This is an automatically generated PDF version of the online resource albania.mom-gmr.org/en/ retrieved on 2025/01/17 at 19:15
Global Media Registry (GMR) & BIRN ALBANIA - all rights reserved, published under Creative Commons Attribution-NoDerivatives 4.0 International License.
BIRN ALBANIA LOGO
Global Media Registry

Databaza e Pronarëve

Pronësia e medias në Shqipëri është një biznes familjar, teksa tregu është shumë i përqendruar në duart e pak familjeve të fuqishme. Në tregun e televizioneve, dy pronarët e mëdhenj - familjet Hoxha dhe Frangaj - kontrollojnë më shumë se dy të tretat e tregut me 71.7%. Të katër pronarët më të mëdhenj në tregun komercial të televizioneve pa pagesë janë: Familja Hoxha me Top Media, Familja Franga me Klan, Familja Dulaku me Media Vizion dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu me News 24. Hysenbelliu është gjithashtu lojtari më i madh në tregun e shtypit me Panorama Group, e cila publikon gazetën më të madhe të përditshme në vend si për sa i përket lexueshmërisë, ashtu edhe sa i përket të ardhurave. Pronësia familjare është e pranishme edhe në Yldon Media Group, e cila ka nën pronësi Ora News TV, Channel One dhe Radio Ora News, dhe që është nën pronësinë e familjes Ndroqi. Vëllezërit Leka kanë nën pronësi revistën e përjavshme Monitor, ndërsa bashkëshorti dhe bashkëshortja, Carlo Bollino dhe Alba Malltezi kanë nën pronësi të përditshmen Shqiptarja.com si dhe televizionin informativ 24 orësh Report TV.

  • Project by
    BIRN ALBANIA
  •  
    Global Media Registry
  • Funded by
    BMZ