This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/09/12 at 10:38
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Databaza e Kompanive

Shumica e kompanive të medias në Shqipëri me përjashtim të transmetuesit publik RTSH, janë sipërmarrje private. Të gjitha kompanitë, me përjashtim të kompanisë mëmë të Media Group IN, janë me bazë në Shqipëri dhe të regjistruara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (Sh.p.k)n ose si shoqëri aksionere (sh.a). Një gazetë - e përditshmja Tema, është e regjistruar si person fizik e pronarit Mero Baze. Disa media janë bashkuar në grupime mediash, përfshirë Top Media, Yldon Media Group, Focus Media Group, Panorama Group ose Edil Al Group – megjithëse këto grupime nuk janë ente të regjistruara por kanë më shumë qëllime brandimi me synimin për të identifikuar një grup kompanish të lidhura me një pronar mediaje apo një familje. Kompania më e madhe e shtypit sipas të ardhurave është Panorama Group, e cila publikon të përditshmen Panorama, të përditshmen sportive Panorama Sport dhe revistën e përmuajshme Psikologjia ndërsa grupi më i madh i medias audiovizive është Top Media, e cila ka nën pronësi stacionet televizive kombëtare Top Channel dhe Top News, dhe ka aksione të lidhura me transmetimet dixhitale, radio, reklamimet, kinematë dhe prodhimin muzikor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ