This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 14:54
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Tema

Kompania Tema është person fizik nën pronësinë e Mero Baze, gazetar dhe sipërmarrës mediaje. Kompania publikon të përditshmen Tema dhe faqen e internetit gazetatema.net. Tema është një gazetë e përditshme që është publikuar që nga viti 1999. Sipas pronarit, Tema boton 2 mijë kopje në ditë dhe ka 800,000 deri në 1,000,000 vizita në ditë në faqen e saj në internet. Mero Baze ka 3.6% të tregut të medias së shkruar në Shqipëri.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Biznes i vogël

Sektorët biznesit

Botime

Pronësi

Pronar indvidual

Mero Baze

Mero Baze – është gazetar dhe sipërmarrës mediaje. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë që nga vitet 1990 ndërsa hapi gazetën e tij më 1999. Ai njihet për editorialet e tij të përditshme më së shumti mbi politikën si dhe për rubrikën satirike të përditshme "Antena Brenda Familjes". Ai drejtoi një emision televiziv të quajtur Faktor Plus në Vizion Plus mes viteve 2008 dhe 2012.

Ai njihet se ka qenë mbështetës i ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha deri në vitin 2008 kur u kthye në një nga kritikët më të ashpër të qeverisjes së tij. Baze u përballe me presione nga qeveria ndaj biznesit të tij, kërcënime dhe sulme fizike si pasojë e kritikave mbi bizneset e qeverisë.

100%
mediat
Fakte

Biznesi i medias

Botime

Mero Baze (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1999

Interesat e lidhura me themeluesin

Mero Baze – është gazetar dhe sipërmarrës mediaje. Ai ka punuar në media të ndryshme, përfshirë Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë që nga vitet 1990 ndërsa hapi gazetën e tij më 1999. Ai njihet për editorialet e tij të përditshme më së shumti mbi politikën si dhe për rubrikën satirike të përditshme "Antena Brenda Familjes". Ai drejtoi një emision televiziv të quajtur Faktor Plus në Vizion Plus mes viteve 2008 dhe 2012.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Banese private, prane Komunes Golem, Golem Albania

Email: merobaze@gmail.com

Faqja e internetit: www.gazetatema.net

NIPT

K91624015A

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

0.17 Mio. $ / 21.37 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

0.07 Mio. $ / 9.25 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

BlediLumani – është gazetar

Më shumë informacion

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Meta Data

Mero Baze është person fizik. Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë të disponueshme për publikun në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Mero Baze iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 18 janar 2018. Me qëllim vlerësimin e peshës së aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e medias së shtypur, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të ardhurat dhe fitimet e 11 kompanive të medias së shtypur. Kompanitë e përfshira në llogari janë si vijon: Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jone, Mapo, Shekulli, Tema, Dita, Shqiptarja.com, Standard dhe Monitor.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ