Sofokli Duni
Sofokli Duni është administrator i gazetës që prej vitit 2006 dhe tashmë edhe pronar i vetëm i saj përmes kompanisë "Standard Ltd". Ai është aksioner në klubin e futbollit të Himarës. Pronar i një restoranti në Himarë, biznes që rezulton i pezulluar dhe aksioner me 50% të aksioneve në kompaninë "IONIAN COAST PROPERTY DEVELOPEMENT".
Ka jetuar një pjesë të kohës në Sllovaki, ku bashkë me të vëllain rezulton në biznesin e printimeve dhe restoranteve. Politikisht ai është mjaft pranë të djathtës dhe kandidoi për të qenë anëtarë i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Biznes
Zhvillim pronash
Ionian Coast Property Development (50%)
Sport
Himara Football Club (24%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Gerti Duni – është vëllai i Sofokli Dunit dhe një prej themeluesve të gazetës "Standard". Ai zotëron kompaninë e shërbimeve "MF1", dhe po ashtu ka biznese në Sllovaki, ku ka qenë i zgjedhur si anëtarë i këshillit bashkiak të Bratislavës në vitet 2006-2010.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.