Arben Bylykbashi
Arben Bylykbashi- u përfshi në tregun mediatik shqiptar në vitin 1999 me themelimin e kompanisë “Club Muzikor” sh.a, ku ai zotëronte fillimisht 24% të aksioneve. Ortakët e tij në biznes ishin producenti Gjergji Shemko dhe dy shtetasit grekë, Nikolaos Papadopoulos dhe Ioannis Doudoulakis, por ata u larguan njëri pas tjetrit nga kompania. Roli i Bylykbashit u rrit me kalimin e viteve, fillimisht si administrator i kompanisë dhe më pas si aksioner i paketës kontrolluese. Me aktivitet kryesor radion "Club FM", kompania e ka shtrirë gjithashtu aktivitetin në organizimin e eventeve artistike apo në fushën e reklamave. Prej vitit 2015, kompania “Club Muzikor” u kthye në një biznes familjar. Sipas Qendrës Kombëtare të Bizneseve, Bylykbashi zotëron 74% të aksioneve ndërsa kunata e tij, Olta Reka, pjesën tjetër prej 26%. Një tjetër biznes i familjes Bylykbashi është edhe kompania “Club Production”, e cila zotërohet nga bashkëshortja Flutura Bylykbashi. Kjo kompani e ka shtrirë aktivitetin e saj në produksion, shërbime të reklamës, prodhimin e posterave dhe botime të tjera.
Biznes
Radio dhe produksion TV
Club Production (100%)
Reklama
Club Production (100%)
Argëtim
Club Production (100%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Flutura Bylykbashi - Është anëtare e Këshillit Mbykqyrës të kompanisë “Club Muzikor” sh.a dhe bashkëshorte e Arben Bylykbashit. Ajo është gjithashtu aksionere e vetme e kompanisë së produksionit “Club Production” sh.p.k.
Olta Reka u përfshi në kompaninë “Club Muzikor” sh.a në vitin 2008, pasi një ndër themeluesit e kompanisë, Ioannis Doudoulakis i dhuroi 26% të aksioneve. Reka është gjithashtu një ndër drejtueset e emisionit kryesor “Klubi i Mëngjesit” në "Club FM". Ajo është gjithashtu kunata e aksionerit kryesor të Club FM, Arben Bylykbashi.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe pasqyrat financiare janë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të dhënat financiare i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar vlerat nga lekë në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore. Për më shumë shikoni burimet.