FFM Group Sh.p.k
"FFM Group" Sh.p.k (Free and Fair Media Group) u themelua më 21.09.2011, nga Alba Malltezi, të cilës iu bashkuan më vonë Eva Doçi dhe kompania italiane "Superba" Sh.p.k. Malltezi, bashkëshortja e gazetarit italian dhe pronarit të "Report TV", Carlo Bollino, ka shumicën e aksioneve (74.96%).
Kompania u krijua menjëherë pasi kompania italiane "Edisud" sh.p.k shiti aksionet që kishte në mediat shqiptare, të cilat ishin drejtuar prej Bollinos për dy dekada. Menjëherë pasi u rregjistrua "FFM Group" themeloi "Shqiptarja.com" Sh.p.k, ku zotëron 80% të aksioneve. Kjo e fundit publikon gazetën dhe faqen online me të njëjtin emër.
"FFM Group", përmes kompanisë bijë "Media Content", bleu në vitin 2013 34% të aksioneve të kompanisë së ish-deputetit të PS Koço Kokëdhima të johur si "Ballkan TV", për të filluar sëbashku trasmetimet televizive me emrin "A1 Report". Marrëveshja me Kokëdhimën u ndërpre në shtator të vitit 2015.
Pas prishjes së marrëveshjes me Kokëdhimën, televizioni vijoi trasmetimet si "Report TV", por tani në pronësi të vetë Bollinos.
"FFM Group" dhe "Multiscreen" trajtohen këtu si kompani të ndara, por mediat që zotërohen prej dy kompanive veprojnë publikisht si pjesë e të njëjtit grup. Gazeta dhe faqja online "Shqiptarja.com" publikojnë video të "Report TV" dhe ky i fundit raporton për lajmet e publikuara në gazetë. Po ashtu edhe faqet sociale të mediave dhe grupit i trajtojnë të treja mediat si të lidhura me "FFM Grup" nën drejtimin e Bollinos dhe Malltezit.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Botime;Transmetime Televizive;
Pronar indvidual
Eva Doçi
Eva Doçi - zotëron 20% të aksioneve të "FFM Group" Sh.p.k. Ajo është e afërme e një biznesmeni shqiptar që ka askione te Birra Tirana Sh.a dhe aktivitet tregtar.
Superba Sh.p.k
"Superba S.L.R" (Sh.p.k) është një kompani italiane e cila kontrollon 5.04% të aksioneve pranë "Free and Fair Media Group" Sh.p.k. "Superba" është aktive në biznesin e shpërndarjes së naftës. Ata janë pjesë e "Petrolifera Italo Rumena" S.L.R (apo PIR Group), i cili zotëron "Petroliferën Italo Albanese". "Petrolifera Italo Albanese" Sh.a (PIA) është një nga operatorët kryesorë të import-eksportit të naftës dhe produkteve të saj në vend dhe ka me koncesion portin detar për këtë qëllim. Disa nga artikujt e "Shqiptarja.com", vite më parë, krijojnë idenë e një farë afrimiteti.
Televizione të tjera
TV BALLKAN
Biznesi i medias
Transmetime televizive
TV BALLKAN (35%)
Botime
Shqiptarja.com (80%)
Biznes
Tregti nafte
Superba S.L.R
Everest Oil (54%) përmes Superba Sh.p.k
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2011
Interesat e lidhura me themeluesin
Alba Malltezi themeloi "FFM Group" Sh.p.k (Free and Fair Media Group) më 21.09.2011. Asaj më vonë iu bashkuan Eva Doçi dhe kompania italiane "Superba" Sh.p.k
Malltezi zotëron 74.96% të aksioneve të kompanisë "Free and Fair Media", e cila zotëron 80% të aksioneve të gazetës "Shqiptarja.com" dhe portalit online me të njëjtin emër, ndërsa po ashtu ka në zotërim kompaninë "Media Content" e cila vijon të ketë 35% të aksioneve të kompanisë që zotëron televizonin "A1", i cili nuk trasmeton. Kapitali i kësaj kompanie llogaritet 350 milion Lekë. Malltezi është bashkëshortja e gazetarit Carlo Bollinos dhe prej vitesh është angazhuar edhe si gazetare në median e shkruar. Malltezi mban një kolumn të vetën te "Shqiptarja.com".
Ndaj bashkëshortëve Bollino e Malltezi ka pasur disa akuza nga opozita aktuale dhe ish-kryeministri Sali Berisha për afërsinë politike me kryeministrin Edi Rama dhe po ashtu mbi projektin Bunkart. Ata i kanë mohuar akuzat me forcë.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Njesia Bashkiake nr 2, Rruga Niko Pushkin, 3 Kullat, Kulla 2, Kati 1, Tirana
Tel: +355 682059476
Faqja e internetit: shqiptarja.com
NIPT
L12122018Q
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
0.03 Mio. $ / 3.9 Mio. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.00 Mio. $ / 0.23 Mio. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Carlo Bollino - Edhe pse nuk rezulton si pronar apo drejtues i kompanisë, Carlo Bollino, gazetar i ANSA i përfshirë në median shqiptare që prej fillimit të viteve 90’, është njeriu kyç pas "Shqiptarja.com" dhe "Report TV", të cilin e zotëron me 100% të aksioneve. Bollino është parë si i afërt me Partinë Socialiste dhe qeverinë aktuale, edhe pse ai i ka mohuar akuzat. Ndaj Bollinos ka pasur disa akuza nga opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha për përfshirjen e tij në projekte të financuara nga qeveria, më i njohuri ndër ta Bunkart.
Lindita Dode – themeloi kompaninë "Multiscreen" që zotërohet tani nga Carlo Bolino dhe më pas ia shiti atij për 3.5 milion lekë, ndërsa punon aty si administratore. Dode është një bashkëpunëtore e vjetër e Bollinos. Emri i saj del edhe si ish-aksionere në kompaninë që ndërtoi "Bunkart" dhe si ish-administratore në kompaninë "Media Content" që zotërohet nga bashkëshortja e Bollinos.
Genci Kondi - është pjesë e grupit të gazetarëve që themeloi "Shqiptarja.com". Ai mori pozicionin e administratorit pas largimit të Anila Bashës. Kondi është një gazetar i vjetër i ekonomisë dhe ka bashkëpunuar me Malltezin dhe Bollinon edhe gjatë kohës që ata drejtonin "Gazetën Shqiptare".
Më shumë informacion
Meta Data
FFM Group është një grup kompanish të zotëruara kryesisht nga Alba Malltezi. Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.