Arjan Prodani
Arjan Prodani është biznesmen dhe pronar i gazetës së përditshme "Sot News". Ai u përfshi në biznes në vitin 1996, kur themeloi bashkë me të vëllanë kompaninë e ndërtimit dhe të shëbimeve të kancelarisë "Prodani Construction". Në tetor të vitit 2002, ai themeloi kompaninë mediatike "Sot +" me botime gazetën "Sot" dhe "Kërko dhe Gjen" së bashku me 4 aksionerë të tjerë, por një vit më vonë mori në duar 91% të aksioneve të kompanisë. Prodani zotëron gjithashtu kompaninë e printimeve dhe design-it "Classic Print" dhe atë të import-eksportit të energjisë "Red&Black". Në vitin 2003, ai themeloi si aksioner i vetëm kompaninë "Sot News" sh.p.k, e cila boton sot gazetën e përditshme "Sot News".
Biznes
Shtëpi botuese
Classic Print (100%)
Ndërtim
Prodani Construction (75%)
Tregti
Red& Black (100%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Shkëlqim Prodani – është vëllai dhe ortak në biznes i Arjan Prodanit. Ai zotëron 25% të aksioneve në kompaninë e ndërtimit "Prodani Construction".
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare janë publikisht të disponueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat financiare të raportuara i përkasin vitit 2016. Kursi mesatar i këmbimit i raportuar nga Banka e Shqipërisë është përdorur për të konvertuar shumat në USD. Nikoll Lesi iu përgjigj kërkesës së MOM për informacion më 15 Janar 2017. Shiko burimet për më shumë. Pjesa e tregut është llogaritur si të ardhurat e kompanisë në përqindje të të ardhurave të agreguara të 12 kompanive të medias së shtypur. Shiko burimet për më shumë.