Edil Al Group
"Edil Al Group" është grupimi i disa kompanive në fusha të ndryshme me fokus në ndërtim, media, telekomunikacion, tregti, restorante, botime e të tjera, kryesisht në pronësi apo nën kontrollin e familjes Dulaku. "Edil Al Group" nuk është rregjistruar si i tillë ligjërisht, por është një grup kompanish të zotëruara kryesisht prej familjes Dulaku, të cilët e cilësojnë veten si pjesë e grupit në faqet e tyre online.
Grupi përfshin ndër të tjera edhe kompaninë "Media Vizion", e cila është një nga kompanitë më të rëndësishme mediatike në Shqipëri. Kompania zotëron televizionin privat kombëtar "Vizion Plus".
"Media Vizion" i filloi trasmetimet televizive përmes "Vizion Plus" në fillim të viteve 2000, u pajis me licesë kombëtare në vitin 2008 dhe në vitin 2016 mori nga AMA, një prej 5 licensave kombëtare private për transmetimet numerike.
Tre vëllezërit Dulaku (Adrian, Artan, Genci) dhe bashkëshortet e tyre (Ridvana, Holta, Melina) kanë nën kontroll përmes aksioneve apo edhe këshillave mbikqyrës edhe mbi kompani të tjera që identifikohen në faqet zyrtare të "Edil Al" dhe "Tring TV", si pjesë e grupit.
Ky grup siç identifikohet në faqen zyrtare të "Edil Al" dhe "Tring", përfshin platformën e trasmetimeve digitale dhe satelitore "Tring TV", "Albanian Satellite Comunication", "Botimet Living", revistën "Living", kompaninë e ndërtimit "Edil Al", kompaninë e prodhimit të betonit "Alb Beton", kompaninë e tregtimit të makinave "Albanian Motor Company", qendrat tregtare: "Galeria", "Cristal" dhe "Concord" dhe po ashtu kompani të tjera.
Vetë kompania "Edil-AL-IT", e cila është kompania e parë e grupit, është në pronësi të kompanisë "INER" Shpk e gjitha në pronësi të tre vëllezërve Dulaku.
Në pronësi të vëllezërve dhe bashkëshorteve, janë edhe kompanitë e tjera të sipërpërmendura. Përjashtim bën "Tring Tv" e cila zotërohej nga bashkëshortet e tre vëllezërve, deri në vitin 2016, por ato i shitën 80% të aksioneve të tyre Sotiraq Toshit, i cili më herët kishte shërbyer si administrator i kompanisë. Vëllezërit Dulaku dhe bashkëshortet e tyre kanë sidoqoftë kontrollin mbi kompaninë. Adrian Dulaku, Genci Dulaku dhe Holta Dulaku, janë anëtarët e këshillit mbikqyrës të kompanisë, ndërsa Artan Dulaku dhe Ridvana Dulaku janë administratorë të saj bashkë me Toshin.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Shoqëri Aksionere dhe me përgjegjësi të kufizuar që operojnë në çadrën e Edi al Grup
Sektorët biznesit
Transmetime televizive; Botime; Ndërtim; Shit-Blerje pasurish të patundshme; Tregti; Hoteleri dhe Turizëm
Pronar indvidual
Media të tjera të shkruara
Revista Living (2.22%)
Media të tjera Online
www.vizionplus.tv
www.living.al
Biznesi i medias
Rrjet shpërndarje dixhitale
Tring (20%)
Licensë transmetimesh sportive
Tring (20%)
Media Vizion (100%)
Botime
Living (100%)
Transmetime Dixhitale
Tring (20%)
IP TV
Tring TV (20%)
TV Kabllor
Tring TV (20%)
Biznes
Ndërtim
INER (100%)
ALBA – BETON (90%)
Edil-Al-It (100 %)
Tregti
INER (100%)
CONCORD INVESTMENT (100%)
Galeria shopping mall
Kristal Center shopping mall
Concord Center shopping mall
Shit-Blerje pasurish të patundshme
CONCORD INVESTMENT (100%)
Tregti makinash
Albanian Motor Company (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1994
Interesat e lidhura me themeluesin
Familja Dulaku është e përfshirë në biznesin e ndërtimit që prej fillimit të viteve 90’ si themelues të kompanisë "Edil-Al-It". Tre vëllezërit, Artani, Adriani dhe Genci Dulaku, janë themelues dhe bashkëaksioner e drejtues të grupit të kompanive nën emrin "Edil al Group" sëbashku me bashkëshortet Holta, Ridvana dhe Melina. Kompanitë më të rëndësishme në pronësi të tyre janë "INER", "Edil-Al-It", "Media Vizion" sh.a, "Tring" sh.a, "Concord Investment" dhe "Albanian Satellite Communications".
Kompanitë e tyre kanë qenë aktive në fushën e ndërtimit, qendrave tregtare, telekomunikacioneve dhe medias. Vëllezërit Dulaku janë akuzuar se kanë pasur lidhje të ngushta me Partinë Socialiste dhe liderin e saj Edi Rama, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë kryebashkiak i Tiranës. Akuza të tilla janë shprehur dhe për afërsinë e tyre me kryebashkiakun aktual të qytetit. Kompania dhe vëllezërit i kanë mohuar të gjitha akuzat duke i konsideruar ato si shpifje dashakeqe.
Artan Dulaku dhe Genci Dulaku u përfshin në media në fund të viteve 90’ si bashkëthemelues të një televizioni që u njoh fillimisht si Gjeli Vizion. Në vitin 2000, ata sëbashku me Agim Buxhelin rregjistruan kompaninë "Media Vizion", që zotëronte televizionin. Bashkëshortet e tyre ishin themeluese dhe pronare të platformës dixhitale me pagesë "Tring TV". Në vitin 2016, ata ia shitën 80% të aksioneve Sotiraq Toshit. Megjithatë, familja sërish ka kontroll mbi kompaninë përmes 20% të aksioneve dhe prezencës në bordin mbikqyrës. Familja po ashtu zotëron revistën "Living" dhe një kanal televiziv me të njëjtin emër.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Media Vizion sh.a., Rr. Don Bosco, Nr.5 Tirana
Tel: +355 4 2 404 268
Faqja e internetit: www.vizionplus.tv
NIPT
Media Vizion (K01414003D)
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
Vizion Plus: 3.67 Mio. $ / 470 Mio. Lek Tring TV: 7.26 Mio. $ / 932 Mio. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
Vizion Plus: 0.03 Mio. $ / 3.4 Mio. Lek Tring TV: 0.02 Mio. $ / 3.1 Mio. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës
Holta Dulaku - bashkëshortja e Artan Dulakut, ka 8% të aksioneve në "Tring TV" dhe po ashtu është pjesë e Bordit Mbikqyrës të "Tring TV" Sh.a dhe producente e disa programeve televizive si 'Dancing With the Stars Albania'.
Artan Dulaku - është anëtar i Bordit Mbikqyrës, pronar i "Media Vizion" dhe disa kompanive të tjera kryesisht në fushën e ndërtimit sëbashku me dy vëllezërit e tij.
Adrian Dulaku - është anëtar i Bordit Mbikqyrës, pronar i "Media Vizion" dhe disa kompanive të tjera kryesisht në fushën e ndërtimit sëbashku me dy vëllezërit e tij.
Genc Dulaku – Administratori i "Media Vizion", është anëtar i Bordit Mbikqyrës të "Tring TV" dhe bashkëpronar i disa kompanive, kryesisht në sektorin e ndërtimit, sëbashku me vëllezërit e tij.
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Ritvana Dulakun dhe Melina Dulaku - bashkëshortet e Adrian Dulakut dhe Genci Dulakut, janë pjesë e drejtimit të "Tring TV" dhe disa kompanive të tjera të familjes.
Agron Llakaj, Agim Bajko, Julian Deda - janë tre aktorë të komedisë dhe drejtues të disa prej programeve më të ndjekura në "Vizion Plus". Gazetari dhe këngëtari Turjan Hyskaj është një prej prezantuesve më jetëgjatë në "Vizion Plus".
Sokol Balla - "Media Vizion" punësoi në fund të vitit 2017 Sokol Ballën, ish-Drejtorin e Lajmeve të "Top-Channel", i cili drejton aty emisionin politik 'Real Story'.
Më shumë informacion
Meta Data
Edil al Group nuk është rregjistruar si i tillë ligjërisht, por është një grup kompanish të zotëruara kryesisht prej familjes Dulaku.
Struktura e pronësisë për kompanitë e grupit dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016.
Të dhënat për audiencën për televizonet kryesore u morën nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017. Të dhënat janë kontradiktore dhe për këtë arsye të dy treguesit e audiencës janë përfshirë. Për më shumë, shikoni burimet.