Publikime Shqiptare Sh.p.k
Publikime Shqiptare Shpk, është kompania që publikon Gazetën Dita dhe faqen online gazetadita.al, ajo u rregjistrua fillimisht me emrin e Elis Sulaj, një punonjës i Alban Dabullës, i cili më vonë ua shiti aksionet vëllezërve, Alban dhe Besnik Dabulla, të cilët blenë 85% të aksioneve të kompanisë.
Kryeredaktori i gazetës Adrian Thano, zotëron 10% të Publikime Shqiptare Shpk, ndërsa i ndjeri Ardian Osoja mori 5%. Pas vdekjes së Osojës aksionet e tij u ndanë mes dy fëmijëve, ndërsa sëfundmi Alban Dabulla shiti 10% të aksioneve të tij te Besnik Rama.
Publikime Shqiptare Shpk publikon Gazetën Dita prej fundit të vitit 2012. Gazeta është e majtë dhe mbështet qeverinë e kryeministrit Edi Rama edhe pse në disa raste ka qenë kritike kundër disa ministrave apo ish-ministrave, kryesisht ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Shpesh në faqet e saj ka qëndrime që duket se mbrojnë diktaturën komuniste. Dita financohet kryesisht nga reklama të lojrave të fatit.
Formular i biznesit
Private
Forma ligjore
Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar
Sektorët biznesit
Botime
Pronar indvidual
Besnik Dabulla - rezulton në më pak biznese se i vëllai, përveç 40 për qind të aksioneve në kompaninë Publikime Shqiptare, ai zotëron një restorant dhe një fast-food. Kompani të tjera ku vëllezërit Dabulla kanë aksione, në tregti, shërbime dhe reklama, rezultojnë me aktivitet të pezulluar. Ai është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për lidhje me krimin të cilat i ka mohuar si të motivuara politikisht. Ashtu si i vëllai ai ka mbajtur profil të ulët publik. Në janar të vitit 2011 ai u arrestua dhe dënua me 6 muaj e 20 ditë burg për armëmbajtje pa leje.

Alban Dabulla zotëronte prej fillimit shumicën e aksioneve në kompani, por shiti 10 për qind te Besnik Rama. Ai është biznesmen i angazhuar në lojrat e fatit. Ai është një kohësisht pronar me 40 për qind të aksioneve pranë kompanisë Nacional Sh.a, që organizon Telebingon Shqiptare, ai ka 70 për qind të aksioneve në kompaninë Eurolive e cila merret me baste sportive dhe po ashtu zotëron kompaninë tregtare Celere dhe ka aksione në kompanitë AB OVO, Vapeks e Univeristeti Dita. Ai është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për lidhje me krimin të cilat i ka mohuar.

Adrian Thano
Adrian Thano, kryeredaktor dhe zotërues i 10 për qind të aksioneve, është gazetar dhe ka punuar kryesisht pranë gazetës Shekulli si drejtor dhe kryeredaktor. Thano ashtu si vëllezërit Dabulla ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të quajtur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi.
Media të tjera Online
www.gazetadita.al
Biznesi i medias
Botime
Gazeta Dita (100%)
Biznes
Baste Sportive
Eurolive JSC (70%)
Llotari
Nacional JSC (40%)
Ndërtim
AB OVO (40%)
Tregti
VAAL (25%)
Arsim
Universiteti Dita (75%)
Shërbim postar
CELERE (100%)
Restorant
Liburnia (100%)
Informacion i përgjithshëm
Viti themelimit
2012
Interesat e lidhura me themeluesin
Alban Dabulla, Besnik Dabulla, Adrian Thano dhe Ardian Osoja ¬– Vëllezërit Dabulla që zotërojnë edhe shumicën e aksioneve, tani 75 për qind të tyre, janë djemtë e Arta Dades, ish-deputete e Partisë Socialiste për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Vëllezërit Dabulla më shumë se njëherë janë angazhuar në akuza dhe kundër akuza me ish-kryeministrin dhe liderin e të djathtës Sali Berisha. Ky i fundit i ka akuzuar ata prej vitesh si eksponentë të krimit, ndërsa ka deklaruar në parlament se ishin pjesë e organizatës sipas tij kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Vëllezërit kanë mohuar akuzat dhe i janë përgjigjur Berishës me të njëjtën ashpërsi. Gazeta në pronësi të tyre ka si shenjë dalluese karrikaturën e faqes së parë, e cila në një pjesë të mirë të numrave është zënë nga Berisha dhe njerëz pranë tij që akuzohen prej saj për korrupsion dhe afera të tjera gjatë qeverisjes.
Alban Dabulla që zotëronte prej fillimit shumicën e aksioneve është biznesmen i angazhuar në lojrat e fatit. Ai është një kohësisht pronar me 40 për qind të aksioneve pranë kompanisë Nacional Sh.a, që organizon Telebingon Shqiptare, ai ka 70 për qind të aksioneve në kompaninë Eurolive e cila merret me baste sportive dhe po ashtu zotëron kompaninë tregtare Celere dhe ka aksione në kompanitë AB OVO, Vapeks e Univeristeti Dita.
Besnik Dabulla, rezulton në më pak biznese se i vëllai, përveç 40 për qind të aksioneve në kompaninë Publikime Shqiptare, ai zotëron një restorant dhe një fast-food. Kompani të tjera ku vëllezërit Dabulla kanë aksione, në tregti, shërbime dhe reklama, rezultojnë me aktivitet të pezulluar.
Adrian Thano, kryeredaktor dhe zotërues i 10 për qind të aksioneve, është gazetar dhe ka punuar kryesisht pranë gazetës Shekulli si drejtor dhe kryeredaktor. Thano ashtu si vëllezërit Dabulla ka qëndrime të majta. Thano rezulton po ashtu aksioner edhe në një kompani të qujatur Universiteti Dita, bashkë me vëllezërit Dabulla, aktiviteti i kompanisë është deklaruar arsimi.
Ardian Osoja - i cili u nda nga jeta pas një problemi shëndetësorë, ishte i angazhuar edhe më herët në menaxhimin e disa të përditshmeve. Dy fëmijët e tij trashëguan aksionet
Punonjësit
Të dhënat mungojnë
Kontakt
Rruga Donika Kastrioti, Vila 9/1, Kati 1, mbrapa Kullave Binjake, Tirana
Tel: +355 672078182
Faqja e internetit: www.gazetadita.al
NIPT
L22205001K
Të dhëna financiare
Të ardhura (të dhëna financiare/ opsionale)
0.3 Mio. $ / 39 Mio. Lek
Fitimi operativ (në Mil. USD)
0.07 Mio. $ / 9.2 Mio. Lek
Reklamat (si % të totalit të financimit)
Të dhënat mungojnë
Drejtuesit
Persona të tjerë me ndikim + Interesat e personave të tjerë me ndikim
Bedri Islami, Viktor Malaj, Mojkom Zeqo, Arben Duka -Të katër renditen si pjesë e kolegjumit të gazetës. Bedri Islami është ish-gazetar i gazetës së Partisë së Punës dhe më pas partisë Socialiste Zëri i Popullit. Ai njihet po ashtu si një nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, një organizatë politike e majtë, krahu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emigracion dhe baza e Partisë Demokratike të Kosovës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e emëroi sëfundmi këshilltarë të jashtëm. Islami mban qëndrime të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nuk mund të siguroheshin të dhëna biografike për Viktor Malaj, ai është shpesh autorë i kryeartikulit të Dita.
Moikom Zeqo, është historian, botues i disa librave, drejtoi për një farë kohe Muzeun Kombëtar, një ndër themeluesit e Partisë Socialiste.
Arben Duka është satirist. Ai është i njohur për bejtet ku kryesisht sulmon ish-kryeministrin Sali Berisha apo të tjerë personazhe të së djathtës. Qëndrimet e Dukës janë të ekstremit të majtë.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe bilancet financiare janë publikisht të pranishme në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Shqipëri. Të dhënat financiare të siguruara i përkasin vitit 2016. Për të konvertuar shumat në dollarë u përdor kursi mesatar i këmbimit i Bankës Qendrore për vitin 2016. Për më shumë, shikoni burimet.