This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 18:15
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Top Media

Top Media

"Top Media" është grupi më i madh mediatik në Shqipëri dhe zotërohet kryesisht nga familja Hoxha. Historia e tij fillon në vitin 1998, kur Dritan Hoxha themeloi "Top Albania Radion" dhe tre vjet më pas televizionin "Top Channel", i cili falë gazetarëve të njohur dhe teknologjisë moderne u kthye në një kohë të shkurtër në televizionin më popullor në Shqipëri. Në vitin 2004, Dritan Hoxha lançoi platformën me pagesë "DigitAlb", e cila e forcoi edhe më tej konglomeratin e tij mediatik. Hoxha vidq më 23 Maj 2008 si pasojë e një aksidenti automobilistik në makinën e tij Ferrari 599. Bashkëshortja e tij, Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj trashëguan bizneset prej asaj kohe. "Top Media" i ka zgjeruar aktivitetet përgjatë viteve dhe zotëron sot stacionet televizive "Top Channel" dhe "Top News". Grupi zotëron gjithashtu 51% të aksioneve të platformës me pagesë "DigitAlb", radiot "Top Albania", "Top Gold" dhe "My Music", gazetën online "Shqip" dhe kompaninë e reklamave VGA. Ndërkohë, kompania "DigitAlb" zotëron distributorin e dytë dixhital, ADTN dhe 95% të aksioneve të rrjetit të kinemave "Imperial".

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri Aksionere

Sektorët biznesit

Transmetim radio-televiziv; Telekomunikacion; Produksion muzikor; Rrjete të transmetimeve dixhitale (DigitAlb dhe ADTN); Botime; Reklamime; Argëtim (Kinema); Tregti (kafe)

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Other Media Outlets

Radio

Top Gold Radio (7.05%)

Media të tjera Online

www.gazeta-shqip.com

Fakte

Biznesi i medias

Rrjete të transmetimeve dixhitale

DigitAlb (51%); ADTN (51%)

Licensë transmetimesh sportive

DigitAlb (51%)

Shtëpi botuese

Saras (100%)

Transmetime dixhitale

DigitAlb (51%)

Transmetime satelitore

DigitAlb (51%)

Teleshopping

DigitAlb (51%)

Telekomunikim

Hightel Towers Albania (4.42%)

Biznes

Tregti

Valtelina (49%); Vini & Food (35%)

Produksion muzikor

My Music (100%)

Reklamime

VGA (100 %)

"DigitAlb" bashkëpunon me "IPKO", operator telefonik dhe distribucioni në Kosovë

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

1998

Interesat e lidhura me themeluesin

Dritan Hoxha - e nisi karrierën në biznes si një importues kafeje, por ishte investimi në media që e bëri atë të njohur dhe i dha famën e një “pionieri të teknologjisë dixhitale” në hapësirën e jetuar nga shqiptarët. Në vitin 1998, ai themeloi "Top Albania Radio" dhe tre vjet më pas, televizionin "Top Channel", i cili falë teknologjisë moderne dhe stafit të njohur të gazetarëve u kthye në një kohë të shkurtër në ekranin kryesor të vendit. Në vitin 2004, Hoxha hodhi në treg platformën me pagesë "DigitAlb", duke e fuqizuar edhe më tej grupin e tij të ri mediatik "Top Media". Hoxha ndërroi jetë më 23 maj 2008, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik me makinën e tij Ferrari 599. Autoritetet më të larta shtetërore, përfshirë ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kreun e opozitës, Edi Rama morën pjesë në funeralin e tij. Përplasjet publike të Dritan Hoxhës me ish-kryeministrin Sali Berisha për licensat satelitore dhe publikimi i disa skandaleve të qeverisë së tij [2005-2013], bënë që "Top Channel" të perceptohej si një televizion i afërt me ish-liderin e opozitës dhe kryeministrin e sotëm, Edi Rama. Por muajt e fundit, televizioni ka nisur një fushatë kritikash ndaj qeverisë së Ramës, duke shënuar një kthesë të fortë editoriale pas pothuajse dy dekadash.

Punonjësit

Të dhënat mungojnë

Kontakt

Rruga “17 Nentori”, Nr. 20, Mezez Koder, Komuna Kashar, Tiranа

Tel: +355 69 20 80 500

Faqja e internetit: top-channel.tv

NIPT

Top Channel (K12007002U); Top Albania Radio (K01719005H)

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

Top Channel: 12.4 Mio. $ / 1.59 Bn. Lek Top Albania Radio: 0.44 Mio. $ / 56.04 Mio. Lek DigitAlb: 44.293 Mio. $ / 5.682 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

Top Channel: 0.009 Mio. $ / 1.1 Mio. Lek Top Albania Radio: 0.01 Mio. $ / 1.44 Mio. Lek DigitAlb: 0.92 Mio. $ / 118.72 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Filip Çakuli është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të kompanisë "Top Channel" sh.a dhe drejtues i emisionit satirik investigative 'Fiks Fare'.

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Ben Blushi - është politikan, shkrimtar dhe gazetar i njohur në Shqipëri. Gjatë viteve 90, Blushi mbante postin e kryeredaktorit të gazetës "Koha Jonë". Në vitin 2000, ai nisi karrierën e tij në politikë duke iu bashkuar kabinetit të ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano, fillimisht si prefekt i Korçës dhe më pas si Ministër i Arsimit apo Ministër i Pushtetit Lokal. Në vitin 2005, kur Edi Rama mori drejtimin e Partisë Socialiste, Blushi ishte mes mbështetësve. Më vonë, Blushi u bë kundërshtari kryesor i Ramës brenda Partisë Socialiste. Në vitin 2016, ai u largua nga Partia Socialiste dhe krijoi lëvizjen LIBRA, por në testin e parë elektoral LIBRA dështoi të zgjidhte deputetë. Më 20 Janar 2018, Blushi dha dorëheqjen nga politika për t’u rikthyer në media. Një javë më pas ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i televizionit "Top Channel".

Më shumë informacion

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Meta Data

Top Media nuk është një entitet i regjistruar ligjërisht, por një grup kompanish të cilat zotërohen kryesisht nga familja Hoxha. Të dhënat e pronësisë dhe bilancet financiare për Top Channel, Top Albania Radio dhe DigitAlb janë siguruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore. Top Channel iu përgjigj një kërkese për informacion të ekipit të MOM më 29 Dhjetor 2017. DigitAlb gjithashtu iu përgjigj kërkesës për informacion të MOM në Janar 2018. Për më shumë shikoni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ