Leka Brothers
Vëllezërit Edmond dhe Niko Leka janë biznesmenë dhe themelues të revistës së përjavshme ekonomike "Monitor". Edmond Leka e nisi karrierën e tij si inxhinier në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, por në vitin 1997 ai kaloi në sektorin privat për të ndihmuar vëllanë e tij, Niko Leka që të zgjeronte kompaninë Western Union në Shqipëri. Dy vëllezërit Leka zotërojnë sot një rrjet të gjerë kompanish, ku peshën kryesore e zë institucioni financiar “Union Bank”. Leka u përfshi në media në vitin 2000 me themelimin e revistës së përjavshme ekonomike "Monitor". Në vitin 2005, kompania e themeluar prej vëllezërve Leka, "Union Distribucion Servis Albania" sh.p.k bleu 20% të aksioneve të kompanisë DigitAlb. Në janar 2016, “Union Distribucion Servis Albania” shiti 10% të aksioneve te “Union Grup" sh.p.k, e cila zotërohet në 70% të aksioneve nga vëllezërit Edmond dhe Niko Leka. Tre aksionerët e tjerë të minorancës janë Varuzhan Piranjani, Eduart Shima dhe Gjergji Misha.
Biznes
Shërbime postare
Albanian Courier (100%)
Tregti
Auto Master (100%)
United Motors (100%)
Consulencë
S-Systems (100%)
Telekomunikacion
Uni-Com (100%)
Ndërtim
Uni Cons (100%)
Pluton Investor (100%)
Turizëm
Union Travel Co (85%)
Prona të paluajtshme
Arch Investor (85 %)
Shërbime finaciare
Union Financiar Tirane (70%)
Bank
Union Bank (89,88% from which 86.35% through Unioni Financiar Tirane)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Varuzhan Piranjani – është sipërmarrës ndërtimi. Ai është gjithashtu aksioner në kompanitë "Union Grup" sh.p.k, "Union Net" sh.p.k dhe "Union Financiar Tiranë" të themeluara nga vëllezërit Leka.
Eduart Shima – është ortak biznesi i vëllezërve Leka. Ai zotëron gjithashtu shtëpinë botuese "Poeteka" dhe kompaninë e design-it, "Intergrafika".
Gjergji Misha – është ortak i vjetër biznesi i vëllezërve Edmond dhe Niko Leka. Ai është gjithashtu pronar i kompanisë së ndërtimit dhe shitjes së pasurive të paluajtshme "Star Plus".
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare të Union Grup sh.p.k dhe Media Union sh.p.k. janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.