Koha Jone Sh.p.k
KKoha Jonë sh.p.k është kompania që boton një nga gazetat më të vjetra në vend. Publikuar fillimisht si gazeta zyrtare e Partisë së Punës në Rrethin Lezhë, ajo u privatizua dhe u publikua si gazetë e pavarur që nga viti 1991. Mes viteve 1992 dhe 1997, ajo u konsiderua një nga gazetat më kritike kundër qeverisë së kohës dhe u dogj, aludohet nga shërbimet sekrete të kohës. Më 1993, dy nga redaktorët e gazetës Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka u arrestuan dhe u akuzuan për "nxjerrje të sekreteve ushtarake" si dhe për përhapjen e informacioneve të rreme, një vepër penale në Shqipëri deri në vitin 2012. Gazetarët e saj u sulmuan vazhdimisht dhe në shumë raste, u rrahën ose u burgosën.
Gjithsesi, pas kolapsit të sundimit të Partisë Demokratike më 1997, një pjesë e stafit të Koha Jonë ia doli të marrë pozicione në qeveri, përfshirë kryeredaktorin Ben Blushi, i cili u bë zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Ministër i Arsimit, ndërsa Martin Leka, një nga redaktorët, u bë drejtor i televizionit publik nën qeverisjen e majtë. #
Koha Jonë u përball me konkurrencë të ashpër pas vitit 1998, kur gazeta Shekulli filloi të shitej për 10 lek (një kopje e Koha Jonë në atë kohë shitej për 50 lek). Nikoll Lesi, në atë kohë pronar i gazetës dhe deputet, u përpoq ta luftojë problemin përmes propozimit të një ligji anti-dumping. Shekulli e rriti çmimin në 20 lek, sërish dy herë e gjysmë më lirë se sa Koha Jonë dhe gazetat e tjera të kohës. Më 2001, shumë gazeta të tjera si Panorama, Dita Informacion (tashmë e mbyllur), Korrieri (tashmë e mbyllur) etj, u shfaqën në treg me të njëjtin çmim me Shekullin dhe Koha Jonë humbi gradualisht rëndësinë me kalimin e viteve. #
Pas disa përpjekjeve për të rindërtuar bazën e lexuesve të gazetës, përfshirë blerjen nga Aleksandër Frangaj më 2007, pronësia e gazetës u transferua sërish te Nikoll Lesi më 2013. Në vitin 2016, Koha Jonë kishte të ardhura prej 15.9 milionë Lek (0.12 Milionë USD) dhe ka rreth 2.7% të tregut të medias së shkruar. #
Më 2017, gazeta shtyp 2000 deri në 5,500 kopje në ditë.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Botime
Pronar indvidual
Nikoll Lesi – është një gazetar dhe sipërmarrës mediaje. Ai bashkëthemeloi gazetën Koha Jonë në Lezhë më 1991 dhe të përditshmen sportive Sport Ekspres më 1997. Ai u zgjodh deputet më 1997, 2001 dhe 2005, fillimisht si i pavarur dhe më pas për parti dhe koalicione të ndryshme. Ai shiti gazetën Koha Jonë më 2007 te ish-partneri i biznesit Aleksandër Frangaj, por Frangaj ia rishiti gazetën më 2013 për të njëjtën shumë. Që nga viti 2013, Nikoll Lesi është pronar dhe administrator i kompanisë.
Media të tjera Online
www.kohajone.com
Biznesi i medias
Publikime
Koha Jone Sh.p.k (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
1994
Interesat e lidhura me themeluesin
Nikoll Lesi – është një gazetar dhe sipërmarrës mediaje. Ai bashkëthemeloi gazetën Koha Jonë në Lezhë më 1991 dhe të përditshmen sportive Sport Ekspres më 1997. Ai u zgjodh deputet më 1997, 2001 dhe 2005, fillimisht si i pavarur dhe më pas për parti dhe koalicione të ndryshme. Ai shiti gazetën Koha Jonë më 2007 te ish-partneri i biznesit Aleksandër Frangaj, por Frangaj ia rishiti gazetën më 2013 për të njëjtën shumë. Që nga viti 2013, Nikoll Lesi është pronar dhe administrator i kompanisë.
Aleksandër Frangaj – është ish-gazetar dhe sipërmarrës i medias me aksione te TV Klan, ABC Neës dhe një kompani të quajtur Albania 2017 themeluar më 2017. Ai iku nga Koha Jonë më 1997 dhe bleu kompaninë më 2007 për 100.000 USD. Frangaj ia shiti gazetën sërish Nikoll Lesit më 2013 për të njëjtën shumë.
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga Sami Frasheri, Pallatet eAviacionit te Vjeter, Nr 2., Tirana
Email: redaksia@kohajone.com
Faqja e internetit: www.kohajone.com
NIPT
J71425013C
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
0.12 Mio. $ / 15.92 Mio. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.01 Mio. $ / 1.41 Mio. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Albina Gjergji – është gazetare. Ajo është aktualisht zëvendëskryeredaktore e Koha Jonë.
Herion Mesi – është gazetar. Ai është aktualisht zëvendërkryeredaktor i Koha Jonë
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Nikoll Lesi iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 15 janar 2018. Me qëllim vlerësimin e peshës së aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e medias së shtypur, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurat dhe fitimet e 11 kompanive të medias së shtypur. Kompanitë e përfshira në llogari janë si vijon: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jone, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor. Shiko burimet për më shumë.
Burime