This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/10/04 at 18:13
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Yldon Media Group

"Ylldon Media Group" zotërohet nga Ylli Ndroqi dhe përfshin kompanitë "Ora News" dhe "Channel One", të cilat operojnë dy stacionet televizive dhe një stacion radiofonik në Tiranë. "Ora News" është televizion i formatit 24 orë lajme në ditë dhe është themeluar në vitin 2007. Motoja e televizionit është “Të parët me lajmin e fundit”, ndërsa pretendon se është kanali lider në kategorinë e stacioneve me 24 orë lajme në Shqipëri. Televizioni shkruan në faqen e vet në internet se filozofia e tij është informimi objektiv i publikut, me saktësi dhe në kohë reale.

Sinjali i "Ora News" transmetohet pa pagesë, por edhe në platformën me pagesë "DigitAlb", prej vitit 2008. "Radio Ora News" transmeton lajme përgjithësisht të gjeneruara nga televizioni në frekuencën 96.7 FM. Televizioni "Channel One" është stacioni i dytë televiziv i grupit mediatik "Yldon Media Group", i themeluar në 7 Mars 2011. "Channel One" transmetohet në katër qytete, përfshirë Tiranën. Motoja e stacionit televiziv është “Channel One - zgjedhja jote e parë”.

Fakte kyçe

Formular i biznesit

Private

Forma ligjore

Shoqëri Aksionere dhe me përgjegjësi të kufizuar që operojnë në çadrën e Ylldon Media Group

Sektorët biznesit

Transmetime radio-televizive

Pronësi

Pronar indvidual

mediat
Other Media Outlets

Televizione të tjera

Channel One (0.57% Telemetrix / 1.11% Abacus)

Media të tjera Online

http://www.oranews.tv/

Fakte

Biznesi i medias

Transmetime radio-televizive

Ora News (100%)

Informacion i përgjithshëm

Viti themelimit

2006

Interesat e lidhura me themeluesin

Ilda Prifti – Më 2006, Ilda Prifti themeloi një kompani të quajtur "Ora" për të ndërtuar një televizion vendor me bazë në Tiranë, me kapital themeltar 100,000 lekë (1.067 USD). Në dhjetor 2006, kapitali i kompanisë u rrit në 25 milionë lekë (266.794 USD) dhe televizioni u hap me formatin informativ 24 orësh para zgjedhjeve për pushtetin vendor të vitit 2006. Ilda Prifti është e afërt e Alba Ginës, gruas së Aleksandër Frangaj. Ilda Prifti ka lindur më 1988 dhe ishte 18 vjeç kur emri i saj u shfaq në regjistrin e biznesit si themeluese e kompanisë.

Punonjësit

80

Kontakt

Rruga Aleksander Moisiu, Ish-Kinostudioja "Shqiperia e Re", Tirana, Albania.

Email: redaksiaora@gmail.com

NIPT

Ora: K71505003O, Channel One: K12412002L, Yldon: K31618007S

Të dhëna financiare

Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)

Ora News: 1.46 Mio. $ / 187.8 Mio. Lek; Channel One: Revenues: 0.053 Mio. $ / 6.9 Mio. Lek Yldon: 0.165 Mio. $ / 21.2 Mio. Lek

Fitimi operativ (në Mil. USD)

Ora News: 0.03 Mio. $ / 3.7 Mio. Lek; Channel One: ‘-0.057 Mio. $ / ‘-7.26 Mio. Lek; Yldon: ‘-0.09 Mio. $ / ‘-11.5 Mio. Lek

Reklamat (si % të totalit të financimit)

Të dhënat mungojnë

Drejtuesit

Bord mbikëqyrës + interesat e bordit mbikëqyrës

Blerina Hoxha – është anëtare e Bordit Mbikqyrës së "Yldon Media Group".

Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim

Mariam Akopian Ndroqi – bashkëshorte e Redonit, është drejtoreshë e përgjithshme e "Ora News".

Më shumë informacion

Transparencë aktive

kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me pronësinë e saj, të dhënat janë përditësuar vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme

4 ♥

Meta Data

Yldon Media Group nuk është një entitet i regjistruar ligjërisht. Ora News është një kompani aksionere. Channel One është një kompani me përgjegjësi të kufizuara.
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare publikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Për qëllim të vlerësimit të peshës së aseteve dhe të ardhurave të kësaj kompanie në tregun e medias, MOM ka llogaritur vlerën e aseteve, të të ardhurave dhe fitimeve të 8 kompanive televizive dhe dy platformave me pagesë. Kompanitë e përfshira në këtë llogari janë: DigitAlb, Tring, Top Channel, Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media News, ABC News, Ora News dhe Scan. Për konvertimin në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit i vitit 2016 i publikuar nga Banka e Shqipërisë.Pjesa e audiencës për televizionet kryesore janë dhënë nga Abacus Research dhe Telemetrix për vitin 2017, të dhënat janë konfliktuale dhe për këtë arsye janë dhënë të dyja matjet. Për më tepër shihni burimet.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ