This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/12/10 at 18:07
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Pse ka rëndësi pronësia e medias?

Media ndikon mënyrën se si faktet shihen dhe debatohen në një shoqëri. Pavarësia dhe pluralizmi i medias, opinioni publik dhe këndvështrimet - përfshirë kritikimin e njerëzve në pushtet - janë masa mbrojtëse për një demokraci të shëndetshme. Monitorimi dhe sigurimi i pluralizmit të pronësisë është hapi i parë drejt pavarësisë dhe lirisë për të zgjedhur.

Si mundet që njerëzit të vlerësojnë besueshmërinë e informacionit nëse ata nuk e dinë se kush e jep atë? Si mundet që gazetarët të punojnë sicc duhet nëse ata nuk e dinë se kush e kontrollon kompaninë për të cilën punojnë? Dhe si mundet që autoritetet e medias të trajtojnë përqendrimin e tepërt të medias nëse ata nuk e dinë se kush është duke drejtuar timonin e medias. 

Struktura e pronësisë mund të ndikojë gjithashtu në mënyrën se si industria e medias menaxhon butimet e veta. Ajo i jep formë fuqisë ekonomike dhe eficencës së sektorit të medias, gjë që është me interes të veçantë për investitorët potencialë.

Monitori i Pronësisë së Medias gjeti se audienca dhe të ardhurat në tregun shqiptar mbeten shumë të përqendruara në duart e pak grupimeve nën pronësi familjare, të cilat dominojnë tregun e medias.

Zbuloni më shumë se 'kush e ka pronësinë e medias' në databazën tonë.

Databaza e Mediave dhe pronarëve
Gjetjet kryesore
Treguesit e Riskut ndaj Pluralizmit të Medias
  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ