This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/14 at 20:32
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Media Group IN Sh.p.k

Media Group IN Sh.p.k

Media Group In është një kompani, që është nën administrimin e Genci Shkodrës dhe zotërohet në të gjitha aksionet nga "MIESSECO" LTD në Qipro, e cila menaxhohet nga CUARDEX MANAGEMENT LTD po në Qipro dhe prezanton si drejtor Andreas Kleanthoys.#

Nuk ka të dhëna mbi pronësinë individuale të kompanisë e cila u rregjistrua në Qendrën e Bizneseve në shkurt të vitit 2016.#

Media Group in zotëron po ashtu 90 % të aksioneve të Extra Channel Shpk e cila ka në pronësi IN TV dhe po ashtu një kompani të tretë të quajtur In Events. Të treja kompanitë kanë si objekt trasmetimet audiovizive.

IN Media, që përfshin radion, stacionin televiziv dhe faqen online intv.al e cilëson veten si platforma më e re në vend e cila ka si target audience të rinjtë, ndërsa pretendon se ka ndjekshmëri të lartë mes tyre.

 

Fakte kyçe

Kompani mëmë

Miesseco LTD

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Transmetime radio televizive

mediat
Other Media Outlets

Televizione të tjera

IN TV (2.17% Abacus / 1.12% Telemetrix)

Media të tjera Online

http://www.intv.al/

Fakte

Biznesi i medias

Transmetime

IN TV (90%)

Biznes

Organizim Eventesh

IN Event (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2016

Interesat e lidhura me themeluesin

Miesseco LTD – Media Group IN është themeluar nga kompania qipriote Miesseco LTD. Nuk ka të dhënë publike mbi pronësinë.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rr. Dhaskal Tod’hri, Nr. 26, Kashar, Tirana, Albania

Tel: +355 42419099

Email: info@intv.al, marketing@intv.al, teamup@intv.al

Faqja e internetit: www.intv.al

NIPT

L61429018R

Të dhëna financiare

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Genc Shkodra –është administrator i Media Group In i cili zotëron aksionet e Tok Media, In Events dhe 90 për qind të aksioneve të Extra Channel. Shkodra shërben si administrator edhe te të treja kompanitë vartëse. Ai ka qenë për më shumë se 10 vjet drejtor i Top Albania Radio dhe për një periudhë 2 vjeçare i Video Graphic Agency ( VGA ) që po ashtu ishte e lidhur me Top-Channel dhe Top Albania Radio. Prej vitit 2013 ai menaxhon kompanitë që kanë në pronësi In Tv dhe Radio In.

Më shumë informacion

Të dhënat nuk janë të disponueshme

të dhënat e pronësisë nuk janë të disponueshme në regjistrat publik , kompania / kanali refuzoi dhënien e informacionit ose nuk përgjigjet, nuk ka të dhëna publike

1 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ