This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 21:07
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Standard L.T.D. Sh.p.k

Standard L.T.D. Sh.p.k

Kompania STANDARD L.T.D Sh.p. k, me pronar të vetëm Sofokli Dunin, u themelua në vitin 2013 dhe pas kësaj mori përsipër publikimin e gazetës Standard, e cila më herët publikohej nga kompania Standard Shpk, që rezulton prej kohësh në proces likuidimi sipas Qendrës Kombëtare të Bizneseve. #

Gazeta u themelua si media me qëndrim editorial të djathtë. Numri i saj i parë pati si titull kryesorë një intervistë me Sali Berishën atëherë kryeministër, ndërsa edhe më vonë ajo ka mbajtur qëndrim mjaft pranë PD-së. Gazeta është angazhuar prej kohësh në publikimin e materialeve të konspiracionit anti-Soros, që shpesh janë kryeartikuj të saj.

 

Fakte kyçe

Formular i biznesit

private

Forma ligjore

Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar

Sektorët biznesit

Botime

Pronësi

Pronar indvidual

Sofokli Duni

Sofokli Duni - është administrator i gazetës që prej vitit 2006 dhe tashmë edhe pronar i vetëm i saj përmes kompanisë Standard Ltd. Ai është aksioner në klubin e futbollit të Himarës. Pronar i një restoranti në Himarë, biznes që rezulton i pezulluar dhe aksioner me 50 përqind të aksioneve në kompaninë IONIAN COAST PROPERTY DEVELOPEMENT.
Ka jetuar një pjesë të kohës në Sllovaki, ku bashkë me të vëllain rezulton në biznesin e printimeve, restoranteve, printimit e të ngjashme. Politikisht ai është mjaft pranë të djathtës dhe kandidoi për të qenë anëtarë i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

100%
mediat
Other Media Outlets

Media të tjera Online

www.standard.al

Fakte

Biznes

Zhvillim prone

Ionian Coast Property Development (50%)

Sport

Klubi i Futbollit Himara (24%)

Botime dhe Printim

Biznes printimi në Sllovaki

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2013

Interesat e lidhura me themeluesin

Sofokli Duni - është administrator i gazetës që prej vitit 2006 dhe tashmë edhe pronar i vetëm i saj përmes kompanisë Standard Ltd. Ai është aksioner në klubin e futbollit të Himarës. Pronar i një restoranti në Himarë, biznes që rezulton i pezulluar dhe aksioner me 50 përqind të aksioneve në kompaninë IONIAN COAST PROPERTY DEVELOPEMENT.
Ka jetuar një pjesë të kohës në Sllovaki, ku bashkë me të vëllain rezulton në biznesin e printimeve, restoranteve, printimit e të ngjashme. Politikisht ai është mjaft pranë të djathtës dhe kandidoi për të qenë anëtarë i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga Luigj Gurakuqi Nr.31/1,Tirana

Email info@standard.al

Faqja e internetit: www.standard.al

NIPT

L31918012S

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

0.02 Mio. $ / 1.9 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.00 Mio. $ / 0.1 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Gerti Duni –është vëllai i Sofokli Dunit, dhe një prej themeluesve të gazetës Standard. Ai zotëron kompaninë e shërbimeve MF1, dhe po ashtu ka biznese në Sllovaki, ku ka qenë i zgjedhur si anëtarë i këshillit bashkiak të Bratislavës në vitet 2006-2010.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ