This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2024/12/10 at 19:03
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Treguesit e Riskut ndaj Pluralizmit të Medias

Përqendrimi i audiencës së medias

Rezultati : Rrezik i Lartë

Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e audiencës dhe lexueshmërisë mes platformave të medias, bazuar në pjesët e audiencës. Përqendrimi matet duke llogaritur pjesët e audiencës së katër pronarëve më të mëdhenj të tregut. Përqindjet e prezantuara të audiencës bazohen në të dhënat e ofruara nga Abacus Research dhe Telemetrix. 

Dy agjenci kërkimore janë aktive në tregun e medias në Shqipëri: Abacus Research dhe Telemetrix.  Një pjesë e bashkësisë së ekspertëve janë të opinionit se fusha e kërkimit të tregut është ndarë mes dy shtëpive të mëdha mediatike: Top Media dhe Klan Media. Në mënyrë që të ishim në gjendje t'i krahasonim, MOM bleu të dhënat nga të dyja agjencitë. Të dhënat e tyre mbi shikueshmërinë e televizioneve janë shumë të ndryshme, për shkak se përdorin metodologji dhe kampionë të ndryshëm. Abacus Research ka 1080 familje në të gjithë Shqipërinë përfshirë zonat rurale, ndërsa Telemetrix ka rreth 300 familje vetëm në qytetet kryesore të Shqipërisë. Këto diferenca (shih më poshtë) në të dhënat e audiencës krahas komenteve të hapura për mosbesueshmëri të të dhënave të audiencës, të bëra nga bashkësia e ekspertëve si dhe nga disa pronarë të medias reflektojnë nivel të ulët besimi në të dyja agjencitë. 

TelevizioniAbacus (pjesa%)Telemetrix (pjesa%)
Top Channel16,159,06
TV Klan 13,4329,63
Vizion Plus 10,155,56
News 245,368,99
Ora News 4,711,91
ABC News 2,722,50
Report TV1,693,17
Top News 0,060,98
RTSH4,632,21
Scan TV0,240,14
Klan Plus0,601,88

Nga tregu i televizioneve, MOM ka llogaritur përqendrimin e audiencës me të dyja setet e të dhënave. Sipas të dhënave të ofruara nga Abacus Research, tregu i televizioneve ka një përqendrim të mesëm, ku katër pronarët e mëdhenj kanë audiencë prej 48.93%. Gjithsesi, të dhënat nga Telemetrix tregojnë përqendrim të lartë në tregun televiziv ku katër pronarët e mëdhenj arrijnë një audiencë prej 58.60%. Duke marrë parasysh se të dhënat e matjes së tregut nuk janë të besueshme, rregullimi dhe ndërmarrja e politikave bazuar në fakte është i pamundur - gjë që në vetvete përbën rrezik të LARTË për pluralizmin e medias televizive. 

Top 4 Abacus: Përqendrimi i audiencës TV 48,93%Top 4 Telemetrix: Përqendrimi i audiencës TV 58,60%
Familja Frangaj: 16,75% (Klan TV, ABC News)Familja Frangaj: 34,01% (Klan TV, ABC News)
Familja Hoxha: 16,21% (Top Channel, Top News)Familja Hoxha:  10,04% (Top Channel, Top News)
Familja Dulaku: 10,15% (Vizion Plus)Irfan Hysenbelliu: 8,99% (News 24)
Familja Ndroqi: 5,82% (Ora News, Channel One)Familja Dulaku: 5,56% (Vizion Plus)

Tregu i radiove: 63.96%

Të dhënat e audiencës në tregun e radios janë të disponueshme vetëm nga Abacus për periudhën 1-8 prill 2017. 1,000 intervista të plotësuara përmes një metode me ditar 1-javor për të regjistruar dëgjueshmërinë e radios dhe lexueshmërinë mes shqiptarëve 12+ u kryen nga Abacus Research.

Rezultatet e llogaritjes së audiencës tregojnë se rreziku i përqendrimit të audiencës brenda tregut të radiove në Shqipëri është i LARTË, ku katër lojtarët e mëdhenj arrijnë një audiencë prej së paku 63,96%. Katër lojtarët e mëdhenj në tregun e radios janë: 

Top 4: Përqendrimi i audiencës në radio: 63,96%
Familja Hoxha: 40,96% (Top Albania Radio, Top Gold Radio, My Music Radio)
RTSH, Transmetues Publik: 11,25% (Radio Tirana, Radio Tirana 2)
Arben Bylykbashi: 8,57% (Club FM)
Familja Ndroqi: 3,18% (Radio Ora News)

Tregu i shtypit: 43.29%

Të dhënat e audiencës për tregun e shtypit të shkruar u ofruan nga Abacus Research për periudhën 1-8 prill 2017. 1000 intervista të plotësuara përmes metodës së ditarit 1-javor për regjistrimin e dëgjueshmërisë së radios dhe lexueshmërisë së gazetave mes shqiptarëve 12+ u kryen nga Abacus Research.

Rezultatet e llogaritjes së audiencës tregojnë se rreziku i përqendrimit të audiencës brenda tregut të shtypit është MESATAR, ku katër lojtarët më të mëdhenj arrijnë një audiencë prej 43.29%. Media e shtypur ka një pronar të madh me audiencë prej 30.22%, ndërsa tre pronarët e tjerë të mëdhenj janë shumë më të vegjël. Për rrjedhojë, katër lojtarët e mëdhenj në tregun e medias së shtypur janë: 

Top 4: Përqendrimi i audiencës në shtyp: 43,29% 
Irfan Hysenbelliu: 30,22% (Panorama, Gazeta Shqiptare, Panorama Sport, Psikologjia)
Koço Kokëdhima: 6,63% (Shekulli)
Henri Çili: 4,64% (Mapo, Revista Mapo, Madame Mapo)
Vëllezërit Dabulla: 1,80% (Gazeta Dita)

Tregu Internetit: Nuk ka të dhëna

Nuk ka të dhëna audience mbi lexueshmërinë në internet dhe për rrjedhojë, matja e përqendrimit të audiencës në internet është e pamundur. Mungesa e të dhënave mbi audiencën konsiderohet rrezik i LARTË për pluralizmin e medias. 

I ULËTMESATARI LARTË
Përqendrimi i audiencës së televizioneve (horizontal) 

Përqindja: 48.47% të dhënat e Abacus; 58.60% të dhënat e Telemetrix

Mospërputhjet e mëdha në të dhënat e audiencës tregojnë nevojën për të dhëna më të qëndrueshme dhe për rrjedhojë ka rrezik të LARTË për përqendrimin e tregut televiziv. 

Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience më të ulët se 25% Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mes 25% dhe 49%. Nëse në një vend, katër pronarët e mëdhenj (top4) kanë pjesë audience mbi 50%.  
Përqendrimi i audiencës së radiove (horizontal) 

Përqindja: 63.96%

Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience më të ulët se 25%Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mes 25% dhe 49%.Nëse në një vend, katër pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mbi 50%.  
Përqendrimi i lexueshmërisë së gazetave (horizontal) 

Përqindja: 43,29%

Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience më të ulët se 25%Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mes 25% dhe 49%.Nëse në një vend, katër pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mbi 50%.  
Përqendrimi i lexueshmërisë në internet (horizontal)

Përqindje: Nuk ka të dhëna, për rrjedhojë rrezik i LARTË

Mungesa e të dhënave të audiencës në përgjithësi konsiderohet rrezik i lartë për pluralizmin e medias

Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience më të ulët se 25%Në rast se në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mes 25% dhe 49%.Nëse në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë audience mbi 50%.  

 

BURIMET:

Raporti i Abacus për TV dhe Radio në 2017
Raporti i Abacus për lexueshmërinë e shtypit të shkruar në 2017
Raporti i Telemetrix për audiencën TV 2017

Përqendrimi në tregun e medias

Rezultati: Rrezik i lartë

Ky indikator synon të vlerësojë përqendrimin horizontal të pronësisë bazuar në pjesën e tregut, gjë që ilustron fuqinë ekonomike të kompanive/grupeve. Përqendrimi matet për secilin sektor të medias duke i vendosur pjesët e tregut pronarëve kryesorë të sektorit. 

Përqendrimi brenda tregut të televizioneve është i lartë: 89.6% (tregu i transmetimeve të lira) ose 94% (i gjithë tregu; duke përfshirë rrjetet e transmetimeve dixhitale dhe transmetuesin publik) të tregut u përkasin vetëm 4 pronarëve.

Dy pronarët më të mëdhenj kontrollojnë më shumë se dy të tretat e tregut me 71.7%. 

Tregu shqiptar i televizionit mund të ndahet në tre kategori kryesore: a) Shërbimet me pagesë, të ofruara nga Digit-Alb, Tring, televizionet e tjera kabllore si dhe Radio Televizioni Publik. b) Televizionet pa pagesë, që mbështeten më së shumti te reklamat. c) Televizionet vendore me pak peshë financiare ose publike. MOM ndau tregun e televizioneve me pagesë nga tregu i transmetimeve të lira, për shkak se televizioni me pagesë ekziston më së shumti si shërbim argëtimi, ku "informimi" nuk është një prioritet. MOM vendosi të përfshijë Radio Televizionin Publik në këtë kategori, për shkak se shumica e të ardhurave të saj rrjedhin nga buxheti i shtetit dhe nga një taksë speciale mbi pronësinë e televizorit që paguhet nga familjet dhe mblidhet përmes faturës së energjisë elektrike.

Tregu i televizioneve komerciale pa pagesë përfshin tetë kompani që operojnë kanalet televizive kryesore dhe që kanë peshë në treg. MOM ka llogaritur, bazuar në bilancet e kompanive të televizioneve të vitit 2016 se të ardhurat e përgjithshme të tetë lojtarëve janë 4.1 miliardë lekë (36 milionë USD). Të gjitha janë me bazë në Tiranë. Pjesa tjetër e televizioneve, disa dhjetëra në të gjithë vendin, kanë pak peshë. Në përgjithësi, këto tetë kompani përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të tregut të televizioneve. Një listë e plotë e kanaleve televizive mund të gjendet këtu.

Sektori i televizioneve ka pjesën e luanit në tregun e përgjithshëm të medias si për shkak të popullaritetit të televizioneve, ashtu edhe për shkak të dobësimit të medias së shkruar. Tregu i televizioneve pa pagesë pati të ardhura prej 4.1 miliardë lekësh në 2016-n, në krahasim me vetëm 592 milionë lekë të ardhura që u ndanë mes 12 kompanive të shtypit të shkruar në të njëjtin vit, të cilat përfshijnë si të ardhurat nga reklamat ashtu edhe ato nga shitja e gazetave apo revistave. Tregu i reklamave duket gjithashtu i përqendruar te pak kompani telekomunikimi, të cilat ofrojnë shumicën e të ardhurave nga reklamat për median.

Katër pronarët më të mëdhenj në tregun e televizioneve komerciale pa pagesë janë: Familja Hoxha me Top Media, Familja Frangaj me Klan, Familja Dulaku me Media Vizion dhe Hysenbelliu me News 24.

Përqendrimi i tregut të televizioneve komericale falas
Familja Hoxha zotëron 39% të tregut (Top Channel)
Familja Frangaj zotëron 32.7% të tregut (Klan TV and ABC News)
Familja Dulaku zotëron 11.5% të tregut (Media Vizion)
Irfan Hysenbelliu zotëron 6.4% të tregut (News 24)  

Kjo tregon se vetëm dy familje, Hoxha dhe Frangaj kanë mbi 70 për qind të tregut të televizioneve, ndërsa të katër pronarët bashkarisht kanë 89,6%.

Tregu i televizioneve përfshin edhe televizionet me pagesë: MOM ka llogaritur gjithashtu tregun e televizioneve duke përfshirë rrjetet e transmetimeve dixhitale me pagesë dhe transmetuesin publik, i cili ofron gjithashtu një platformë të transmetimeve dixhitale për kompani të tjera televizive vendore. Përveç tetë kompanive komerciale të transmetimeve falas, në kampion kemi edhe DigitAlb, Tring e RTSH, ku tregu total është 13.1 miliardë lekë (116 milionë USD). Katër lojtarët kryesorë në këtë treg janë:

Përqendrimi në tregun TV me pagesë
Familja Hoxha zotëron 55% të tregut (Top Channel, DigitAlb)
Transmetuesi publik zotëron 18% të tregut (RTSH)
Familja Dulaku zotëron 11% të tregut (Vizion Plus, Tring)
Familja Frangaj zotëron 10% të tregut (Klan TV, ABC News)

Të katërt kontrollojnë 94% të tregut, ku familja Hoxha më vete kontrollon 55%. Kjo tregon se tregu i televizionit në Shqipëri, pavarësisht nëse përfshihen apo jo platformat televizive me pagesë, është jashtëzakonisht i përqendruar.

Tregu i radiove: Nuk ka të dhëna

MOM nuk ishte në gjendje të llogariste tregun e kompanive të radiove për shkak se të dhënat nuk janë të disponueshme në mënyrë konsistente. Shumica e stacioneve radiofonike në kampion nuk ka bilanc më vete si media, për shkak se janë pjesë e kompanive më të mëdha radio-televizive. Përqendrimi horizontal i tregut të radios për rrjedhojë është i pallogaritshëm.

Tregu i shtypit: 86.5%

Kampioni i MOM me 12 kompani të medias së shkruar përfshin gazetat informative kombëtare që operojnë në një treg të vogël. Tregu i shtypit në Shqipëri është i vogël, 592 milionë Lekë (5.2 milionë USD), ku një pronar i madh ka dy gazeta dhe pronarët e tjerë kanë tirazhe dhe të ardhura modeste. Të katër lojtarët e mëdhenj në tregun e medias janë: 

Përqendrimi i tregut të shtypit
Irfan Hysenbelliu zotëron 53.9% të tregut (Panorama, Gazeta Shqiptare)
Koço Kokëdhima zotëron 16% të tregut (Shekulli)
Vëllezërit Leka zotërojnë 10% të tregut (Monitor)
Vëllezërit Dabulla zotërojnë 6.6% të tregut (Dita)

Lideri i tregut, Irfan Hysenbelliu kontrollon më vete gjysmën e tregut me 53.9% të të ardhurave. Ndërsa katër pronarët kryesorë kanë së bashku 86.5%.

Tregu i internetit: Nuk ka të dhëna

MOM nuk ishte në gjendje të llogariste tregun e kompanive të medias në internet për shkak se të dhënat nuk janë të disponueshme. Shumica e medias në internet është pjesë e medias ekzistuese konvencionale, të tilla si faqet në internet të  gazetave apo televizione dhe nuk kanë bilance të ndara nga kompanitë mëmë. Përqendrimi horizontal i pronësisë në tregun e medias në internet është për rrjedhojë i pallogaritshëm.

Rezultati: 3

 I ULETMESATARLARTE
Përqendrimi i pronësisë së televizoneve (horizontal): Ky indikator synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të medias televizive. 
Përqindja: 89,6% deri në 94% 
Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të tregut. Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të tregut.  Nëse brenda një vendi, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë tregu mbi 50%.
Përqendrimi i pronësisë së radiove (horizontal): Ky indikator synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të medias radiofonike.
Përqindja: E pavlerësueshme    
Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të tregut.Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të tregutNëse në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë tregu mbi 50%.
Përqendrimi i pronësisë në gazeta (horizontal) : Ky indikator synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të shtypit.
Përqindja: 86.5% 
Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të tregut.Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të tregut.  Nëse në një vend,4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë tregu mbi 50%.
Përqendrimi i pronësisë në ofrimin e përmbajtjes në internet:
Përqindja: E pavlerësueshme
Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të tregut.Nëse në një vend, 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të tregut.  Nëse në një vend, 4 pronarët e mëdhenj (Top4) kanë pjesë tregu mbi 50%.

Metadata:

Disa televizione të renditura në databazën e AMA-s nuk shfaqen në Regjistrin Kombëtar të Biznesit. Për shembull, TV Klaudiana nuk gjendet aty. Disa prej tyre nuk kanë dorëzuar raportet financiare, ndërsa të tjera kanë shërbime mikse: xhirime dasmash dhe televizion në të njëjtën kohë. Disa si Channel One, kanë deklaruar të ardhura prej 6.9 milionë lekësh (53,900 USD), pra nuk ngrenë peshë në tregun e përgjithshëm. TV Kombi, një kanal me bazë në Fier raporton të ardhura 3.3 milionë lekë (rreth 25,000 USD). Për këto arsye, ne nuk besojmë se kanalet e tjera televizive kanë peshë të rëndësishme në treg në kuptimin e të ardhurave zyrtare. 

BURIMET:

Vlerësim i tregut të televizionit, MOM Shqipëri, 2018
Vlerësim i tregut të shtypit, MOM Shqipëri, 2018

Masat mbrojtëse rregullatore: Përqendrimi i pronësisë së medias (horizontal)

Rezultati: Rrezik i Lartë

Ky tregues vlerëson ekzistencën dhe zbatimin efikas të masave mbrojtëse rregullatore (në ligjin specifik dhe/ose në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës) kundër përqendrimit të lartë të pronësisë dhe/ose kontrollit në media të ndryshme. 

 Pse?

  • As Kushtetuta e Shqipërisë dhe as Kodi Civil nuk përmbajnë kushte në lidhje me përqendrimin e pronësisë së medias. Ligji kryesor që mbart rregulla ndaluese mbi përqendrimin e pronësisë dhe monopolizimin e medias është Ligji nr. 97/2013. "Mbi Median Audiovizuale", aktualisht në fuqi. Ky ligj mbart kushte që synojnë të kufizojnë aksionet që një pronar dhe/ose familja e tij (deri në shkallë të dytë) mund të zotërojë në një kompani të dytë apo të tretë mediatike, ndërsa ligji vendos edhe limite mbi volumin e reklamave që mund të transmetojë një kompani mediatike. Një ligj tjetër që paraqet rregullat kundër monopoleve është Ligji 9121/2003 "Për Mbrojtjen e Konkurrencës". Ky ligj vendos rregulla të përgjithshme për të gjitha llojet e bizneseve dhe trajton problemet e kontrollit vertikal si dhe problemet e kontrollit të tërthortë.
  • Vetëm mediat e transmetimeve audiovizuale si në frekuencat analoge ashtu edhe në ato dixhitale përfshihen nën synimin e ligjit. Nuk ka një ligj/rregullor ekuivalent për median e shkruar, atë online, median kabllore apo transmetimet satelitore. Shtypi dhe media online nuk janë subjekt i asnjë kufizimi.
  • Ligji për median audiovizuale nuk përmban përkufizime në kuptimin e monopolizimit apo përqendrimit të medias. Të vetmet koncepte që mbart ky ligj janë ato që kufizojnë pronësinë/të drejtat e votës së pronarit në lidhje me një kompani të dytë mediatike. Në lidhje me median audio-vizuale, kufizimet imponohen në përqindje të kapitalit total (20%) në një kompani të dytë që ka nën pronësi një licencë kombëtare, ndërsa për median që transmeton në analog, sasia maksimale e pjesëmarrjes në një media të tretë me licencë kombëtare është e kufizuar në masën 10% të kapitalit të asaj kompanie mediatike. Ligji për median audiovizuale rregullon gjithashtu situatat e konfliktit të interesit, në rastet kur dy apo më shumë aksionerë të një kompanie mediatike janë anëtarë familjeje deri në nivel të dytë. Në raste të tilla, ligji do të lejojë vetëm një aksioner që të mbajë aksione në atë kompani.
  • Ligji i medias audiovizuale mbart gjithashtu një kufizim të natyrës komerciale, e cila lidhet me ndalimin e zënies së më shumë se 30% të tregut të reklamave nga një kompani që ka një licencë kombëtare audio apo audio-vizuale. Gjithsesi, kjo nuk është e lehtë të zbatohet në praktikë, për shkak se ligji nuk specifikon se si duhet të matet pjesa e reklamave, apo nëse kjo përqindje i referohet vlerës së reklamave apo kohës televizive. Gjithashtu, nuk është e qartë se si reklamat e gjata teleshopping (infomercials) maten, duke e bërë të pamundur që ligji të realizojë objektivin e vet, i cili është kufizimi i nivelit të kontrollit në tregun e reklamave.
  • Legjislacioni shqiptar nuk mban përkufizim të koncepteve të lidhura me përqendrimin e medias, të tilla si pjesa e audiencës, qarkullimi, të ardhurat e përgjithshme nga burime të tjera përveç reklamave si sponsorizime, projekte, grante etj. Të ardhurat e sponsorizimeve nuk janë përfshirë në kriteret ndaluese në të njëjtën mënyrë si kufizimet e vendosura në lidhje me reklamat. Kjo për rrjedhojë krijon mundësinë që të ardhurat nga reklamat të mund të klasifikohen si sponsorizim, duke e bërë të vështirë monitorimin dhe rregullimin e tregut të reklamave. Nuk ka gjithashtu kufizime mbi pjesëmarrjen e të njëjtit person fizik apo juridik në kompani të tjera (të palidhura me median).
  • Neni 62 i Ligjit Nr. 97/2013 vendos disa mekanizma për të shmangur përqendrimin e medias; gjithsesi, ky nen është i zbatueshëm vetëm për median audio-vizuale. Në fushën e transmetimeve audio-vizive, autoriteti përgjegjës për monitorimin është Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA), roli i të cilit është të mbikëqyrë zbatimin e kushteve që synojnë parandalimin e përqendrimit të pronësisë së medias. Disa nga funksionet kryesore të AMA-s janë: lëshimi dhe revokimi i licencave dhe/ose autorizimeve; sigurimi i konkurrencës së ndershme; bashkëpunimi me institucionet e tjera për plotësimin e objektivave ligjore, të tilla si Autoriteti i Konkurrencës, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve; monitorimin e programeve të transmetuara nga ofruesit e shërbimeve të medias audiovizive. AMA mbikëqyr gjithashtu zbatimin e ligjit mbi median nga entet që operojnë në fushën audiovizive në rastet e dhunimit, merr masa administrative dhe vendos sanksione. Gjithsesi, ligji nuk ofron mekanizma që synojnë të parandalojnë situatat që rrezikojnë pluralizmin e medias apo përqendrimin e pronësisë në nivele të papranueshme. 

Pikët për masat mbrojtëse rregullatore:

7.5 nga 20 – Rrezik i Lartë (37.5%).

1 = Rregulla specifike për median/ autoritetin

0.5= Rregulla të lidhura me konkurrencën/autoritetin

TABELA PËRMBLEDH PIKËT PËR TELEVIZIONET/RADIOT/SHTYPIN - MAKSIMUMI I PIKËVE: 4 PËR SEKOR  PërshkrimiPoJoNAMD
A mbart legjislacioni mbi median kufizime specifike apo limite, bazuar në kritere objektive (p.sh. numri i licencave, pjesa e audiencës, qarkullimi, shpërndarja e aksioneve apo të drejtave të votës, xhiros/të ardhurave) për të parandaluar përqendrimin horizontal në nivel të lartë dhe/ose kontrollin në këtë sektor?  Kjo pyetje synon të vlerësojë ekzistencën e masave rregullatore (specifike për sektorin) kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë në sektorin e televizionit/radios.

 1

  

 

A ka një autoritet administrativ apo trupë gjyqësore që aktivisht monitorin zbatimin e kufizimeve në sektorin e shtypit dhe/ose që pranon ankesa? (p.sh. autoriteti i medias apo konkurrencës)? Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji/rregullorja parashtron një sistem të përshtatshëm monitorimi dhe sanksionimi të rregullores mbi përqendrimin në median audiovizuale.

 2

  
A i jep ligji këtij organizmi fuqi sanksionimi/detyrimi në mënyrë që të imponojë masa proporcionale (të sjelles dhe/ose strukturore) në rastin e mosrespektimit të kufizimeve?Ky variabël synon të vlerësojë nëse ligji përmban një sistem të përshtatshëm sanksionesh për rregullimet specifike të sektorit të tilla si:
- Refuzimin për dhënien e licencave të tjera;
-  Bllokimin e bashkimit apo blerjeve;
-   Detyrimin për të ofruar hapësirë për programe nga palë të treta;
-   Detyrimin për të dorëzuar licencën/aktivitetin në sektorë të tjerë të medias
-   disinvestim.

 2

  

  

A përdoren këto fuqi sanksionimi/shtrëngimi me efikasitet? Ky indikator synon të vlerësojë zbatimin efikas të masave specifike të sektorit kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në median televizive.   

1

Totali

6 nga 16

 

BASHKIMET E MEDIASPërshkrimiPoJoNAMD
A mundet që një nivel i lartë i përqendrimit horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në sektorin e medias të mund të parandalohet përmes rregullave për kontrollin e bashkimeve apo për mbrojtjen e konkurrencës, të tilla që marrin parasysh specifikat e sektorit të medias?Kjo pyetje synon të vlerësojë ekzistencën e masave mbrojtëse rregullatore (specifike për sektorin dhe/ose në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës) kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në sektorin e medias përmes operacioneve të bashkimit. Për shembull, ligji duhet të parandalojë përqendrimin përmes operacioneve të bashkimit:
-Duke përcaktuar kritere specifike për median që imponojnë tavane më të ashpra se sa në sektorë të tjerë;
 -Ndërhyrje të detyruara për një autoritet mediaje në rastet e bashkimeve dhe blerjeve (për shembull, detyrimin për autoritetin e konkurrencës që të kërkojë mendime nga autoriteti i medias);
 - Mundësia për të përmbysur miratimin e përqendrimin nga një autoritet komunikacioni për arsye të pluralizmit të medias (ose interesit publik në përgjithësi)); -që - edhe nëse ato nuk mbartin kritere specifike për median - nuk e përjashtojnë sektorin e medias nga hapësira e aplikimit.
0.5  
A ka një autoritet administrativ apo trupë gjyqësore që aktivisht monitorin respektimin e rregullave mbi bashkimet dhe/ose dëgjin ankesat? (p.sh. media dhe/ose autoritet konkurrence)? Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji/rregullorja ofron monitorimin e duhur dhe një sistem sanksionimi.    0.5
A i jep ligji këtij organizmi fuqi sanksionesh/detyrimi në mënyrë që të imponojë kompensimet e nevojshme (në sjellje dhe/ose strukturore) në rastet e mosrespektimit të limiteve?   

Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji mbart një sistem të përshtatshëm sanksionesh për rregullimin specifik të sektorit, të tilla si: 
-  Bllokimin e një bashkimi apo blerjeje;
-   Detyrimin për të krijuar hapësirë për programe të palëve të treta;
-   Detyrimin për të hequr dorë nga licencat/aktivitetet në sektorë të tjerë të medias
-  Disinvestim.

    0.5  
A janë këto fuqi sanksionimi/detyrimi të përdorura efektivisht?Ky indikator synon të vlerësojë zbatimin efikas të masave speficike për sektorin kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në median televizive.Rrezik i Lartë (0)

Totali
1.5 nga 4

BURIMET:

Dorian Matlija (2018) Monitorimi i Pronësisë së Medias në Shqipëri- Vlerësim Ligjor

Përqendrimi ndërsektorial i pronësisë së medias

Resultati: Rrezik i lartë

Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë në sektorë të ndryshëm - TV, shtyp, audio dhe media të tjera me rëndësi të kësaj industrie. Përqendrimi ndërsektorial matet duke shtuar pjesët e tregut të tetë kompanive kryesore të medias. Në këtë rast, pjesët e tregut nuk janë gjithmonë të disponueshme. Pronësia ndërsektoriale e medias u llogarit në bazë të peshës së audiencës për shtypin, radion dhe televizionin. Pjesët e audiencës për median në internet nuk ishin të disponueshme. Rezultatet nuk janë një indikator për fuqinë ekonomike mbi sektorët e ndryshëm të medias por një potencial për ndikim në opinionin publik kur merren parasysh të gjitha llojet e medias. 

Pse?

Dy agjenci kërkimore janë aktive në tregun e medias në Shqipëri: Abacus Research dhe Telemetrix.  Një pjesë e bashkësisë së ekspertëve janë të opinionit se fusha e kërkimit të tregut është ndarë mes dy shtëpive të mëdha mediatike: Top Media dhe Klan. Në mënyrë që të ishim në gjendje t'i krahasonim, MOM bleu të dhënat nga të dyja agjencitë.

Të dhënat mbi shikueshmërinë e televizioneve kanë dallime të mëdha, për shkak se ato përdorin metodologji dhe kampionë familjesh të ndryshme. Abacus Research ka 1080 familje në të gjithë vendin, përfshirë zonat rurale, ndërsa Telemetrix ka rreth 300 familje vetëm në qytetet më të mëdha në Shqipëri. Këto mospërputhje (shih më poshtë) në të dhënat e audiencës krahas komenteve të hapura mbi pabesueshmërinë e të dhënave të bëra nga bashkësia e ekspertëve si dhe nga disa prej pronarëve të medias tregojnë nivelin e ulët të besimit te të dyja agjencitë kërkimore. 

TelevizioniAbacus (Pjesë%)Telemetrix (Pjesë%)
Top Channel16,159,06
TV Klan 13,4329,63
Vizion Plus 10,155,56
News 245,368,99
Ora News 4,711,91
ABC News 2,722,50
Report TV1,693,17
Top News 0,060,98
RTSH4,632,21
Scan TV0,240,14
Klan Plus0,601,88

dhënat e audiencës për radion dhe shtypin ishin të disponueshme vetëm nga Abacus Research për periudhën 1-8 prill 2017.

1,000 intervista të plotësuara përmes një metode me ditar 1-javor për të regjistruar dëgjueshmërinë e radios dhe lexueshmërinë mes shqiptarëve 12+ u kryen nga Abacus Research. Përqindjet e audiencës për shtypin, radion dhe televizionin u ponderuan me sjelljen konsumatore. Të dhënat mbi konsumin u dhanë gjithashtu nga Abacus Research për vitin 2017, duke treguar se televizioni është burimi më i përdorur i informacionit (75,6%), pasuar nga interneti (62,2%), radio (27,8%) dhe shtypi i shkruar (25,01%).

Edhe media online duket e rëndësishme në termat e konsumit - më shumë se sa shtypi i shkruar dhe radio, por media në internet nuk mund të përfshihet në llogaritjen e përqendrimit ndërsektorial. Kjo për shkak se të dhënat mbi audiencën për median online janë ose të pakëta ose të vlerësuara si shumë të pabesueshme: p.sh. kampioni i Alexa është i kontestuar nga bashkësia e ekspertëve. Ajo përfshin gjithashtu më së shumti media që operojnë jashtë Shqipërisë, në vendet shqipfolëse fqinje dhe nuk pasqyron të dhëna mbi tregun shqiptar.

Por pavarësisht nga të dhënat e munguara të audiencës, fakt është që media në internet duket se është në rritje për nga rëndësia. Të gjithë pronarët e përzgjedhur zotërojnë edicione në internet. Për rrjedhojë, të dhënat e ofruara më poshtë mund të jenë edhe një nënvlerësim i audiencës reale dhe ndikimit potencial mbi opinionin publik që mund të kenë këta pronarë.

MOM ka llogaritur përqendrimin ndërsektorial të pronësisë, bazuar në të dhënat e audiencës të ofruara nga Telemetrix dhe Abacus Research. Të dyja setet e të dhënave tregojnë një rrezik të lartë në përqendrimin e audiencës ndërsektorale të medias. Në Shqipëri, 8 pronarët e mëdhenj (Top 8) arrijnë 72.51% të audiencës sipas të dhënave të ofruara nga Abacus. Të dhënat e ofruara nga Telemetrix tregojnë se 8 pronarët kryesorë kanë 80.1% të audiencës nëpër sektorë të ndryshëm të medias.

Sipas të dhënave të Telemetrix, brenda përzgjedhjes Top 4 janë Familja Frangaj, Familja Hoxha, Irfan Hysenbelliu dhe Familja Ndroqi, të cilët bashkërisht kanë audiencë prej 63,88%

PronariTVRadioShtypiTotali i pjesëve të audiencës
Familja FrangajKlan TV, ABC NewsRadio Klan25,05%
Familja HoxhaTop Channel, Top NewsTop Albania Radio, Top Gold Radio, My Music Radio18,97%
Irfan Hysenbelliu
News 24Radio Shqiptare- RashPanorama, Panorama Sport, Gazeta Shqiptare, Psikologjia15%
Familja NdroqiOra News, Channel OneOra News Radio4,86%
RTSHTVSHRadio Tirana, Radio Tirana 24,8%
Bollino & MallteziReport TVShqiptarja.com4,72%
Familja DulakuVizion Plus4,2%
Koço KokëdhimaTV BallkanRadio +2Shekulli2,5%
TOTALI:80,1%

Të dhënat e Abacus sugjerojnë se katër pronarët kryesorë (Top 4) brenda tetë më të mëdhenjve janë Familja Hoxha, Familja Frangaj, Irfan Hysenbelliu dhe Familja Dulaku. Këta të katërt arrijnë një audiencë prej 54,51% në platforma të ndryshme mediatike.

 

PronariTVRadioShtypiTotali i pjesëve të audiencës
Familja HoxhaTop Channel, Top NewsTop Albania Radio, Top Gold Radio, My Music Radio23,63%
Familja FrangajKlan TV, ABC NewsRadio Klan12,96%
Irfan HysenbelliuNews 24Radio Shqiptare RashPanorama, Panorama Sport, Gazeta Shqiptare, Psikologjia10,25%
Familja DulakuVizion Plus7,67%
RTSHTVSHRadio Tirana 1, Radio Tirana 26,63%
Familja NdroqiOra News, One ChannelOra News Radio5,27%
Bollino & MallteziReport TVShqiptarja.com3,6%
Koço KokëdhimaTV BallkanRadio +2Shekulli2,5%
TOTAL:72,51%

Rezultati: 3

ULËTMESATARI LARTË
Përqindja: 72,51% (Abacus) 80,10% (Telemetrix)
Nëse brenda një vendi,  tetë pronarët e mëdhenj (Top8) kanë një pjesë të tregut poshtë 50% në sektorë të ndryshëm të medias. Nëse brenda një vendi,  tetë pronarët (Top8) kanë një pjesë tregu mes 50% dhe 69% në sektorë të ndryshëm të medias. Nëse brenda një vendi,  tetë pronarët e mëdhenj (Top8) kanë një pjesë tregu mbi 70% në sektorë të ndryshëm të medias.

BURIMET:
Raporti i Abacus mbi Audiencën TV 2017
Raporti i Audiencës i Telemetrix 2017
Lexushmëria e shtypit sipas Abacus 2017
Përllogaritje të detajuara për përqendrimin ndërsektorial për 8 medias kryesore

Masa ligjore mbrojtëse: Përqëndrimi ndërsektorial i medias

Rezultati: Rrezik i Lartë

Ky tregues synon të vlerësojë praninë dhe efektshmërinë e zbatimit të ligjeve ( specifike për çdo sector apo/ose ligjit për konkurencës) të cilat shërbejnë kundër përqëndirmit të lartë të pronësisë ndërmjet sektorëve të ndryshëm mediatikë (shtypit, TV, radio, internet). Duke pasur parasysh se kufizimet apo pragjet mbi pronësinë dhe/ose kontrollin,  janë të ndryshme për vende të ndryshme, 'Rrezik i lartë' do të vlerësohet bazuar mbi stadardet e vendit dhe duke parë pragjet apo limitet e caktuara nga ligjet vendase.

    Pse?

  • Nuk ka dispozita në ligjet shqiptare për të parandaluar shkallën e lartë të pronësisë ndërsektoriale në media të ndryshme. Ligji për mediat audio-vizive nuk përmban përkufizime për kushtet e monopolizimit dhe përqendrimit të medias. Konceptet e vetme që paraqet ligji janë ato të kufizimit të aksioneve / të drejtave të votimit të pronarit në lidhje me një kompani të dytë mediatike. Sa i përket medias audio-vizive, kufizimet vendosen në përqindjen e kapitalit të përgjithshëm (20%) në një kompani të dytë që mban një licencë kombëtare, ndërsa për mediat audio analoge, shuma maksimale e pjesëmarrjes në një media të tretë me licencë kombëtare është e kufizuar në 10% të kapitalit të kompanisë mediatike. Ligji për mediat audiovizuale gjithashtu rregullon situatat e konfliktit të interesave që lindin në rastet kur dy ose më shumë aksionerë të një kompanie mediatike janë anëtarë të familjes deri në shkallën e dytë. Në raste të tilla, ligji do të lejojë që vetëm një nga aksionarët të mbajë aksione në atë kompani.
  • Legjislacioni shqiptar nuk përmban pragje specifike të bazuara në kritere objektive, si numri i licencave, pjesa e audiencës, tirazhi, të ardhurat e përgjithshme nga burime të tjera përveç reklamave, si sponsorizimet, projektet, grantet etj., për të parandaluar përqendrimin ndërsektorial të pronësisë së mediave.
  • Në fushën e transmetimit audio-vizive, organi kompetent i monitorimit është Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), roli i të cilit është mbikëqyrja e zbatimit të dispozitave që synojnë parandalimin e përqendrimit të pronësisë në media. Megjithatë, ligji nuk parashikon mekanizma që synojnë parandalimin e situatave që rrezikojnë pluralizmin e medias ose përqendrimin e pronësisë në nivele të papranueshme.
  •  

    Mbrojtja Rregullatore, Pikët:

    0 nga 8 - Rreziku i lartë (Rregullorja: 0%)

PËRQENDRIMI NDËSEKTORIALPërshkrimPoJoNAMD
  A përmban legjislacioni i mediave pragje ose kufizime specifike, bazuar në kritere objektive të tilla si numri i licencave, pjesëmarrja e publikut, qarkullimi, shpërndarja e kapitalit të aksioneve ose të drejtës së votës, qarkullimi / të ardhurat, për të parandaluar një nivel të lartë të ndër-pronësisë mes mediave të ndryshme?Kjo pyetje synon të vlerësojë ekzistencën e masave mbrojtëse rregullatore (sektoriale) kundrejt nivelit të  lartë të pronësisë së kryqëzuar (ndër-pronësisë) në sektorë të ndryshëm të medias.   X
 A ekziston një autoritet administrativ ose organ gjyqësor që monitoron në mënyrë aktive pajtueshmërinë me pragjet në sektorin audioviziv dhe / ose dëgjon ankesat? (p.sh. autoriteti i mediave)?Ky variabël synon të vlerësojë nëse ligji / rregullorja siguron një sistem të duhur monitorimi dhe sanksionesh për rregullimin lidhur me përqendrimin e mediave audiovizive.  X
 A garanton ligji sistem sanksionesh/fuqizim në zbatim, me qëllim të përdorimit të mjeteve proporcionale (sjelljeje dhe /ose strukturore) në rast të mosrespektimit të pragjeve të vendosura?

 
  • Variabli synon të vlerësojë nëse ligji siguron sistem të duhur  sanksionesh për rregullimin e sektorit, siç janë:
  • Refuzimi i licencave shtesë;
  • Bllokimi i bashkimit ose blerjes;
  • Detyrimi për ndarjen e dritareve për programimin e palëve të treta;
  • Detyrimi për të hequr licencat / aktivitetet në sektorë të tjerë të medias.
  • Privime
 
  X
 A përdoren në mënyrë efektive kompetencat
sanksionuese / zbatuese?   

Autoritetete përkatëse nuk përdorin ansjëherë kompetencat e tyre sanksionuese.

Ky tregues ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të mjeteve juridike të parashikuara nga rregullorja

  X
 A mund të pengohet një shkallë e lartë e ndër-pronësisë ndërmjet mediave të ndryshme, nëpërmjet rregullave të kontrollit të bashkimit / konkurrencës që marrin parasysh specifikat e sektorit të medias?

    Për shembull, ndër-pronësia mund të parandalohet me ligjin e konkurencës:

    - nga ndërhyrja e detyrueshme e një autoriteti të medias në rastet e M & A (për shembull, detyrimi i autoritetit të konkurrencës për të kërkuar këshillën e autoritetit të medias);

    - nga mundësia për të anuluar miratimin e një përqendrimi nga autoriteti i konkurrencës për arsye të pluralizmit të medias (ose interesit publik në përgjithësi);

    Edhe pse ligji nuk përmban dispozita specifike për mediat - nuk përjashton sektorin e medias nga fushëveprimi i tij.

 A ekziston një autoritet administrativ ose organ gjyqësor që monitoron pajtueshmërinë me këto rregulla dhe / ose dëgjon ankesat? (p.sh. autoriteti i mediave dhe/ose autoriteti i konkurencës)?

 Ky variabël synon të vlerësojë nëse ligji / rregullorja siguron një sistem të duhur monitorimi dhe sanksionesh për rregullimin lidhur me nivelin e lartë të ndër pronësisë së sektorëve të ndryshëm në media përmes rregullave të kontrollit/konkurencës së përqëndrimit.   X
 A garanton ligji sistem sanksionesh/fuqizim në zbatim, me qëllim të përdorimit të mjeteve proporcionale (sjelljeje dhe /ose strukturore) në rast të mosrespektimit të pragjeve të vendosura?

 

    Shembuj të fuqisë sanksionuese/zbatuese dhe mjeteve juridike:

    - bllokimin e bashkimit ose blerjes;

      - detyrimi për ndarjen e dritareve për programimin e palëve të treta;

    - kryerjen e obligimit për të hequr licencat / aktivitetet në sektorë të tjerë të medias;

    -Privime

  X
 A përdoren në mënyrë efektive kompetencat sanksionuese / zbatuese?

Ky tregues ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të mjeteve juridike të parashikuara nga rregullorja    No

Total (Mean of L-e und L-I sub-indicators)         0 of 8

BURIMET:
Dorian Matlija (2018) Monitorimi i Pronësisë së Medias në Shqipëri- Vlerësim Ligjor

Transparenca e pronësisë

Rezultati: Rrezik i mesëm

Ky indikator synon të vlerësojë të dhënat e transparencës mbi lidhjet politike të pronarëve të medias. Transparenca e pronësisë është një parakusht kyç për zbatimin e pluralizmit në media. 

Pse?

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare të të gjitha bizneseve të regjistruara janë të disponueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Regjistri në internet është i aksesueshëm nga publiku dhe lejon kërkimin me emrin e kompanisë ose të pronarit. Në rastet kur struktura e pronësisë është e disponueshme në regjistrin publik, ne e kemi koduar renditjen e transparencës së kompanisë si "Të Dhëna të Disponueshme Publikisht". Nuk ka një databazë specifike për median në Shqipëri, ndërsa një listë e medias audio-vizive mund të gjendet në faqen e internetit të rregullatorit AMA, por kjo listë nuk jep të dhëna mbi pronësinë apo të dhënat financiare. Nuk ka regjistër për mediat e shtypit të shkruar apo të internetit. Shumica e medias është e regjistruar si biznes, për rrjedhojë të dhënat e lidhura me themelimin, aksionerët, anëtarët e Këshilleve Mbikëqyrëse ishin të disponueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Përveç kësaj, MOM ftoi pronarët e medias të ushtrojnë transparencë, duke iu përgjigjur kërkesave për informacion që iu dërguan në Dhjetor 2017 të gjitha kompanive të medias. 10 nga 25 kompani kthyen përgjigje të detajuara ndaj kërkesave tona për informacion.

  • Transparencë Aktive do të thotë se kompania/kanali informon në mënyrë proaktive dhe shpjeguese mbi pronësinë e saj, të dhënat përditësohen vazhdimisht dhe janë lehtësisht të verifikueshme. MOM analizoi një kampion me 45 media, 25 kompani dhe 25 pronarë. 9 media, 5 kompani dhe 4 pronarë u renditën në kategorinë Transparencë Aktivë, d.m.th, 18.95% e të gjithë kampionit.  
  • Transparencë Pasive do të thotë përkundrejt kërkesës, të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga kompania/kanali. 14 media, 4 kompani dhe 1 pronar u renditën në kategorinë Transparencë Pasive, d.m.th. 21.05% e të gjithë kampionit. Shumica e këtyre kompanive, mediave dhe pronarëve lidhen me mediat që ofruan përgjigje të detajuara ndaj kërkesave për informacion të MOM. 
  • Të Dhëna të Disponueshme Publikisht  do të thotë se të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh., regjistra publikë etj. 19 media, 14 kompani dhe 20 pronarë u renditën në kategorinë Të dhëna të Disponueshme Publikisht, d.m.th., edhe nëse faqet e tyre të internetit nuk informojnë publikun, pronarët mund të gjenden me lehtësi në regjistra publikë të tillë si Qendra Kombëtare e Biznesit. Ky vlerësim transparence u përdor për 55,79% të rasteve. 
  • Të dhëna të Padisponueshme do të thotë se pronësia nuk është e disponueshme publikisht, kompania/kanali refuzon të publikojë informacionin, nuk i përgjigjet kërkesës dhe nuk ka të dhëna publike. 3,16% e të gjithë kampionit u rendit në kategorinë Të Dhëna të Padisponueshme. Në dy media dhe një kompani, të dhënat nuk ishin të disponueshme, d.m.th., pronari final mbetet i fshehtë. Këto gjenden në radio dhe në internet; Radio IN dhe Syri.net. Media Group IN nuk ofroi informacion mbi pronarët finalë, kompania që ka nën pronësi biznesin në Shqipëri është e regjistruar në Qipro. Syri.net nuk ka të dhëna publike për kompaninë që e menaxhon atë apo mbi pronarin final që e sponsorizon.
  • Kërkesat për Informacion të MOM u dërguan me postë dhe me email më 27 dhjetor 2017. Emaile rikujtese u dërguan dy javë më vonë, në janar 2018. 10 kompani ofruan përgjigje të detajuara ndaj kërkesave tona me shkrim apo me email. Këto kompani janë: Top Channel dhe DigitAlb, Scan TV,  Mapo, Panorama Group, Gazeta Tema, Koha Jonë, Focus Media Group, Ora News dhe Standard.
  • Tre Kërkesa për të Drejtë Informimi u dërguan te institucionet publike: Transmetuesi publik (RTSH), Ministria e Financave mbi transaksionet e Thesarit dhe AKEP (Autoriteti i Medias Elektronike dhe Postare). Thesari publik nuk ofroi informacionin e kërkuar mbi shpenzimet publike për mediat (reklama); duke na referuar te databaza e tyre në internet. Gjithsesi nuk ka kod për reklamat në sistemin online të pagesave, duke e bërë gjurmimin e fondeve të pamundur.
I ULËTMESATARI LARTË
Si e vlerësoni transparencën dhe aksesueshmërinë e të dhënave mbi pronësinë e medias?
Transparencë Aktive – 18.95%
Transparencë Pasive – 21.05%
Të Dhëna të Disponueshme Publikisht – 55.79%
Të dhëna të Padisponueshme – 3.16%
Fshehje Aktive - 0%
Të dhënat mbi pronarët e medias si dhe të lidhjeve të tyre politike janë të disponueshme publikisht dhe transparente. (Transparencë Aktive) Nëse është e vlefshme për më shumë se 75% të kampionit. Të dhënat e pronarëve të medias dhe lidhjeve të tyre politike zbulohen në bazë të hetimeve nga gazetarët dhe aktivistët e medias ose përkundrejt kërkesës. (Transparencë Pasive, Të dhënat e Disponueshme Publikisht) Nëse është e vlefshme për më shumë se 50% të kampionit.Të dhënat mbi lidhjet politike të pronarëve të medias nuk janë lehtësisht të aksesueshme nga gazetarët dhe publiku si dhe  gazetarët investigativë ose aktivistët nuk janë të suksesshëm në zbulimin e këtyre të dhënave. (Të Dhëna të Padisponueshme, Fshehje Aktive) Nëse të dhënat janë të disponueshme për më pak se 50% të kampionit.

Masat ligjore mbrojtëse: Transparenca e pronësisë

Rezultati: Rrezik mesatar

Ky tregues synon të vlerësojnë praninë dhe zbatimin efektiv të kërkesave ligjore për transparencën dhe informimin sa i përket pronësisë dhe/ose kontrollit mbi mediat.

Pse?

  • Ligjet e vendit nuk përmbajnë parashikime për transparencën dhe informimin, që mund t’i  detyrojnë kompanitë mediatike që të publikojnë strukturat e tyre të pronësisë në faqet e tyre online, por në mënyrë indirekte të dhënat/dokumentet janë të aksesueshme për publikun, përmes Qendrës Kombëtare të Biznesit. Për shkak se të gjitha kompanitë e medias (njësoj si të gjitha bizneset e tjera në vend) duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të specifikojnë emrat e aksionerëve, të dhënat e pronësisë janë të disponueshme në internet për shumicën e mediave, përfshirë shtypin e shkruar. Nuk ka një detyrim të qartë për të siguruar që publiku të dijë se cili ent ligjor apo person fizik efektivisht e ka nën pronësi apo e kontrollon një kompani mediatike.
  • Të dhënat e pronësisë për median online janë më të vështira për t'u siguruar, për shkak se këto media nuk kanë detyrimin që të regjistrohen as si biznes dhe as si media. Në anën tjetër, mediat elektronike që përdorin transmetime audio-vizive në aktivitetet e veta duhet të regjistrohen si në Qendrën Kombëtare të Biznesit ashtu edhe në Autoritetin e Medias Audiovizive. Autoriteti rregullator nuk ka një regjistër në internet me të dhënat e pronësisë për organet mediatike, por një informacion i tillë mund të merret përmes përdorimit të kërkesave për të drejtë informimi.
  • Si çdo biznes tjetër, të gjitha mediat duhet të dorëzojnë raportet financiare vjetore te autoritetet fiskale; këto raporte janë konfidenciale. Përveç kësaj, raportet financiare të kompanive të medias dorëzohen te Qendra Kombëtare e Biznesit, e cila i bën të disponueshme në një databazë publike. Media online me transmetime audio-vizuale, krahas medias audiovizuale, është e detyruar të dorëzojë raportet financiare te Autoriteti Rregullator, AMA. Raportet financiare duhet të dorëzohen çdo vit në autoritetet fiskale dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Radio-Televizioni Publik Shqiptar ka detyrimin që të dorëzojë raport financiar vjetor te AMA dhe në Parlament. Për më tepër, AMA ka autoritetin të inspektojë raportet financiare të enteve të licencuara: gjetjet e saj duhet të bëhen të disponueshme online. Me iniciativën e vet, AMA mund të kërkojë informacion financiar dhe ekonomik nga kompanitë audio dhe audio-vizive; ushtrimi i kësaj kompetence është tërësisht nën diskrecionin e AMA-s.
  • Informacioni në lidhje me aksionerët është lehtësisht i kuptueshëm për publikun e gjerë, ndërsa informacioni financiar është i aksesueshëm dhe i kuptueshëm vetëm nga ekspertët.

Mbrojtja Rregullatore, Pikët:

10,5 nga 20 - Rreziku Mesatar (52,5%)

Parashikimet e transparencës (të përmbledhura  për TV, Radio, Shtyp, Online - pikët maksimale 5 per sektor)PërshkrimiPoJoNAMD
A përmbajnë ligjet kombëtare (mbi median, shoqëritë tregtare, taksat ...) dispozita mbi transparencën dhe informimin, që të detyrojnë publikimin nga kompanitë mediatike të strukturave të tyre të pronësisë në faqen e tyre të internetit ose në regjistra/dokumente, të aksesueshme për publikun? Qëllimi i kësaj pyetjeje është kontrolli i masave mbrojtëse ligjore lidhur me transparencën, kundrejt qytetarëve, përdoruesve dhe publikut në përgjithësi.  X
A përmbajnë ligjet kombëtare (mbi median, shoqëritë tregtare, taksat ...) dispozita mbi transparencën dhe informimin, që të detyrojnë publikimin nga kompanitë mediatike të ndryshimeve në strukturën e pronësisë te autoritetet publike (si autoriteti i medias)Qëllimi i kësaj pyetjeje është kontrolli i masave mbrojtëse lidhur me transparencën dhe llogaridhënien kundrejt autoriteteve publike.X
A ka ndonjë detyrim sipas legjislacionit kombëtar që të bëj publike informacionin përkatës pas çdo ndryshimi në strukturën e pronësisë?Kjo pyetje ka për qëllim vlerësimin nëse ligji ofron rregulla për disponueshmërinë e të dhënave të sakta dhe të përditësuara mbi pronësinë e medias. Ky është një kusht për një transparencë efektive.   X
A ka ndonjë sanksion në rast të mosrespektimit të detyrimeve të publikimit?Kjo pyetje synon të vlerësojë nëse ligji për transparencën e pronësisë së medias mund të zbatohet përmes zbatimit të sanksioneve..  X
A garantojnë detyrimet ligjore informimin e publikut se cili person juridik ose fizik në mënyrë efektive zotëron ose kontrollon kompaninë mediatike?Kjo pyetje ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të ligjeve që kanë të bëjnë me transparencën e pronësisë së medias dhe nëse ato arrijnë të zbulojnë pronarët e vërtetë të mediave.    Mestar: disa pronarë janë end të panjohur

Totali10,5 out of 20 

BURIMET:
Dorian Matlija, Vlerësimi i Kuadrit Ligjor, (2018) Monitorimi i pronësisë së medias, Shqipëri

Kontrolli (politik) mbi organet e medias dhe rrjetet e shpërndarjes

Rezultati: Rrezik i lartë

Ky indikator vlerëson rrezikun e lidhjeve politike dhe të kontrollit mbi median dhe rrjetet e shpërndarjes. Ai vlerëson gjithashtu nivelin e diskriminimit nga rrjetet e shpërndarjes së medias me lidhje politike.  Veprimet diskriminuese mundet për shembull të përfshijnë çmime të pafavorshme si dhe vendosjen e barrierave ndaj mediave për të pasur qasje në kanalin e shpërndarjes.

Përkatësia Politike nënkupton që organizata mediatike ose kompania i përkasin një partie, përkrahësve të një grupi politik, kryetarit të një partie ose një individi qartësisht politik. Shpesh kontrolli politik nuk është një kontroll i drejtpërdrejtë apo përmes pronësisë së drejtpërdrejtë, por përmes  ndërmjetësve, të tillë si anëtarët e familjes. Ne kemi përfshirë gjithashtu raste të shpërndarjes jotransparente të fondeve publike ose koncesionet si shembuj të përkatësisë politike. 

Pse?

Tregu mediatik në Shqipëri është relativisht i vogël. Konfliktet e interesit në një mjedis të tillë janë të zakonshme. Legjislacioni shqiptar ndalon zyrtarët që të përfitojnë fonde ose prona shtetërore përmes bizneseve të tyre. Megjithatë, pronarë të autorizuar, shpesh nga rrethi i ngushtë ose i zgjeruar familjar përdoren për të ruajtur kontrollin/ndikimin mbi median ose biznese të tjera. 11 pronarë mediash nga 25 të hulumtuara gjithsej rezultojnë të kenë lidhje politike. Forcat politike e përdorin dhe e shpërdorojnë median për të manipuluar raportimin apo për ta zhvlerësuar atë.  Për të qëndruar në treg ose për të siguruar fitime (përmes koncesioneve, licensave, subvencioneve shtetërore) në këtë mjedis, pronarët inkurajohen që mbajnë lidhje të ngushta me forcat politike, të cilat për median nënkuptojnë kompromentimin e mbulimit të pavarur mbi çështjet sociale, ekonomike dhe politike. Rregullatori i vetëm i medias, AMA me kompetencë në tregun e medias audiovizive shihet gjerësisht si i politizuar dhe hezitues në kryerjen e detyrave të veta.  

Lidhjet politike të pronarëve të medias: 

Familja Hoxha – zotëron grupin mediatik më të madh në vend. Top Media bashkë me platformën e transmetimeve dixhitale, DigitAlb janë deri më tani aktorët më të mëdhenj në treg (55% e pjesës së tregut). Në mars 2017, qeveria inicioi një projektligj për kompensimin financiar të mediave private në funksion të kalimit të tyre në teknologjinë dixhitale me një vlerë prej 5 milionë euro. Projektligji u miratua në Parlament më 30 mars 2017. Grupi mediatik Top Media ishte ndër përfituesit kryesorë të këtij kompensimi përmes televizionit kombëtar Top Channel dhe rrjetit të shpërndarjes DigitAlb.  Për më tepër, Drejtori i Përgjithshëm i sapoemëruar në Top Channel, Ben Blushi është një politikan i dorëhequr, i cili ka shërbyer në vitet 2000 në kabinetin e kryeministrit socialist Fatos Nano si ministër i Arsimit dhe i Pushtetit Vendor. Blushi ishte një ndër mbështetësit e kryeministrit aktual, Edi Rama kur ai mori drejtimin e Partisë Socialiste në vitin 2005, por u kthye më pas në një ndër kritikët e tij më të mëdhenj. Në vitin 2016, Blushi themeloi lëvizjen politike LIBRA dhe garoi për deputet, por dështoi të zgjidhej. 

Familja Frangaj  – Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortja e tij Alba Gina janë pronarët e TV Klan, një tjetër aktor i rëndësishëm në tregun mediatik vendas. Frangaj perceptohet gjerësisht si pro-qeveritar, pavarësisht se cilat nga forcat politike e drejton qeverinë. Në vitet 2012-2013, Frangaj ka qenë përfituesi kryesor i reklamave publike të shpërndara nga qeveria e djathtë e ish-kryeministrit Sali Berisha. TV Klan është gjithashtu një ndër përfituesit e kompensimit prej 5 milionë eurosh, që qeveria “Rama” vendosi në dispozicion të mediave private në mars 2017. Vetë Frangaj ka bërë deklarata publike në mbështetje të Sali Berishës.  

Carlo Bollino – e quan veten mik të Edi Ramës, rrethanë që sipas tij nuk ndikon në raportimin e mediave që ai zotëron. Bollino operoi një biznes të përbashkët me Koço Kokëdhimën, ish-deputet i PS në lançimin e televizionit Ballkan, i cili tashmë është mbyllur. Ai është gjithashtu ideatori dhe kuratori i Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2; ku një NGO e afërt me Bollinon mori fonde publike për t’i kthyer bunkerët e kohës së komunizmit në muzeume.  

Agim Çiraku – është aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit për Partinë Socialiste. 

Irfan Hysenbelliu – Të dy administratorët e kompanive mediatike të Hysenbelliut, Panorama Group dhe Focus Media News janë anëtarë ose ish-anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti e themeluar nga presidenti aktual, Ilir Meta. 

Sofokli Duni - pronar i gazetës së përditshme Standard garoi për një vend në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike në vitin 2014, por nuk u zgjodh. Gazeta Standard u themelua mes të tjerëve edhe nga bashkëshortja e Fatbardh Kadillit, ish-deputet dhe kreu i njësisë antikorrupsion në kabinetin e Sali Berishës. 

Nikollë Lesi – shërbeu si anëtar i Parlamentin në tre legjislatura. Ai ka mbajtur gjithashtu postin e zv.ministrit të Kulturës  në qeverinë “Berisha 2” prej vitit 2009 deri në vitin 2013. 

Koço Kokëdhima – është ish-deputet i Partisë Socialiste. Prej vitit 2017, Kokëdhima ka themeluar lëvizjen e drejtuar prej tij “Zgjidhja”. 

Besnik dhe Alban Dabulla – janë djemtë e Arta Dades, ish-deputete e Parlamentit, ish-ministre e Jashtme dhe ish-ministre e Kulturës. 

Henri Çili – është shprehur publikisht në mbështetje të Sali Berishës dhe të kryeministrit aktual, Edi Rama. Universiteti Europian i Tiranës, që zotërohet prej tij u pajis me licensë nga qeveria e Sali Berishës. 

Syri.net – Të dhënat mbi pronësinë mungojnë plotësisht; nuk është një entitet i regjistruar dhe nuk jep asnjë të dhënë mbi pronësinë në faqen e vet të internetit. Lidhjet politike të pronarëve të fshehur janë të panjohura dhe si të tilla, përbëjnë rrezik për kontroll politik. 

IN-Media Group – Të dhënat e pronësisë janë të padisponueshme. IN Media Group zotërohet nga një kompani me qendër në Qipro, Miesseco – pronarët finalë të së cilës dhe lidhjet e tyre të mundshme politike janë jotransparente. 

RTSH, Radio-Televizioni Shqiptar – Këshilli Mbikqyrës i transmetuesit publik zgjidhet nga Parlamenti dhe përfaqëson një grup individësh të afërt me të dyja partitë e mëdha politike. Përveç kësaj, Thoma Gëllçi – Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së, i zgjedhur me votat e mazhorancës së majtë ka mbajtur më parë pozicionet e drejtorit të Informacionit në kabinetin e drejtuar nga Ilir Meta në vitin 2001 si dhe atë të këshilltarit në qeverinë pasardhëse të drejtuar nga Fatos Nano. 

I ULËTMESATARI LARTË
POLITIZIMI I ORGANIZATAVE MEDIATIKE
Të dhënat e audiencës (TV/radio/shtyp i shkruar) i mediave ku pronarët rezultojnë me lidhje politike: Abacus: 65,18%; Telemetrix: 75,86%
Media me <30% të audiencës që zotërohen (kontrollohen) nga një parti politike specifike, politikan apo grup politik ose nga një pronar me lidhje politike.    Media me <50% - >30% të audiencës që zotërohen (kontrollohen)  nga një parti politike specifike, politikan apo grup politik ose nga një pronar me lidhje politike.  Media me  >50% të audiencës që zotërohen ose (kontrollohen) nga  nga një parti politike specifike, politikan apo grup politik ose nga një pronar me lidhje politike. 

 Kontrolli politik mbi rrjetet mediatike të shpërndarjes 

Niveli i përgjithshëm i kontrollit (politik) mbi organizatat mediatike apo rrjetet e shpërndarjes u vlerësua me rrezik mesatar për pluralizmin e medias. Një rrjet kryesor shpërndarjeje konsiderohet rrjeti që mbulon më shumë se 15% të tregut kombëtar. 

Rezultati: Mesatar 

Pse?

  • Rrjetet e shpërndarjes së shtypit të shkruar – Nuk ka një rrjet dominues të shpërndarjes së shtypit të shkruar. Gazetat dhe revistat shpërndahen pjesërisht nga Posta Shqiptare, një institucion publik që konsiderohet më së shumti i përballueshëm. Megjithatë, shtypi i shkruar ka një nivel shumë të ulët të abonimeve, rreth 300 klientë në të gjithë vendin. Nuk ekzistojnë zinxhirë të mëdhenj kioskash, shumica e shitësve individualë janë të përqendruar në kryeqytet, Tiranë. 
  • Rrjetet radiofonike të shpërndarjes – Licensat shpërndahen nga AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive. Përsa kohë që radio nuk është një burim kryesor informacioni, por më së shumti një platformë muzike dhe programesh argëtuese nuk vihet re kontroll apo ndërhyrje politike në shpërndarjen e licensave. 
  • Rrjetet televizive të shpërndarjes – Aktualisht janë 4 operatorë që sigurojnë hostim në platformat dixhitale – DigitAlb (3 frekuenca: përfshirë 1 nga ADTN dhe 1 nga Top Channel), RTSH (dy frekuenca), Tring (1 frekuencë), Klan TV (1 frekuencë). Tregu është i koncentruar, DigitAlb ka 3 frekuenca – më shumë se operatorët e tjerë në treg. Transmetuesit lokalë janë ankuar se tarifat e shpërndarjes janë të larta. Frekuencat dixhitale u shpërndanë në 2017 nga AMA, institucion që perceptohet për varësi politike. Bordi i AMA-s zgjidhet nga Parlamenti, ndërkohë që drejtori i AMA është paragjykuar për ndikimin e Top Medias, për shkak se ka punuar për një kompani në pronësinë e DigitAlb në të shkuarën. Opozita pretendon se AMA kontrollohet nga interesat e tregut. Procesi i dixhitalizimit nuk u perceptua si i ndershëm dhe solli si rezultat koncentrim të lartë. Rrjetet kabllore – tregu përbëhet kryesisht nga biznese të vogla – treg i paqëndrueshëm dhe pa ofertues të mëdhenj.  Ka mbi 100 kompani të licensuara nga AMA dhe disa prej tyre ritransmetojnë paketat e Tring, e cila zotëron vetëm 10 % të tregut të transmetimeve me pagesë. Si pasojë, nuk është vërejtur kontroll politik i qartë në rrjetet kabllorë të shpërndarjes.
  •  Rrjetet e shpërndarjes së internet – Ka një mori ofruesisht të shërbimeve të internetit në Shqipëri. Më të mëdhenjtë janë Albtelekom, Digicom, Telekom, Vodafone, Eagle Mobile – shumica e të cilave janë kompani telekomunikacioni. Abonimi në internet është i lirë dhe i arritshëm, nuk është vërejtur kontroll politik.   
I ULËTMESATARI LARTË
Si do e vlerësonit sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes së shtypit të shkruar? 
Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk kanë përkatësi politike ose nuk ndërmarrin veprime diskriminuese.  Të paktën një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është me lidhje politike ose ndërmerr me raste  veprime diskriminuese.  Të gjitha rrjetet e shpërndarjes janë të ndikuara politikisht dhe kanë histori të përsëritur të veprimeve diskriminuese.  
Si do e vlerësonit sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes radiofonike? 
Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të ndikuara politikisht dhe nuk ndërmarrin veprime diskriminuese.  Të paktën një prej rrjeteve kryesore është i ndikuar politikisht dhe ndërmerr me raste veprime diskriminuese.  Të gjitha rrjetet e shpërndarjes janë të ndikuara politikisht dhe kanë histori të përsëritur të veprimeve diskriminuese.  
Si do e vlerësonit sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes së mediave televizive? 
Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të ndikuara politikisht dhe nuk ndërmarrin veprime diskriminuese.  Të paktën një prej rrjeteve kryesore është i ndikuar politikisht dhe ndërmerr me raste veprime diskriminuese. Të gjitha rrjetet e shpërndarjes janë të ndikuara politikisht dhe kanë histori të përsëritur të veprimeve diskriminuese.
Si do e vlerësonit sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes së internetit? 
Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të ndikuara politikisht dhe nuk ndërmarrin veprime diskriminuese. Të paktën një prej rrjeteve kryesore është i ndikuar politikisht dhe ndërmerr me raste veprime diskriminuese. Të gjitha rrjetet e shpërndarjes janë të ndikuara politikisht dhe kanë histori të përsëritur të veprimeve diskriminuese.  

Kontrolli (politik) mbi financimet e medias

Rezultati: Rrezik i mesëm

Ky tregues vlerëson ndikimin e medias mbi funksionimin e tregut të medias, duke u përqendruar në veçanti në rrezikun e diskriminimit në shpërndarjen e financimeve/reklamave shtetërore. Diskriminimi mund të reflektojë favoritizëm ndaj partive politike apo partive politike të lidhura me qeverisjen, ose në penalizimin e medias që kritikon qeverinë. Reklamat shtetërore kuptohen si çdo reklamë e paguar nga qeveritë (kombëtare, rajonale, vendore) si dhe institucionet e kompanitë nën pronësi shtetërore. Shpërndarja e spektrit dhe subvencionimet e medias janë gjithashtu pjesë e kontrollit shtetëror/politik ose mbështetjes për sektorin e medias. 

Pse?

  • Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) është organi rregullues përgjegjës për alokimin e spektrit, d.m.th., shpërndarjen e licencave dhe frekuencave. Bordi i AMA është i zgjedhur politikisht dhe institucionet nuk shihen si tërësisht të pavarura. Procesi i dixhitalizimit, shpërndarja e frekuencave u mbikëqyr nga AMA dhe solli si rezultat një treg shumë të përqendruar.
  • Subvencionet shtetërore për kompanitë e medias përshkruhen në nenin 53 të ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë (92/2014) dhe ofrojnë përjashtim nga TVSH për furnizimin e shërbimeve të gazetave, revistave dhe librave; si dhe përjashtim nga TVSH-ja për furnizimin e reklamave nga media e shtypur apo elektronike; d.m.th., e gjithë media është e përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar e cila në Shqipëri është 20%; subvencione shtetërore i jepen RTSH- transmetuesit publik. 23% e buxhetit të transmetuesit publik vjen drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, ndërsa 56% nga taksa kombëtare që mblidhet nga çdo familje bashkë me faturën e energjisë elektrike çdo muaj (rreth 0.8 euro).
  • Disa rregulla ekzistojnë mbi reklamat shtetërore, por shpërndarja e reklamave shtetërore nuk është transparente. Rregullat mbi shpërndarjen e reklamave shtetërore nuk janë të qarta dhe nuk ka informacion publik mbi përfituesit aktualë të tyre. Reklamat shtetërore nuk ndahen në mënyrë të drejtë mes mediave. Nuk ka mekanizma për të garantuar që reklamat shtetërore bazohen në shifrat e audiencës. Rregullat e prokurimit të reklamave shtetërore janë të thjeshta dhe lënë shumë hapësirë për abuzime, veçanërisht kur procedura lejon që kontratat e reklamave t'u jepen agjencive të reklamave, të cilat mund t'i transferojnë këto kontrata pa qenë të detyruara të respektojnë asnjë kriter specifik. Nuk ekziston askush me mandat për të monitoruar procesin. Një problem tjetër në lidhje me reklamat është se ato shpesh komisionohen në kontekstin e projekteve të ndryshme, të zbatuara nga autoritetet e pushtetit qendror apo vendor të cilat nuk i nënshtrohen asnjë rregulli prokurues.
  • MOM dërgoi kërkesa për të drejtë informimi te Ministria e Financave mbi të dhënat e thesarit për shpenzimet e institucioneve publike për mediat (reklamat) - në përgjigjen e tyre ata sugjeruan që të kontrollohet databaza online. Gjithsesi, nuk ka një kod për reklamat publike dhe për rrjedhojë është e pamundur të identifikohen fondet publike të shpenzuara për median, për shkak se këto fonde nuk janë etiketuar qartazi si reklama. 
  • Financimet shtetërore nuk janë me rëndësi jetësore për tregun e medias në përgjithësi, pasi media varet gjerësisht nga reklamat komerciale. Tregu i medias së shtypur varet më shumë nga reklamat shtetërore, por ky është një treg i vogël me lexueshmëri të ulët.

Pikë: 2

I LARTËMESATARI LARTË
A shpërndahet reklama/financimi shtetëror në përqindje proporcionale me pjesët e audiencës së medias?
Reklama shtetërore shpërndahet te media në raport proporcional me pjesët e audiencës. Reklama e shtetit shpërndarhet në mënyrë disproporcionale (në raport me pjesët e audiencës) së medias.Reklama shtetërore shpërndahet në mënyrë ekskluzive te pak media, të cilat nuk përfshijnë të gjitha mediat kryesore në vend. 
Si i vlerësoni rregullat e shpërndarjes së reklamave shtetërore?
Pjesa e reklamave shtetërore është më paj se sa 5% e tregut të përgjithshëm   Pjesa e reklamave shtetërore është 5% deri në 10% e tregut të përgjithshëm.      Nuk ka rregulla në lidhje me shpërndarjen e reklamave shtetërore për median. 
RËNDËSIA E REKLAMAVE SHTETËRORE   

Çfarë pjese zë reklama shtetërore në tregun e përgjithshëm të reklamave të televizioneve/radiove dhe gazetave?

Vlera: Nuk ka të dhëna të disponueshme mbi pjesën e reklamave shtetërore në treg

Pjesa e reklamave shtetërore është më paj se sa 5% e tregut të përgjithshëm.  Pjesa e reklamave shtetërore është 5% deri në 10% e tregut të përgjithshëm.     Pjesa e reklamave shtetërore është më shumë se sa 10% e tregut të përgjithshëm.   


BURIMET:
Ligji për TVSH-në në Republikën e Shqipërisë (92/2014)
Dorian Matlija (2018) Monitorimi i Pronësisë së Medias në Shqipëri- Vlerësim Ligjor

Kontrolli (politik) mbi agjencitë e lajmeve

Rezultati: Rrezik i Lartë

Ky tregues vlerëson gamën dhe pavarësinë e agjencive konkurruese të lajmeve, përfshirë vlerësimin e nivelit të pronësisë shtetërore dh enivelit të pavarësisë së agjencive të lajmeve nën pronësi shtetërore. 

Pse?

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) - është e vetmja agjenci lajmesh nën pronësinë e shtetit, e kontrolluar politikisht por jo me ndikim. Nuk ka agjenci të tjera lajmesh në Shqipëri. Historikisht, agjencitë e lajmeve kanë luajtur rol të vogël në tregun e medias në Shqipëri dhe ATSH është perceptuar gjithmonë si një mjet propagande me ndikim të ulët mbi audiencën. Drejtoresha aktuale e ATSH, Armela Krasniqi shërbeu më herët si zëdhënëse e kryetarit të Partisë Socialiste dhe më pas për qeverinë, kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013. Krasniqi u emërua drejtoreshë e ATSH në 2017.

Pikë: 3

I ULËTMESATARI LARTË

Cila është pjesa e tregut e agjencisë kryesore të lajmeve? 

Vlera: Nuk ka pjesë tregu të disponueshme për agjencitë e lajmeve.

Asnjë agjenci lajmesh nuk dominon tregun (kontrollon më shumë se 30% të tregut të agjencive të lajmeve).  Një agjenci lajmesh ka më pak se 50% por 30% ose më shumë të tregut të agjencive të lajmeve.  Agjencia kryesore e lajmeve ka 50% ose më shumë të tregut.    

Si e vlerësoni lidhjen politike dhe/ose pavarësinë e agjencisë më të madhe të lajmeve?

Asnjë nga agjencitë e mëdha të lajmeve nuk varet nga grupimet politike në terma të pronësisë, lidhjeve të personelit kyç apo politikës editoriale.      Së paku një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve është e pavarur nga grupimet politike në terma të pronësisë, lidhjeve të personelit kyç ose politikës editoriale.  Shumica e agjencive më të mëdha të lajmeve janë të varura nga grupimet politike në terma të pronësisë, lidhjes së personave kyç apo politikës editoriale.   

BURIMET:
Agjencia Telegrafike Shqiptare [ATSH]

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ