This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 17:31
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Panorama Group Sh.p.k

Panorama Group Sh.p.k

Panorama Group është kompania më e madhe e botimeve në tregun e shtypit të shkruar në Shqipëri dhe zotëron të përditshmen Panorama, gazetën sportive Panorama Sport dhe revistën e përmuajshme Psikologjia. Grupi u themelua në Shtator 2002 nga tre biznesmenët Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferi dhe Lefter Sota. Dy të parët kishin në atë kohë investime të konsiderueshme në ndërtim, ndërkohë që Sota njihej për biznesin e tij të tregtisë së hekurit. Dokumentet nga Qendra Kombëtare e Bizneseve tregojnë se Irfan Hysenbelliu zotëronte 34 % të aksioneve, ndërkohë që Xhaferi dhe Sota kishin nga 33% secili. Alban Xhaferi u largua nga kompania në vitin 2003 dhe një vit më vonë hapi gazetën “Metropol”. Në vitin 2005, edhe Sota u largua nga kompania dhe themeloi gazetën “Tirana Observer”. Gazeta Metropol u mbyll në vitin 2010, ndërkohë që Tirana Observer i vazhdon publikimet e saj vetëm online. Prej vitit 2005, Irfan Hysenbelliu është pronari i vetëm i kompanisë “Panorama Group”. Grupi është gjithashtu aksioneri i vetëm i kolegjit universitar “Luarasi”.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri Aksionere

Sektorët biznesit

Transmetime radio-televizive; Botime; Ndërtim; Tregti; Hoteleri-Turizëm; Fabrikë birre; Kantinë vere; Prodhim uji të pijshëm; Edukim (kolegj universitar privat)

Pronësi

Pronar indvidual

Irfan Hysenbelliu

Irfan Hysenbelliu është presidenti i grupit mediatik Focus Media Group dhe pronar i kompanisë Panorama Group sh.a me investime kyçe në televizion, radio dhe në shtypin e shkruar. Hysenbelliu është sipërmarrës në fushat e ndërtimit, të prodhimit të birrës dhe verës, në hoteleri si dhe në arsimin universitar privat në vend. Ai e nisi karrierën në vitin 1994 si tregtar dhe importues i produkteve ushqimore, por vetëm një vit më pas e shtriu aktivitetin e tij në biznesin fitimprurës së ndërtimeve në Tiranë. Në vitin 1997, Hysenbelliu privatizoi ndërmarrjen shtetërore të prodhimit të mjeteve mësimore “ALB-MS 97” si dhe u përfshi bashkë me 10 biznesmenë të tjerë në privatizimin e shoqërisë “Birra Tirana”. Por ai i shiti shpejt aksionet e tij dhe në vitin 2004 bleu fabrikën e prodhimit të “Birrës Korça”, pronar i së cilës është edhe sot. Në vitin 2002, Hysenbelliu vendosi të investonte në media duke themeluar shoqërinë mediatike “Panorama Group sh.p.k”, e cila zotëron gazetat “Panorama” dhe “Panorama Sport” si dhe revistën “Psikologjia”. Në vitin 2011 ai e shtriu ndikimin e tij si botues edhe në fushën e mediave audiovizive, pasi bleu për 5.9 milionë euro së bashku me bankerin Artan Santo televizionin News 24, së bashku me të përditshmen “Gazeta Shqiptare”, portalin “Balkanweb” si dhe radion “Rash”. Ndonëse njihet publikisht si President i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu nuk është aksioner i saj në letra. Sipas Qendrës Kombëtare të Bizneseve, pronar i kompanisë është kushëriri i tij, Bashkim Hysenbelli.

100%
mediat
Other Media Outlets

Media të tjera të shkruara

Panorama Sport (2.60%)

Media të tjera Online

http://www.panorama.com.al/sport/

Fakte

Biznesi i medias

Botime

Panorama Group (100%)

Transmetime radio-televizive

Focus Media News (100%)

Biznes

Ndërtim

Erjoni (100%)

Tregti

Pegasos (50%)

Hoteleri dhe turizëm

Hysenbelliu (100%)

Kantinë vere

Egnatia Group (100%)

Prodhim i ujit të pijshëm

Fab Group (100%)

Fabrikë birre

Egnatia Group-Birra Korca (99.02%)

Edukim

University College Luarasi (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2002

Interesat e lidhura me themeluesin

Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri dhe Lefter Sota – E përditshmja Panorama nisi botimet në vitin 2002 si një bashkëpunim mes tre biznesmenëve Irfan Hysenbelliu, Alban Xhaferri dhe Lefter Sota. Dy të parët kishin investime të gjera në fushën e ndërtimit, ndërsa Sota njihej më tepër për kompanitë e tij të përpunimit të hekurit. Dokumentet e themelimit në Qendrën Kombëtare të Bizneseve tregojnë se Irfan Hysenbelliu zotëronte 34 % të aksioneve në kompaninë „Panorama Group“, ndërkohë që Xhaferri dhe Sota ndanin secili nga 33 %. Alban Xhaferri u tërhoq nga kompania në vitin 2003 dhe një vit më vonë themeloi një gazetë të re të quajtur „Metropol“. Në vitin 2005, edhe Lefter Sota ia transferoi aksionet e tij Hysenbelliut dhe në të njëjtin vit themeloi të përditshmen „Tirana Observer“. Gazeta „Metropol“ u mbyll në vitin 2010, ndërsa „Tirana Observer“ i vazhdon botimet e saj vetëm në internet. Prej vitit 2005, Irfan Hysenbelliu është aksioneri i vetëm i grupit mediatik „Panorama Group“.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga “Panorama”, Nd.3, H.14, Ap. 3, Njësia Bashkiake nr. 9, 1016 Tirana

Tel: +355 42 403 207

Faqja e internetit: www.panorama.com.al

NIPT

K22112005E

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

2.12 Mio. $ / 271.45 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.07 Mio. $ / 8.69 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bordi ekzekutiv + interesat e bordit ekzekutiv

Ardit Çela –ka studiuar për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe më pas u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Posta Shqiptare. Çela është gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi si deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Prej janarit 2016 ai kryen detyrën e administratorit të kompanisë “Panorama Group” sh.a.

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Fabjola Hysenbelliu është vajza e pronarit Irfan Hysenbelliu dhe anëtare e Këshillit Mbikqyrës të kompanisë “Panorama Group” sh.a.

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Robert Rakipllari –është gazetar dhe kryeredaktor i Gazetës Panorama. Më parë, ai ka mbajtur postin e kryeredaktorit në gazetën e përditshme “Shekulli”.

Më shumë informacion

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Panorama Group iu përgjigj kërkesës për informacion të bërë nga ekipi i MOM më 8 Janar 2018. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ