Koço Kokëdhima
Koço Kokëdhima është një biznesmen, ish-deputet dhe themelues i gazetës së përditshme "Shekulli". Koço Kokëdhima - ka interesa në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin, tregtinë, industrinë kimike etj. Z. Kokëdhima u zgjodh deputet më 2013 në listat e Partisë Socialiste. Mandati i tij u deklarua i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese më 2016 për shkak se një nga kompanitë e tij, "Abissnet", pati përfituar nga fondet e shtetit gjatë kohës që ai ishte deputet. Kushtetuta e Shqipërisë i ndalon kompanitë nën pronësinë e deputetëve që të përfitojnë nga fondet publike. Më 2017, Kokëdhima themeloi një lëvizje të re politike të quajtur "Zgjidhja". # Kokëdhima ka nën pronësi 62.84% të "F.K Apollonia", një skuadër futbolli me bazë në Fier, përmes kompanisë "2K Group". Aksioneri tjetër është Bashkia Fier. Kompania e tij kryesore, "2K Group", ia doli të blejë shumicën e aksioneve të kompanive të ndryshme publike gjatë valës së dytë të privatizimit mes viteve 1999 dhe 2003. Ai u akuzua në mënyrë të përsëritur për përdorimin e gazetës si mekanizëm presioni kundër qeverive të ndryshme. Disa nga kompanitë e privatizuara nga grupi i tij janë: "ART EKSPORT IMPORT", "Boja Tirana", etj. Më 1998, ai themeloi "Abissnet", një nga kompanitë më të hershme të ofrimit të internetit në Shqipëri.
Biznes
Botues
UNIPRESS (90%)
Radio
Radio +2 (80%)
Televizion
TV Ballkan (65%)
Ndërtim
PLANETI-X (100%)
PLATEA (50% through 2K Group)
WIMAX - Sh.a (75% through 2K Group)
Industri kimike
Boja Tirana (90.92%)
Telekomunikacion
Abissnet (100% through 2K Group)
Sport
Apollonia Sh.a (62.84% through 2K Group)
Pajisje bujqësore
ANTEL (35%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Brixhida Kokëdhima – është bashkëshorte e Koço Kokëdhima dhe aksionere dhe/ose administratore ose ish-administratore e shumë kompanive. Ajo ka nën pronësi 35% të "2K Group", dhe ka shërbyer më parë si administratore e "UNIPRESS" (e përditshmja Shekulli), "ABISSNET", "Boja Tirana", etj, kompani pjesërisht ose tërësisht nën pronësinë e bashkëshortit të saj.
Era Kokëdhima – është vajza e Koço Kokëdhima. Ajo ka nën pronësi 35% të "2K Group" dhe 40% të "Radio +2", një radio kombëtare ku ajo është edhe administratore.
Bora Kokëdhima - Vajza e Koço Kokëdhima, bashkëpronare e "Radio +2".
Besa Kokëdhima - Vajza e Koço Kokëdhima është një këngëtare që ka fituar disa çmime.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.