Zhuljeta Lamaj
Zhuljeta Lamaj është e veja e Vajdin Lamajt dhe trashëgimtare e kompanive të themeluara nga i shoqi së bashku me tre fëmijët e saj. Ajo u përfshi në biznes prej vitit 2000, si ortake zyrtare apo administratore e pasurive që besohet se kishin si burim aktivitetet e bashkëshortit. Më 16 maj 2000, Zhuljeta Lamaj shfaqet në dokumentet e Qendrës Kombëtare të Bizneseve si aksionere me 40% e kompanisë mediatike “Top Albania” sh.a, ndonëse publikisht njihej si aksioner bashkëshorti i saj. Në vitin 2001, ajo u bë gjithashtu 100% aksionere e restorantit “Juvenilja”, një ndër pronat kryesore të familjes së saj në Tiranë.
Pas atentatit me eksploziv të 28 shkurtit 2005 që shkaktoi vdekjen e Vajdin Lamajt, Zhuljeta dhe tre fëmijët e saj trashëguan edhe kompanitë e tjera në emër të bashkëshortit, të tilla si shoqëria e prodhimit të konfeksioneve “Albines”, kompaninë e shtypshkrimeve “Alb-Tipografia” apo kompanitë e transporteve “Tirana Trans” dhe “Lamaj Trans”. Më 20 janar 2010, Zhuljeta Lamaj shiti 20% të aksioneve të “Top Albania” te nëna e Dritan Hoxhës për 750 mijë duke e zvogëluar portofolin e saj në 20%.
Prej vitit 2011, Zhuljeta Lamaj e ka shtrirë aktivitetin e saj të biznesit edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Regjistrit Britanik të Bizneseve, ajo drejton kompaninë “L’Aqua Virgine” Limited, ndërsa më parë ka drejtuar kompanitë "Acton HCW" LTD dhe "Elite Car Wash" Limited.
Biznes
Shërbime (Restorante)
Juvenilja (100%)
Prodhim veshmbathjesh
Albines (100%)
Shërbime (Transport)
Lamaj Trans (100%)
Tirana Lines (60%)
Shtëpi botuese
Alb-Tipografia (100%)
Shërbimes
L’aqua Virgine LTD (75%)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Vajdin Lamaj – bashkëshorti i Zhuljeta Lamajt ishte themeluesi i kompanive që u trashëguan nga ajo dhe fëmijët. Vajdin Lamaj vdiq tragjikisht nga një atentat me bombë në Shkurt 2005.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.