Club Muzikor Sh.a
"Club Muzikor" është një kompani aksionere që zotëron radion e dytë më të madhe në Shqipëri, "Club FM". Kompania u themelua në mars 1999 falë një bashkëpunimi mes partnerëve grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudolakis si dhe atyre shqiptarë, Gjergji Shemko dhe Arben Bylykbashi. Përveç radios "Club FM", "Club Muzikor" e zgjeroi aktivitetin e saj në organizimin e aktiviteteve kulturore si dhe në fushën e reklamave. Në kohën e themelimit, Papadopoulos dhe Doudoulakis kontrollonin nga 26% të aksioneve, ndërsa Bylykbashi dhe Shemko nga 24% secili. Papadopoulos u largua nga kompania në vitin 2006 pasi ia dhuroi aksionet e tij Arben Bylykbashit. Në nëntor 2008, edhe pronari tjetër grek, Ioannis Doudoulakis u largua nga kompania dhe ia dhuroi aksionet e tij kunatës së Bylykbashit, Olta Reka. Prej majit 2015, Bylykbashi zotëron 74% të kompanisë ndërsa Olta Reka 26%.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Shoqëri Aksionere
Sektorët biznesit
Transmetime radio-televizive; Argëtim; Organizim aktivitetesh kulturore; Reklamime
Pronar indvidual
Olta Reka
Olta Reka u përfshi në kompaninë “Club Muzikor” sh.a në vitin 2008, pasi një ndër themeluesit e kompanisë, Ioannis Doudoulakis i dhuroi 26 % të aksioneve. Reka është gjithashtu një ndër drejtueset e emisionit kryesor “Klubi i Mëngjesit” në Club FM. Ajo është gjithashtu kunata e aksionerit kryesor të Club FM, Arben Bylykbashi.
Media të tjera Online
http://clubfm.al
Biznesi i medias
Transmetime radio-televizive
Club Muzikor (74%)
Argëtim
Club Muzikor (74%)
Biznes
Produksion radio-televiziv
Club Production (100%)
Reklamime
Club Production (100%)
Argëtim
Club Production (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1999
Interesat e lidhura me themeluesin
Ioannis Doudoulakis, Nikolaos Papadopoulos, Gjergji Shemko, Arben Bylykbashi - Një bashkëpunim mes shtetasve grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudoulakis dhe atyre shqiptarë, Gjergji Shemko dhe Arben Bylykbashi solli në mars 1999 themelimin e kompanisë "Club Muzikor", që zotëron radion "Club FM" dhe paralelisht e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në organizimin e aktiviteteve artistike apo fushën e reklamave. Në kohën e themelimit, Papadopoulos dhe Doudoulakis zotëronin respektivisht nga 26% të aksioneve, ndërsa Shemko dhe Bylykbashi nga 24% secili. Prej kohës së themelimit, kompania ka pësuar ndryshime të mëdha të pronësisë.
Papadopoulos - është anëtar i shoqatës së biznesit grek në Shqipëri, u largua në vitin 2006 duke ia dhuruar aksionet e tij Arben Bylykbashit. Para largimit, ai kishte themeluar dy stacione të tjera radiofonike të quajtur "Love Radio" dhe "Radio DJ", ndërsa më pas e zgjeroi aktivitetin e tij edhe me dy biznese të vogla me aktivitet në fushën e konsulencës, reklamave dhe telekomunikimit. Papadopoulos ka zotëruar një eksperiencë të gjatë në tregun radiofonik në Selanik, Greqi. Ai ka zotëruar më parë radion "Club FM" në Selanik, ndërsa tani është bashkëaksioner në stacionet radiofonike "Sunrise FM" dhe "Libero FM". Papadopoulos zotëron gjithashtu aksione në kompaninë "arx.net", e cila zhvillon aplikacione dhe shërbime celulare.
Ioannis Doudoulakis - u largua nga kompania në nëntor të vitit 2008, duke ia falur aksionet e tij Olta Rekës.
Gjergji Shemko - Producenti Gjergji Shemko, i cili në kohën e themelimit mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm në "Club FM" u largua gjithashtu nga kompania në vitin 2008. Paketa e tij e aksioneve i kaloi fillimisht Halit Memës dhe më pas përfundoi tek Arben Bylykbashi.
Arben Bylykbashi - nga maj 2015, Bylykbashi zotëron 74% të kompanisë dhe kunata e tij, Olta Reka, zotëron 26% të aksioneve.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rogner Hotel Tirana, Bvd. Deshmoret e Kombit, Tirana
Tel: +355 68 20 00789
Faqja e internetit: clubfm.al
NIPT
K31617016M
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
0.38 Mio. $ / 48.45 Mio. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.04 Mio. $ / 5.06 Mio. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
Enkel Demi- Është gazetar dhe moderator i emisioneve në televizion dhe radio. Ai e ka filluar karrierën e tij në gazetari në vitin 1993 në "Radio Tirana" dhe më pas ka kaluar në "TV Klan". Demi drejton emisionin “Shih programin” në RTSH dhe programin “Makinë me dy timonë” në "Club FM". Ai mban gjithashtu pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në kompaninë “Club Muzikor”.
Flutura Bylykbashi - Është anëtare e Këshillit Mbykqyrës të kompanisë “Club Muzikor” sh.a dhe bashkëshorte e Arben Bylykbashit. Ajo është gjithashtu aksionere e vetme e kompanisë së produksionit “Club Production” sh.p.k.
Rajmonda Mema - Është anëtare e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë “Club Muzikor” sh.a.
Rudina Qirici - Është anëtare e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë “Club Muzikor” sh.a.
Olta Reka – Ajo u përfshi në kompaninë "Club Muzikor" Sh.a në 2008, pasi një nga themeluesit e kompanisë, Ioannis Doudoulakis, i dhuroi asaj 26% të aksioneve të tij. Reka është gjithashtu një nga drejtueset kryesore të emisoneve në "Club FM". Ajo është gjithashtu kunata e aksionerit kryesor të kompanisë, Arben Bylykbashi.
Më shumë informacion
Titujt
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe pasqyrat financiare janë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar vlerat nga lekë në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore. Për më shumë shikoni burimet.