radiot. Një ndikim të veçantë në rritjen e lexueshmërisë në internet përgjatë viteve të fundit ka pasur përhapja e smartfonëve dhe paketat më të lira të internetit të dhëna nga kompanitë e telekomunikacionit. Sipas të dhënave të siguruara nga IDRA Media, tregu i reklamave për median në internet ishte 3.08 milionë euro nga janari në nëntor 2017.

Numri i medias online ka pësuar shpërthim përgjatë viteve të fundit; me qindra portale dhe agregatorë lajmesh të hapur. Sipas kreut të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, një OJF me bazë në Tiranë, janë më shumë se 650 portale lajmesh të regjistruara më 2017, nga të cilat vetëm 72 drejtohen nga gazetarë. Për shkak të numrit të vogël të mediave dhe tregut të vogël, shumica e medias në internet, me pak përjashtime, nuk ka burime financiare dhe shumica dërrmuese e tyre ripublikon lajmet nga mediat kryesore komerciale të lajmeve. Plagjarizmi ose i ashtuquajturi 'copy-paste', sensacionalizmi me tituj karrem dhe mungesa e standardeve profesionale janë disa nga problemet shpesh të lidhura me median në internet.

MOM analizoi strukturën e pronësisë së 11 mediave në internet të prezantuara më poshtë, sipas metodologjisë së saj e cila paracakton përzgjedhjen e së paku 10 mediave me audiencën më të lartë. Kjo e fundit gjithsesi nuk ishte e mundur të vlerësohej në Shqipëri, për shkak të mungesës së matjeve të besueshme të audiencës për median online. Skuadra e MOM për rrjedhojë u mbështet në një seri kriteresh për përzgjedhjen e tyre, si: vijueshmëria, disponueshmëria e stafit editorial, përmbajtja origjinale, si dhe shpeshtësia e publikimit. Shumica e këtyre mediave janë edicionet në internet të mediave ekzistuese tradicionale, qofshin shtyp apo televizion. 

Databaza e Mediave në Internet
  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ