Andi Bushati
Andi Bushati ka 50% të kontrollit në faqen online "Lapsi.al". Ai është gazetar që prej fillimit të viteve 90’ dhe nuk është i angazhuar në biznes. Bushati filloi karrierën pranë gazetës "Koha Jonë", ndërsa më pas drejtoi "Revistën Klan". Ai ka qenë prej vitesh një nga opinionistët kryesorë në emisionet politike në vend. Bushati po ashtu ka drejtuar emisionin "Zonë e Ndaluar" në "Vizion Plus". Ai ka mbajtur gjithmonë qëndrime të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ky i fundit e ka sulmuar për lidhjen familjare me një prej drejtuesve të nomeklaturës komuniste. Bushati ka pasur qëndrime të ashpra po ashtu edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, qeverisjen e të cilit e ka cilësuar si të korruptuar.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.