Agim Çiraku
Agim Ciraku është themeluesi i kompanisë "Hekla" e cila boton edhe gazetën "Telegraf", por edhe pse del si botues në faqen online të gazetës, kompania sipas dokumenteve në QKB është në pronësi të djalit të tij Klaus Çiraku.
Klaus Çiraku është pronar i me 80% të aksioneve edhe në një kompani të dytë me emrin "Daroli" sh.p.k, e cila ka si objekt tregtinë. Ai i mori aksionet e "Hekla" sh.p.k si dhuratë nga Luan Veshaj në vitin 2013, Veshaj më herët i kishte marrë aksionet nga Agim Çiraku.
Agim Çiraku, i cili nuk rezulton të ketë biznes tjetër, u zgjodh këshilltar në Këshillin Bashkiak Durrës në të cilin kandidoi për llogari të Partisë Socialiste në vitin 2015 dhe mbështeti në fushatë zgjedhjen për të tretën herë të Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit. Ndërkohë ai drejton edhe Federatën Shqiptare të Notit prej disa vitesh.
Biznes
Ndërtim
Hekla Sh.p.k (100%)
Tregti
DAROLI (80%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Reald Çiraku – nipi i Agim Çirakut mori nga ky i fundit si dhuratë 50% të aksioneve të kompanisë së ndërtimit "ALBIT DIABRA" Sh.p.k.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.